{"id":118347,"date":"2023-12-05T21:12:52","date_gmt":"2023-12-05T20:12:52","guid":{"rendered":"https:\/\/bigorski.org.mk\/kolumni\/samo-petmina-li-se-vinovni\/"},"modified":"2023-12-06T08:39:31","modified_gmt":"2023-12-06T07:39:31","slug":"a-vetem-pese-veta-jane-fajtore","status":"publish","type":"kolumni","link":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/kolumna\/a-vetem-pese-veta-jane-fajtore\/","title":{"rendered":"A vet\u00ebm pes\u00eb veta jan\u00eb fajtor\u00eb?"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-drop-cap\">N\u00eb dit\u00ebt q\u00eb kaluan, shoq\u00ebria jon\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, me lajmin e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr nj\u00eb err\u00ebsir\u00eb t\u00eb tmerrshme shpirt\u00ebrore. T\u00eb gjith\u00eb ne kuptuam p\u00ebr vrasjen brutale t\u00eb nj\u00eb burri t\u00eb moshuar t\u00eb ndersh\u00ebm dhe nj\u00eb qengji t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb Zotit, nj\u00eb vajze t\u00eb pafuqishme 14-vje\u00e7are. E cili njeri normal mund t\u00eb rrinte indiferent ndaj nj\u00eb lajmi t\u00eb till\u00eb, t\u00eb mos shqet\u00ebsohej dhe tmerrohej nga nj\u00eb akt i till\u00eb satanik?! Thjesht, \u00e7do shpirt njer\u00ebzor \u00ebsht\u00eb i mbushur me hidh\u00ebrim dhe pik\u00ebllim p\u00ebr nj\u00eb krim kaq t\u00eb eg\u00ebr. Dhe p\u00ebr t\u00eb cilin sigurisht q\u00eb k\u00ebrkohet p\u00ebrgjegj\u00ebsi. K\u00ebrkohet fitorja e drejt\u00ebsis\u00eb. \u00cbsht\u00eb e natyrshme p\u00ebr shpirtin njer\u00ebzor q\u00eb t\u00eb mundohet p\u00ebr drejt\u00ebsi. Jo drejt urrejtjes, jo drejt hakmarrjes, por drejt drejt\u00ebsis\u00eb. Sepse nj\u00eb nga vetit\u00eb e Krijuesit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsia. ,,Drejt\u00ebsia dhe sundimi i s\u00eb drejt\u00ebs jan\u00eb bazamenti i fronit t\u00eb Tij\u201d, thuhet n\u00eb Sh\u00ebnimet e Shenjta.<\/p>\n<figure id=\"attachment_118329\" aria-describedby=\"caption-attachment-118329\" style=\"width: 955px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/giuseppe_diotti_-_der_judaskuss_-_meisterdrucke-1344613.jpg\" alt=\"&quot;Kiss of Judas&quot; by Giuseppe Diotti, 1840\" width=\"955\" height=\"700\" class=\"wp-image-118329 size-full\" title=\"&quot;Kiss of Judas&quot; by Giuseppe Diotti, 1840\" srcset=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/giuseppe_diotti_-_der_judaskuss_-_meisterdrucke-1344613.jpg 955w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/giuseppe_diotti_-_der_judaskuss_-_meisterdrucke-1344613-768x563.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 955px) 100vw, 955px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-118329\" class=\"wp-caption-text\">&#8220;Kiss of Judas&#8221; by Giuseppe Diotti, 1840<\/figcaption><\/figure>\n<p>Pra, duke pasur nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb natyrshme drejt\u00ebsie, pyetja njeriut i lind natyrsh\u00ebm: Si dhe pse u lejua nj\u00eb gj\u00eb kaq e tmerrshme? Jo vet\u00ebm cila \u00ebsht\u00eb arsyeja (n\u00ebse mund t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb arsye dhe logjik\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb till\u00eb marr\u00ebzie), por cila \u00ebsht\u00eb ose \u00e7ka \u00ebsht\u00eb gjeneza q\u00eb \u00e7oi deri aty? Autoritetet e siguris\u00eb dhe ndjekjes penale t\u00eb shtetit kan\u00eb konfirmuar se autori kryesor i krimit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sociopat i njohur me patologji kriminogjene, p\u00ebr t\u00eb cilin disa media than\u00eb se ishte ,,politikan&#8221;, ,,gazetar&#8221;, ,,sip\u00ebrmarr\u00ebs&#8221;, ,,patriot\u201d etj. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu lind pyetja m\u00eb e dhimbshme, ku p\u00ebrv\u00eblon vapa e ndjenj\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Pse jemi m\u00ebsuar q\u00eb kriminel\u00ebve t\u00eb till\u00eb t&#8217;u lejojm\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb publike n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb? Pse kaq gjat\u00eb tolerojm\u00eb d\u00ebmtues t\u00eb till\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapin lloj-lloj urrejtjeje, t\u00eb p\u00ebrhapin fyerje e shpifje t\u00eb ndryshme, t\u00eb shprehin hapur k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb ndryshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe vrasjen?! Pse njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb dekadent\u00eb b\u00ebhen shembuj p\u00ebr tu ndjekur, shembuj t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebhen idhuj?Pse duhej t\u00eb prisnim q\u00eb t\u00eb ndodhte nj\u00eb krim kaq i tmerrsh\u00ebm para se t\u00eb kthjelloheshim dhe t\u00eb fillonim t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb masa? Dhe tani, ku ta k\u00ebrkojm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, sepse pik\u00ebrisht nga ajo mjegull e imponuar heshtjeje dhe fshehjeje n\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb me dekada t\u00eb t\u00ebra, nuk mund t\u00eb shohim rrezet e drejt\u00ebsis\u00eb? As pse-t\u00eb e m\u00ebparshme dhe as \u00e7\u00ebshtja e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb nuk duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb t&#8217;i drejtojm\u00eb gishtin askujt n\u00eb ve\u00e7anti, por p\u00ebrgjegj\u00ebsia bie, pak a shum\u00eb, mbi t\u00eb gjith\u00eb ne. T\u00eb gjith\u00eb jemi p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr shkat\u00ebrimin e shoq\u00ebris\u00eb. Prandaj, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb fillojm\u00eb duke rregulluar veten. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, inkurajojm\u00eb hapur institucionet dhe individ\u00ebt q\u00eb t\u00eb mos heqin dor\u00eb nga lufta p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb nes\u00ebrme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb t\u00eb sigurt dhe m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, por t\u00eb qasen me besim, se n\u00ebse jemi k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn, ajo do t\u00eb sundoj\u00eb patjet\u00ebr. \u00c7dokush mund t\u00eb kontribuoj\u00eb, brenda mund\u00ebsive dhe kompetencave t\u00eb tij, dhe sigurisht, p\u00ebrmes sistemit ligjor, moral dhe etik.<\/p>\n<p><\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, nj\u00eb nga obsesionet kryesore t\u00eb vras\u00ebsit t\u00eb treguar gjat\u00eb 2-3 viteve t\u00eb fundit ishte pik\u00ebrisht Jerondi dhe babai yn\u00eb shpirt\u00ebror, peshkopi z. Parthenij dhe n\u00ebp\u00ebrmjet tij e gjith\u00eb bashk\u00ebsia jon\u00eb monastike, si dhe disa njer\u00ebz, miq, v\u00ebllez\u00ebr dhe motra tona. Sa fyerje, k\u00ebrc\u00ebnime dhe fjal\u00eb neverit\u00ebse d\u00ebgjuam nga ai njeri i tmersh\u00ebm dhe disa nga t\u00eb njohurit e tij! Madje edhe thirrje t\u00eb hapura p\u00ebr d\u00ebbim, rrahje dhe varje. Edhe p\u00ebrmes rrjeteve sociale, por edhe p\u00ebrmes kontakteve personale. Filluam t\u00eb ndiheshim t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar, t\u00eb rrezikuar, t\u00eb jetonim n\u00eb pasiguri, n\u00eb agoni. Dhe flisnim, shkruanim, apelonim q\u00eb t\u00eb merren masa q\u00eb t\u00eb mos ndodhte di\u00e7ka m\u00eb e tmerrshme, por, fatkeq\u00ebsisht, thirrjet tona nuk u d\u00ebgjuan nga shoq\u00ebria jon\u00eb. Pa dyshim, ne t\u00eb krishter\u00ebt jetojm\u00eb me kryqin dhe n\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi. Por ka kufij, t\u00eb cil\u00ebt, t\u00eb nd\u00ebrlidhur me ligjet e rregullimit shoq\u00ebror, nuk duhet t\u00eb tejkalohen. V\u00ebrtet e kemi t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb edhe tani, gjat\u00eb analizave t\u00eb krimeve t\u00eb p\u00ebrbind\u00ebshit t\u00eb par\u00eb t\u00eb dyshuar, nuk potencohen edhe vuajtjet t\u00eb cilave iu n\u00ebnshtruan edhe njer\u00ebzit e kish\u00ebs, di\u00e7ka q\u00eb u krye p\u00ebrmes fushat\u00ebs jasht\u00ebzakonisht negative dhe t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb, e cila nd\u00ebr t\u00eb tjera u mb\u00ebshtet nga nj\u00eb faktor i huaj, i njohur p\u00ebr nismat dhe l\u00ebvizjet e tij destruktive q\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb p\u00ebrparimin e vendit ton\u00eb drejt kushteve m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb jetes\u00ebs. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb e tmerrshme q\u00eb ne ishim nj\u00eb objektiv i vazhduesh\u00ebm sulmesh. Gj\u00ebja e tmerrshme \u00ebsht\u00eb se u lejua q\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb pafajshme t\u00eb vritet n\u00eb kulmin e rinis\u00eb s\u00eb saj. Por k\u00ebtu ka edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr etike. \u00c7ka me ata bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb atij vras\u00ebsi t\u00eb demonizuar &#8211; mes t\u00eb cil\u00ebve, p\u00ebr fat t\u00eb keq, ka edhe persona t\u00eb caktuar nga rrethet kishtare, t\u00eb cil\u00ebt e mb\u00ebshtet\u00ebn n\u00eb t\u00eb keqen e tij, i dhan\u00eb informacione shpif\u00ebse, e inkurajuan n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme p\u00ebr pun\u00eb satanike &#8211; shpifje dhe urrejtje? A do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi edhe p\u00ebr ta, apo thjesht do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb kanceri i s\u00eb keqes t\u00eb p\u00ebrhapet m\u00eb tej n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb? A do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr kulmin e s\u00eb keqes ta mbaj\u00eb vet\u00ebm antagonisti kryesor, dhe jo edhe ata q\u00eb urdh\u00ebruan sulmet, q\u00eb ndez\u00ebn atmosfer\u00ebn, q\u00eb n\u00eb fsheht\u00ebsia dinake motivuan? Sepse kur dobia e atij personi kryesor negativ t\u00eb ket\u00eb mbaruar, ata, organizator\u00ebt, po aq, n\u00ebse jo m\u00eb shum\u00eb, me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb urrejtje dhe shpifje, do t\u00eb nisen n\u00eb gjuetin\u00eb e tyre grabitqare dhe do t\u00eb bashkohen me nj\u00eb aleat t\u00eb ri n\u00eb t\u00eb keqen. Ja, jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, kishim nj\u00eb shembull me ekspozimin publik t\u00eb veprimtaris\u00eb shpif\u00ebse dhe zhvat\u00ebse t\u00eb nj\u00eb portali, pronari i t\u00eb cilit kap\u00ebrceu \u00e7do kufi t\u00eb mir\u00ebsjelljes dhe etik\u00ebs, kur me g\u00ebnjeshtra dhe insinuata shkat\u00ebrroi t\u00eb tashmen, t\u00eb ardhmen dhe dinjitetin e shum\u00eb individ\u00ebve, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar t\u00eb mira materiale. Institucionet shtet\u00ebrore, si\u00e7 u ka hije, vepruan dhe pastruan plag\u00ebn, por fatkeq\u00ebsisht infeksioni mbeti aty, sepse autor\u00ebt e krimeve verbale mbeten t\u00eb pagjetur edhe sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n<p>Shteti, institucionet, masa intelektuale, organizatat dhe komunitetet e ndryshme, n\u00eb fakt t\u00eb gjith\u00eb ne, duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb sistem q\u00eb do t\u00eb sanksionoj\u00eb dhe refuzoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb politikan\u00ebt, sharlatan\u00ebt, patriot\u00ebt e rrem\u00eb, shpif\u00ebsit dhe mbjell\u00ebsit e urrejtjes. Midis tyre, do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisim, ka nga rrethet kishtare, t\u00eb cil\u00ebt shoq\u00ebria, shteti, populli dhe para s\u00eb gjithash vet\u00eb Kisha duhet t&#8217;u k\u00ebrkoj\u00eb llogari. Kujtojm\u00eb, disa nga klerik\u00ebt e kish\u00ebs, si dhe disa ,,besimtar\u00eb&#8221;, mor\u00ebn pjes\u00eb aktivisht n\u00eb p\u00ebrhapjen e patriotizmit t\u00eb rrem\u00eb dhe nd\u00ebrtimeve k\u00ebrc\u00ebnuese, plot g\u00ebnjeshtra dhe trillime, q\u00eb u p\u00ebrhap\u00ebn p\u00ebrmes daljeve publike t\u00eb t\u00eb dyshuarit kryesor p\u00ebr vrasjen monstruoze. Madje edhe e ndihmuan t\u00eb hapte deg\u00ebt e veta n\u00eb disa qytete, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb p\u00ebrmes fushat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ,,shp\u00ebtuar\u201d Kish\u00ebn, t\u00eb fitonte m\u00eb shum\u00eb shikueshm\u00ebri dhe nj\u00eb vler\u00ebsim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb politik.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb secili prej nesh s\u00eb pari t\u00eb filloj\u00eb prej vetes &#8211; q\u00eb secili prej nesh t&#8217;i mbyll\u00eb dyert e zemr\u00ebs s\u00eb tij ndaj \u00e7do t\u00eb keqeje, lig\u00ebsie, zilie dhe urrejtjeje, sepse, nd\u00ebrsa ne ngopemi me shpifje dhe fjal\u00eb t\u00eb k\u00ebqia ndaj kujtdo, b\u00ebhemi bashk\u00ebfajtor\u00eb n\u00eb vrasjen e shpirtit t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb dikujt. Para s\u00eb gjithash p\u00ebr shpirtrat e past\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb dhe \u00e7do individi.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria jon\u00eb ka koh\u00eb q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb vlerash, ose m\u00eb mir\u00eb nj\u00eb kthim n\u00eb vlera. Le t\u00eb fillojm\u00eb tani, sepse jeta e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb dhe e \u00e7do individi \u00ebsht\u00eb e vlefshme p\u00ebr ne.<\/p>\n","protected":false},"featured_media":118330,"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"wprm-recipe-roundup-name":"","wprm-recipe-roundup-description":"","ngg_post_thumbnail":0},"tags":[3508,3509,3510,3511,3512,3513,3404,3514,3406,3409],"avtori":[],"class_list":["post-118347","kolumni","type-kolumni","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","tag-ateizam-sq","tag-grev-sq","tag-komunizam-sq","tag-maloverie-sq","tag-moral-sq","tag-onepravdani-sq","tag-opshtestvo-sq","tag-politika-sq","tag-postmoderno-opshtestvo-sq","tag-sovremeno-opshtestvo-sq"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/kolumni\/118347","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/kolumni"}],"about":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/kolumni"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/118330"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118347"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118347"},{"taxonomy":"avtori","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/avtori?post=118347"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}