{"id":104354,"date":"2022-08-21T19:26:01","date_gmt":"2022-08-21T18:26:01","guid":{"rendered":"https:\/\/bigorski.org.mk\/?post_type=slova&#038;p=104354"},"modified":"2022-09-05T13:08:48","modified_gmt":"2022-09-05T12:08:48","slug":"me-lejo-krisht-te-jem-nje-me-ty-te-jem-miku-yt","status":"publish","type":"slova","link":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/fjalet\/peshkopit-parthenij\/me-lejo-krisht-te-jem-nje-me-ty-te-jem-miku-yt\/","title":{"rendered":",,M\u00eb lejo, Krisht, t\u00eb jem nj\u00eb me Ty, t\u00eb jem miku Yt&#8221;"},"content":{"rendered":"\n<p style=\"text-align: center;\"><span style=\"font-size: 14pt; color: #800000;\"><em>Fjala e Shk\u00eblqesis\u00eb s\u00eb Tij, Peshkopi Antaniski z. Parthenij, Abat i Manastirit t\u00eb Shenjt\u00eb Bigorski, folur n\u00eb fest\u00ebn Shp\u00ebrfytyrimi i Zotit, n\u00eb Liturgjin\u00eb e Shenjt\u00eb n\u00eb Manastirin e Pre\u00e7ista t\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs, m\u00eb 19 gusht 2022, ver\u00eb e Zotit<\/em><\/span><\/p>\r\n\r\n\r\n<hr \/>\n\n<p style=\"text-align: center;\"><span style=\"color: #800000; font-size: 14pt;\"><strong>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Atit dhe t\u00eb Birit dhe t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb!<\/strong><\/span><\/p>\r\nFalenderojm\u00eb Zotin e m\u00ebshirsh\u00ebm q\u00eb na nderoi edhe k\u00ebt\u00eb vit p\u00ebr t\u00eb kremtuar k\u00ebt\u00eb fest\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Zotit, Shp\u00ebrfytyrimin e Zotit. Kjo ngjarje e pazakont\u00eb n\u00eb nj\u00eb kuptim t\u00eb thell\u00eb na zbulon se Kush \u00ebsht\u00eb dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Shp\u00ebtimtari yn\u00eb, Zoti Jezu Krishti. Sepse Ai n\u00eb malin Tabor, apostujve t\u00eb Tij t\u00eb shenjt\u00eb Petar, Jakov dhe Jovan, ua tregoi atyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme, me aq sa mund\u00ebn t\u00eb merrnin, lavdin\u00eb e Tij hyjnore, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Ai banon vazhdimisht s\u00eb bashku me Atin dhe Shpirtin e Shenjt\u00eb. N\u00eb Shp\u00ebrfytyrimin e Tij, profet\u00ebt e Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr Mojseu dhe Ilija t\u00eb cil\u00ebt iu p\u00ebrul\u00ebn Atij, q\u00ebndruan n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb majt\u00eb, duke rr\u00ebfyer k\u00ebshtu se Ai \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndia dhe Krijuesi i ligjit, si i vjetrit ashtu edhe i t\u00eb riut, dhe se Ai \u00ebsht\u00eb Bashkuesi i bot\u00ebs qiellore dhe asaj tok\u00ebsore.\r\n<p class=\"has-drop-cap\">Festa e Shp\u00ebrfytyrimit, si t\u00eb gjitha festat n\u00eb Kish\u00ebn ton\u00eb, i referohet secilit prej nesh individualisht. Ai \u00ebsht\u00eb edhe shp\u00ebrfytyrimi yn\u00eb personal. N\u00eb fakt, transformimi i personit n\u00eb procesin e besimit, nj\u00eb veprim i bekimit t\u00eb Zotit q\u00eb ndodh \u00e7do dit\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e shenjt\u00eb misterioze t\u00eb Kish\u00ebs. Ky ishte edhe q\u00ebllimi i ardhjes s\u00eb Zotit Jezu Krishtit n\u00eb Tok\u00eb, p\u00ebr ta shp\u00ebrfytyruar at\u00eb, p\u00ebr ta rikrijuar k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, p\u00ebr ta sjell\u00eb nga kalbja n\u00eb pashkat\u00ebrrueshm\u00ebri, nga vdekja n\u00eb jet\u00eb. Natyrisht, q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrfytyrim total, \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm transformimi i \u00e7do personi individual. Me Mish\u00ebrimin, Kryq\u00ebzimin dhe Rilindjen e Tij, Krishti e shp\u00ebrfytyroi paraardh\u00ebsin Adamin dhe n\u00ebp\u00ebrmjet tij na la t\u00eb gjith\u00ebve at\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb bekuar. Shp\u00ebrfytyrimi nga Tabori vazhdon dhe b\u00ebhet n\u00eb Kish\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite. Mund t\u00eb themi se Kisha Ortodokse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00ebtori ku ne kemi nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar vazhdimisht veten, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrfytyruar veten dhe p\u00ebr t\u00eb adhuruar. P\u00ebr t&#8217;u drejtuar drejt Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Qiellit, p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb banor\u00eb t\u00eb Qiellit, shp\u00ebrfytyrimi jon\u00eb i p\u00ebrditsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb proces misterioz q\u00eb ndodh n\u00ebn ndikimin e energjive t\u00eb mrekullueshme t\u00eb Zotit.<\/p>\r\n<img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/preobrazhenie-2022-014.jpg\" alt=\"\" width=\"1001\" height=\"1500\" class=\"size-full wp-image-103916 aligncenter\" srcset=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/preobrazhenie-2022-014.jpg 1001w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/preobrazhenie-2022-014-768x1151.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1001px) 100vw, 1001px\" \/>\r\n\r\nGjat\u00eb Shp\u00ebrfytyrimit n\u00eb Tavor, Apostujt nuk mund t\u00eb kuptonin mjaftuesh\u00ebm se \u00e7far\u00eb po ndodhte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb atje. Por shpirtrat e tyre ndjenin bukurin\u00eb origjinale q\u00eb posedonte paraardh\u00ebsi Adami n\u00eb Parajs\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, pa menduar, thirr\u00ebn: <em>Zot, \u00ebsht\u00eb mire q\u00eb t\u00eb jemi k\u00ebtu<\/em>. Ata donin p\u00ebrgjithmon\u00eb t\u00eb q\u00ebndronin atje me Krishtin, por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ata ende nuk e dinin se bukuria dhe lavdia e Shp\u00ebrfytyrimit mund t\u00eb arrihet perms kryqit dhe kryq\u00ebzimit. N\u00eb fund t\u00eb fundit, kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse kur ata zbrit\u00ebn nga Tavori, Krishti i ndaloi nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb flisnin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb pan\u00eb, derisa Ai u ngrit nga t\u00eb vdekurit. Pasi q\u00eb natyra njer\u00ebzore u shp\u00ebrfytyrua plot\u00ebsisht dhe u hyjnizua edhe me Ngjitjen e Krishtit n\u00eb Qiell.\r\n\r\nSyt\u00eb e Apostujve pan\u00eb jo vet\u00ebm Shp\u00ebrfytyrimin e Zotit n\u00eb Tavor, por edhe nj\u00eb shp\u00ebrfytyrim tjet\u00ebr t\u00eb pazakont\u00eb. Ndodhi n\u00eb nj\u00eb kod\u00ebr tjet\u00ebr jasht\u00eb Jeruzalemit, n\u00eb Golgot\u00eb, ku, i kryq\u00ebzuar n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb Kryqit t\u00eb Krishtit, vjedh\u00ebs i ndjesh\u00ebm p\u00ebrjetoi shp\u00ebrfytyrimin e tij personal. Ai njeri i p\u00ebrulur dhe m\u00eb pare njeri shum\u00eb m\u00ebkatar, b\u00ebri paqe me veten dhe me Zotin dhe n\u00eb at\u00eb moment, fal\u00eb p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb dhe qet\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, iu hap zemra p\u00ebr gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb: pendimin. Megjithat\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet pendimit, ai njohu Per\u00ebndin\u00eb dhe fen\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Ai e njohu Krishtin si Birin e Per\u00ebndis\u00eb dhe Shp\u00ebtimtarin e bot\u00ebs dhe k\u00ebrkoi q\u00eb Ai t\u00eb p\u00ebrmendej n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Tij. At\u00ebher\u00eb Zoti nga Kryqi i tha fjal\u00ebt e mrekullueshme:\r\n\r\n<strong>,,N\u00eb<\/strong>\u00a0t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po t\u00eb them: sot do t\u00eb jesh me mua\u00a0<strong>n\u00eb<\/strong>\u00a0parajs\u00eb&#8221;.<em> (<\/em>Luka 23,43) Dhe vini re, ai vjedh\u00ebs i penduar u b\u00eb banori i pare i Parajs\u00ebs s\u00eb hapur, t\u00eb cilin e hapi Shp\u00ebtimtari nga Golgota. Atje, n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn dhe bukurin\u00eb e Tij, Ai na pr\u00eat t\u00eb gjith\u00ebve, e t\u00eb dashurit e mi, pavar\u00ebsisht nga m\u00ebkatet tona, r\u00ebniet tona. Ai u shp\u00ebrfytyrua p\u00ebr t\u00eb na transformuar edhe ne, natyrisht, n\u00ebse i hapim zemr\u00ebn ton\u00eb, n\u00ebse q\u00ebndrojm\u00eb pran\u00eb Tij. Nuk do t\u00eb na kaloj\u00eb n\u00eb heshtje. Ne vet\u00ebm duhet t\u00eb pajtohemi, t\u00eb pendohemi dhe t&#8217;I th\u00ebrrasim Atij: &#8220;Ki m\u00ebshire p\u00ebr mua, m\u00eb ndihmo!&#8221; M\u00eb l\u00eb t\u00eb jem me Ty nj\u00eb, t\u00eb jem miku Yt\u201d.\r\n\r\n<img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/preobrazhenie-2022-006.jpg\" alt=\"\" width=\"1500\" height=\"1001\" class=\"size-full wp-image-103912 aligncenter\" srcset=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/preobrazhenie-2022-006.jpg 1500w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/preobrazhenie-2022-006-768x513.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1500px) 100vw, 1500px\" \/>\r\n\r\nT\u00eb gjith\u00eb ne, t\u00eb dashurit e mi, jemi pag\u00ebzuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Atit dhe t\u00eb Birit dhe t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb. A nuk \u00ebsht\u00eb pag\u00ebzimi i shenjt\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrfytyrim i individit? Njeriu b\u00ebhet nj\u00eb krijes\u00eb e re, e shp\u00ebrfytyruar n\u00eb imazhin e Krijuesit t\u00eb tij Krishtit. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse pag\u00ebzimi nuk p\u00ebrs\u00ebritet. Ashtu si lindja nga trupi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb, ashtu edhe lindja e shpirtit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb. Por me kalimin e koh\u00ebs dhe p\u00ebr shkak t\u00eb epsheve, m\u00ebkateve dhe r\u00ebnieve tona t\u00eb shumta, bekimi i pag\u00ebzimit t\u00ebrhiqet. Megjithat\u00eb, pendimi ka nj\u00eb fuqi t\u00eb till\u00eb p\u00ebr t\u00eb rip\u00ebrtrir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ringjallur tek ne at\u00eb bukuri origjinale.\r\n\r\nDhe \u00e7do Liturgji e Shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrfytyri m\u00eb i madh. Pra, t\u00eb dashur t\u00eb mi, le t\u00eb shpejtojm\u00eb n\u00eb at\u00eb kthim t\u00eb \u00ebmb\u00ebl me pendim te Krishti, sepse q\u00ebllimi i jet\u00ebs son\u00eb \u00ebsht\u00eb bashkimi me T\u00eb q\u00eb fillon k\u00ebtu dhe vazhdon n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi.\r\n\r\nJam i lumtur q\u00eb shoh fytyrat tuaja n\u00eb k\u00ebt\u00eb tempull dhe jam i sigurt se edhe Zoti \u00ebsht\u00eb i lumtur, sepse sheh d\u00ebshir\u00ebn tuaj p\u00ebr shp\u00ebrfytyrim dhe miq\u00ebsi me T\u00eb. G\u00ebzimin tone festiv sot e pasuruan t\u00eb nderuarit prezvit\u00ebr Stefan dhe Petar, v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb n\u00eb Krisht nga Republika e Sllovakis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt I p\u00ebrkasin Kish\u00ebs ortodokse autoqefale t\u00eb Republik\u00ebs \u00c7eke dhe Sllovakis\u00eb. Ata na treguan nj\u00eb nder kaq t\u00eb madh, saq\u00eb udh\u00ebtuan nga larg, p\u00ebr qen\u00eb me ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb tempull t\u00eb shenjt\u00eb, p\u00ebrg\u00ebzimin e t\u00eb gjith\u00ebve, n\u00eb Kish\u00ebn e Zotit. Ja, shiheni sa i bukur \u00ebsht\u00eb fryti i pranimit t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb n\u00eb unitetin kanonik dhe liturgjik me mbar\u00eb bot\u00ebn ortodokse, me bekimin dhe urt\u00ebsin\u00eb e Patriarkut t\u00eb madh Ekumenik z. z. Bartolomeut dhe perms pajtimit me Kish\u00ebn e Serbis\u00eb, e cila propozoi dhe p\u00ebrkrahu Kish\u00ebn tone p\u00ebr autoqefali. Sot Zoti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i k\u00ebnaqur q\u00eb ne mund t\u00eb sh\u00ebrbejm\u00eb lirisht s\u00eb bashku me t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb ortodoks\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Por tani jemi kaq t\u00eb nderuar p\u00ebr faktin se k\u00ebta v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb vijn\u00eb pik\u00ebrisht nga territori ku redukator\u00ebt dhe m\u00ebsuesit tan\u00eb sllav\u00eb, shenjtor\u00ebt e m\u00ebdhenj Kirili dhe Metodi, romak\u00eb nga lindja, ortodoks\u00eb nga feja, t\u00eb d\u00ebrguar nga Patriarku i shenjt\u00eb i Kostandinopolit, Fotiji i Madh dhe nga mbreti bizantin Mihail, kryen misionin e tyre ungjillor edukativ dhe t\u00eb barabart\u00eb apostolik. Gjegj\u00ebsisht, n\u00eb Moravi, \u00c7ekia e sotme dhe Sllovakia, paraardh\u00ebsit tan\u00eb shpirt\u00ebror dhe qytet\u00ebrues predikuan Ungjillin e Krishtit n\u00eb gjuh\u00ebn sllave, me sistemin e shkruar t\u00eb formuar sipas dialektit t\u00eb folur nga Sllav\u00ebt\u00a0 maqedonas. Prania e baballar\u00ebve dhe v\u00ebllez\u00ebrve tan\u00eb nga Sllovakia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nder dhe g\u00ebzim i madh p\u00ebr ne, p\u00ebr \u00e7ka i fal\u00ebnderojm\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht.\r\n\r\nTani le t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb me Eukaristin\u00eb e Shenjt\u00eb, duke ia dor\u00ebzuar me zell dhe sinqeritet t\u00eb madh zemrat Krishtit dhe duke l\u00ebn\u00eb tempullin sot, le t\u00eb dalim si t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb shp\u00ebrfytyrur n\u00eb dashurin\u00eb e Zotit, deri diku m\u00eb mir\u00eb sesa jemi tani.\r\n<p style=\"text-align: center;\"><span style=\"color: #800000;\"><strong>P\u00ebr shum\u00eb vite dhe qofshi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb gjall\u00eb dhe t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm!\r\nt\u00eb gjall\u00eb dhe t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm!<\/strong><\/span><\/p>\n","protected":false},"featured_media":103916,"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"wprm-recipe-roundup-name":"","wprm-recipe-roundup-description":"","ngg_post_thumbnail":0},"tags":[3080,3077,3078,3040,3079],"category_slova":[3042],"avtori":[],"class_list":["post-104354","slova","type-slova","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","tag-kercoves","tag-shperfytyrimi","tag-precista","tag-fjala-ese-tij-ipeshkvi-parthenius","tag-sosluzhenie-sq","category_slova-peshkopit-parthenij"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/slova\/104354","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/slova"}],"about":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/slova"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/103916"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104354"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104354"},{"taxonomy":"category_slova","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/category_slova?post=104354"},{"taxonomy":"avtori","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/avtori?post=104354"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}