{"id":107447,"date":"2022-11-28T14:53:48","date_gmt":"2022-11-28T13:53:48","guid":{"rendered":"https:\/\/bigorski.org.mk\/slova\/%category_slova%\/koj-e-mojot-blizhen\/"},"modified":"2022-12-01T14:40:17","modified_gmt":"2022-12-01T13:40:17","slug":"kush-eshte-i-afermi-im","status":"publish","type":"slova","link":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/fjalet\/peshkopit-parthenij\/kush-eshte-i-afermi-im\/","title":{"rendered":"Kush \u00ebsht\u00eb i af\u00ebrmi im?"},"content":{"rendered":"\n<h2 style=\"text-align: center;\"><span style=\"color: #800000;\"><em>Fjalimi i Lart\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij, Peshkopit Antaniski z. Parthenij, th\u00ebn\u00eb n\u00eb Liturgjin\u00eb e Shenjt\u00eb t\u00eb Diel\u00ebn e Samaritanit t\u00eb Mir\u00eb, m\u00eb 27 n\u00ebntor viti 2022, ver\u00eb e Zotit<\/em><\/span><\/h2>\n<hr>\n<h2 style=\"text-align: center;\"><\/h2>\n\n\n\n<p style=\"text-align: center;\"><em><span style=\"color: #800000;\"><strong>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Atit t\u00eb Birit dhe t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb!<\/strong><\/span><\/em><\/p>\n<p class=\"has-drop-cap\">Me ndihm\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, t\u00eb dashurit e mi, nes\u00ebr fillojm\u00eb agj\u00ebrimin e bekuar t\u00eb Krishtlindjes, me at\u00eb p\u00ebrgatitje ton\u00ebn p\u00ebr fest\u00ebn e ndritur t\u00eb Lindjes s\u00eb Krishtit. Nga ana tjet\u00ebr, Ungjilli i Shenjt\u00eb i sot\u00ebm p\u00ebrshtatet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer me fillimin e agj\u00ebrimit, sepse na flet p\u00ebr di\u00e7ka thelb\u00ebsore, pa t\u00eb cil\u00ebn nuk mund t\u00eb ket\u00eb agj\u00ebrim t\u00eb p\u00ebrsosur: bamir\u00ebsin\u00eb ose zbatimin praktik t\u00eb urdh\u00ebrave t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. &nbsp;<\/p>\n<p>Ne e d\u00ebgjuam, sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebn e mrekullueshme q\u00eb Zoti yn\u00eb Jezu Krishti ia tregoi nj\u00eb m\u00ebsuesi i ligjit, dometh\u00ebn\u00eb nj\u00eb njoh\u00ebsi dhe m\u00ebsuesi t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb Shkrimeve t\u00eb Shenjta t\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr, nj\u00eb prij\u00ebsi popullor. Apostulli dhe ungjilltari Luka na informon p\u00ebr nj\u00eb detaj interesant &#8211; se m\u00ebsuesi i ligjit, ndoshta n\u00eb komplot me m\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb, farisenj dhe prij\u00ebs, n\u00eb fakt nuk donte t\u00eb m\u00ebsonte asgj\u00eb nga Zoti, por ta vinte n\u00eb prov\u00eb dhe m\u00eb pas ta akuzonte dhe ta tallte at\u00eb p\u00ebrball\u00eb popullit. <span style=\"color: #800000;\"><em>Dhe <\/em><em>ja, u b\u00eb nj\u00eb <\/em><em>m\u00ebsues i ligjit<\/em><em>, dhe<\/em><em> duke e tunduar At\u00eb, tha:<\/em> <em>,,M\u00ebsues, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj p\u00ebr t\u00eb trash\u00ebguar <\/em><em>p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb<\/em><\/span><em><span style=\"color: #800000;\">?<\/span>&#8221; <\/em>Padyshim nj\u00eb pyetje shum\u00eb e q\u00eblluar, pyetje me vend, pyetje t\u00eb cil\u00ebn shpesh duhet t\u2019ia parashtrojm\u00eb vetes. Dhe natyrsh\u00ebm, Zoti, si i gjith\u00ebdijsh\u00ebm, e dinte se ky njeri nuk ishte i sinqert\u00eb n\u00eb pyetjen e tij, ndaj duke e ditur se ai \u00ebsht\u00eb m\u00ebsues i ligjit dhe interpretues i ligjit, e pyeti:<span style=\"color: #800000;\"> <em>,,\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb ligj? Si e lexon?\u201c<\/em> Ai u p\u00ebrgjigj, duke cituar dy urdh\u00ebrimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb dashuris\u00eb p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe dashuris\u00eb p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmin. Dhe Zoti iu p\u00ebrgjigj: <em>,,U p\u00ebrgjigje drejti; vepro k\u00ebshtu dhe do t\u00eb rrosh\u201c.<\/em> <strong><span style=\"font-size: 10pt;\">(Luka 10,26-28.)<\/span><\/strong><\/span>.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/beseda-pre-boziken-post-2.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"1067\" class=\"size-full wp-image-107400 aligncenter\" srcset=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/beseda-pre-boziken-post-2.jpg 1600w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/beseda-pre-boziken-post-2-768x512.jpg 768w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/beseda-pre-boziken-post-2-1536x1024.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/p>\n<p>Pa dyshim, p\u00ebr t&#8217;u bashkuar me Zotin, i Cili \u00ebsht\u00eb jeta e p\u00ebrjetshme, duhet para s\u00eb gjithash ta duam At\u00eb me gjith\u00eb qenien ton\u00eb, e m\u00eb pas t\u00eb af\u00ebrmin t\u0430n\u00eb si veten ton\u00eb, duke treguar m\u00ebshir\u00eb dhe dashamir\u00ebsi ndaj secilit nga njer\u00ebzit tan\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, duke e nderuar Zotin n\u00eb altar n\u00eb tempujt e Tij t\u00eb shenjt\u00eb, por edhe duke i sh\u00ebrbyer n\u00eb altar n\u00eb zemr\u00ebn e t\u00eb af\u00ebrmit ton\u00eb, ne rritemi n\u00eb bashkim t\u00eb plot\u00eb me Zotin, n\u00eb hyjnizim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, m\u00ebsuesi i ligjit, duke dashur t\u00eb justifikohej dhe t\u00eb ekspozonte Jezusin para d\u00ebgjuesve, mes t\u00eb cil\u00ebve kishte nga ata t\u00eb cil\u00ebt nuk ishin shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb pas Tij, u p\u00ebrpoq t&#8217;i ngrej\u00eb nj\u00eb kurth, duke e pyetur: <em>,,<span style=\"color: #800000;\">Po kush \u00ebsht\u00eb i af\u00ebrmi im?\u201c.<\/span><\/em><span style=\"font-size: 10pt;\"><strong><span style=\"color: #800000;\"> (Lluka 10,29.)<\/span><\/strong><\/span> ,,Kush \u00ebsht\u00eb i af\u00ebrmi im?&#8221; Kujt duhet t&#8217;i b\u00ebj mir\u00ebsi? K\u00eb duhet t\u00eb dua si veten time? A nuk duhet t\u00eb jet\u00eb i af\u00ebrmi im, bashkatdhetari im, hebre? Sepse ne hebrenjt\u00eb jemi populli i zgjedhur i Per\u00ebndis\u00eb, ne jemi f\u00ebmij\u00ebt e Per\u00ebndis\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb t\u00eb d\u00ebbuar, m\u00ebkatar\u00eb, t\u00eb papast\u00ebr, t\u00eb degraduar, t\u00eb klasit t\u00eb dyt\u00eb\u201d. Pik\u00ebrisht k\u00ebshtu mendonin hebrenjt\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe k\u00ebtu shtrihej kurthi q\u00eb m\u00ebsuesi i ligjit i vendosi Krishtit. N\u00ebse Ai do t\u00eb p\u00ebrgjigjej se \u00e7do njeri \u00ebsht\u00eb i af\u00ebrmi yn\u00eb, me siguri t\u00eb gjith\u00eb do ta akuzonin se nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hebre i denj\u00eb, se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tradhtar q\u00eb nuk e do dhe nuk kujdeset p\u00ebr popullin e tij, nuk respekton interesat e etnikumit t\u00eb tij dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb dhe t\u00eb Zotit, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye meriton t\u00eb shkish\u00ebrohet dhe madje t\u00eb guroset.<\/p>\n<p>A nuk ju kujton kjo n\u00eb shum\u00eb ,,patriot\u00eb\u201d t\u00eb sot\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt idhullojn\u00eb kombin dhe e adhurojn\u00eb si nj\u00eb idhull t\u00eb lart\u00eb dhe shp\u00ebrndajn\u00eb urrejtje, shpifje dhe fyerje n\u00eb rrjetet sociale kund\u00ebr secilit q\u00eb nuk pajtohet me mendimin e tyre t\u00eb cek\u00ebt dhe t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm? Ne shohim, p\u00ebr fat t\u00eb keq, se ka shum\u00eb n\u00eb Kish\u00eb q\u00eb e v\u00ebn\u00eb kombin n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe mbi gjith\u00e7ka, madje edhe mbi Zotin. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb gabim i tmerrsh\u00ebm, i cili shkakton tundime dhe goditje t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Kish\u00eb. Prandaj, tashm\u00eb n\u00eb vitin 1872, n\u00eb Tubimin e Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh n\u00eb Kostandinopol, Et\u00ebrit e d\u00ebnuan etnofiletizmin, dometh\u00ebn\u00eb nacionalizmin n\u00eb kish\u00eb si herezi. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00e7do nacionaliz\u00ebm i Kish\u00ebs \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i gabuar dhe blasfemues. Kisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb, e shenjt\u00eb, pajtimtare dhe apostolike. Karakteri i saj \u00ebsht\u00eb universal, sepse t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb thirrur n\u00eb shp\u00ebtim. Dhe fakti q\u00eb nj\u00eb Kish\u00eb ndahet administrativisht n\u00eb hierarki m\u00eb t\u00eb vogla kishtare, b\u00ebhet p\u00ebr arsye baritore, me synimin p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebri dhe funksionim m\u00eb t\u00eb leht\u00eb. Prandaj kanunet parashikojn\u00eb q\u00eb \u00e7do formacion shtet\u00ebror i ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb hierarki kishtare t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, por n\u00eb asnj\u00eb rast nuk duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me interesat komb\u00ebtare apo tok\u00ebsore t\u00eb dikujt, sepse \u00ebsht\u00eb Kisha e t\u00eb gjith\u00eb Ortodoks\u00ebve n\u00eb shtetin e caktuar, dhe jo vet\u00ebm e nj\u00eb populli ose grupi t\u00eb caktuar. Asnj\u00eb komb nuk ka ekskluzivitet te Zoti. Ortodoksia \u00ebsht\u00eb universale, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, pavar\u00ebsisht se n\u00eb cilin vend jeton dhe cilit komb i p\u00ebrket.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/milostiviot-samarjanin.jpg\" alt=\"\" width=\"740\" height=\"360\" class=\"size-full wp-image-30932 aligncenter\"><\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebr k\u00ebto arsye, Zoti i tregoi m\u00ebsuesit t\u00eb ligjit historin\u00eb e Samaritanit t\u00eb mir\u00eb, e cila, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb e frym\u00ebzuar nga p\u00ebrditshm\u00ebria e asaj kohe dhe n\u00eb dukje \u00ebsht\u00eb mjaft e thjesht\u00eb, \u00ebsht\u00eb ende plot kuptim t\u00eb thell\u00eb, me teologji. I tha q\u00eb n\u00eb fund ai vet\u00eb t\u00eb arrinte n\u00eb p\u00ebrfundimin se kush ishte i af\u00ebrmi i tij. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, si\u00e7 e dim\u00eb nga historia biblike, Samaritan\u00ebt ishin nj\u00eb popull i p\u00ebrbuzur nga hebrenjt\u00eb. Me siguri t\u00eb gjith\u00eb e dini k\u00ebt\u00eb histori nga Ungjilli: nj\u00eb burr\u00eb po udh\u00ebtonte nga Jeruzalemi p\u00ebr n\u00eb Jeriko, por gjat\u00eb rrug\u00ebs u sulmua nga disa grabit\u00ebs, u rrah, u grabit dhe u la gjysm\u00eb i vdekur m\u00ebtan\u00eb rrug\u00ebs. Nj\u00eb prift po kalonte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb, e pa burrin n\u00eb gjendje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por e kaloi pa e ndihmuar. Gjithashtu edhe nj\u00eb levit. Levit\u00ebt ishin gjithashtu sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb n\u00eb tempullin e Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr. K\u00ebshtu q\u00eb k\u00ebta t\u00eb dy nuk donin t\u00eb kishin asgj\u00eb me njeriun t\u00eb futur n\u00eb telashe. Pastaj, rrug\u00ebs kaloi nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i atij populli t\u00eb p\u00ebrbuzur, Samaritani. Ai e shikoi njeriun gjysm\u00eb t\u00eb vdekur, i erdhi keq, zbriti nga kafsha me t\u00eb cil\u00ebn po udh\u00ebtonte, ia lidhi plag\u00ebt t\u00eb l\u00ebnduarit, duke i derdhur ver\u00eb dhe vaj, pastaj me t\u00eb ardhurat e tij e d\u00ebrgoi n\u00eb nj\u00eb bujtin\u00eb, ku rregulloi dhe pagoi dy dinar\u00eb q\u00eb t\u00eb kujdeseshin p\u00ebr t\u00eb, q\u00eb edhe n\u00ebse shpenzonte pak m\u00eb shum\u00eb, samaritani do t&#8217;i paguaj\u00eb gjell\u00ebb\u00ebr\u00ebsit her\u00ebn tjet\u00ebr. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ai b\u00ebri marr\u00ebveshje me gjell\u00ebb\u00ebr\u00ebsin privatisht dhe jo para t\u00eb plagosurit, p\u00ebr t\u00eb mos e turp\u00ebruar dhe p\u00ebr mos ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb mos ndihej rehat.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij Samaritani t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb dashur t\u00eb mi, ne shohim Shp\u00ebtimtarin Krishtin, i cili erdhi p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar dhe sh\u00ebruar njer\u00ebzimin gjysm\u00eb t\u00eb vdekur, q\u00eb kishte kaluar nga shenjt\u00ebria n\u00eb m\u00ebkat, nga Jeruzalemi n\u00eb Jeriko. Ajo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb, n\u00eb fakt, udh\u00ebtimi historik i njeriut nga Adami te Krishti. Sa e mjer\u00eb ishte gjendja e rac\u00ebs njer\u00ebzore p\u00ebrpara ardhjes s\u00eb Shp\u00ebtimtarit n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb! Popujt jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb humbur, t\u00eb hutuar, me zemra t\u00eb ngurt\u00ebsuara, t\u00eb frik\u00ebsuar, t\u00eb pashpres\u00eb. Hebrenjt\u00eb, nga ana tjet\u00ebr, si nj\u00eb popull i zgjedhur &#8211; krenar\u00eb dhe t\u00eb arsimuar q\u00eb jan\u00eb t\u00eb vetmit t\u00eb drejt\u00eb, se jan\u00eb t\u00eb vetmit q\u00eb i do Zoti dhe n\u00eb thelb jan\u00eb adhurues bosh, formalist\u00eb, mizor\u00eb, adhurues t\u00eb verb\u00ebr t\u00eb shkronj\u00ebs dhe t\u00eb Ligjit, nd\u00ebrsa jo t\u00eb thelbit t\u00eb tij. Prandaj, t\u00eb gjitha kombet, nga pik\u00ebpamja shpirt\u00ebrore, ishin n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb mjer\u00eb, gjysm\u00eb t\u00eb vdekur. Dhe ja, Shp\u00ebtimtari, Samaritani yn\u00eb i Mir\u00eb, Mir\u00ebb\u00ebr\u00ebsi yn\u00eb, zbret n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar plag\u00ebt e njer\u00ebzimit me dashurin\u00eb dhe m\u00ebshir\u00ebn e Tij.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/beseda-pre-boziken-post-1.jpg\" alt=\"\" width=\"1067\" height=\"1600\" class=\"size-full wp-image-107396 aligncenter\" srcset=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/beseda-pre-boziken-post-1.jpg 1067w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/beseda-pre-boziken-post-1-768x1152.jpg 768w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/beseda-pre-boziken-post-1-1024x1536.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1067px) 100vw, 1067px\" \/><\/p>\n<p><\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb tregojn\u00eb vera dhe vaji me t\u00eb cilin Samaritani i fashoi plag\u00ebt e burrit. Bujtina, nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebrfaq\u00ebson Kish\u00ebn e Zotit. T\u00eb gjith\u00eb ne jemi sjellur k\u00ebtu nga Krijuesi yn\u00eb n\u00eb Bujtin\u00ebn Hyjnore, n\u00eb Kish\u00ebn e Tij, ku sh\u00ebrimi yn\u00eb paguhet nga gjaku i Tij Hyjnor dhe shp\u00ebtimtar. Bekimi dhe m\u00ebshira e tij derdhen gjithmon\u00eb k\u00ebtu. K\u00ebtu Ai na jep veten p\u00ebr jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme dhe i kupton dob\u00ebsit\u00eb tona. I njeh dhe sh\u00ebron t\u00eb gjitha dhimbjet tona, t\u00eb gjitha plag\u00ebt, t\u00eb gjitha traumat, t\u00eb gjitha shqet\u00ebsimet dhe hallet &#8211; t\u00eb secilit prej nesh, sepse nuk ka njeri pa trauma dhe pa dhimbje n\u00eb vetvete. Krishti i m\u00ebshirsh\u00ebm erdhi, u b\u00eb njeri, i barabart\u00eb me ne n\u00eb \u00e7do gj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb na v\u00ebrtetuar se na kupton n\u00eb \u00e7do gj\u00eb. Ai e di m\u00eb s\u00eb miri se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb vuajtja, sepse ai vuajti m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr secilin prej nesh. Si\u00e7 thot\u00eb Apostulli i Shenjt\u00eb Pali: <span style=\"color: #800000;\"><em>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se Ai nuk erdhi p\u00ebr t\u00eb ndihmuar engj\u00ebjt, por pasardh\u00ebsit e Abrahamit; prandaj duhej t&#8217;u ngjante n\u00eb \u00e7do gj\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve, q\u00eb t\u00eb ishte nj\u00eb kryeprift i m\u00ebshirsh\u00ebm dhe besnik p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pastruar m\u00ebkatet e njer\u00ebzve. Sepse n\u00eb at\u00eb q\u00eb vuajti vet\u00eb, pasi u tundua, do t\u00eb mund t\u00eb ndihmoj\u00eb edhe ata q\u00eb tundohen<\/em> <span style=\"font-size: 10pt;\"><strong>(Hebr. 2,16-18.)<\/strong><\/span><\/span><\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb Ungjillit t\u00eb sot\u00ebm, Krishti e pyet m\u00ebsuesin e ligjit: <em>,,<\/em><em><span style=\"color: #800000;\">Cili nga k\u00ebta t\u00eb tre, pra, t\u00eb duket se qe i af\u00ebrmi i atij q\u00eb ra n\u00eb duart e kusar\u00ebve?<\/span>&#8221;. <\/em>Ky, natyrisht, iu p\u00ebrgjigj: ,,<span style=\"color: #800000;\"><em>Ai q\u00eb u tregua i m\u00ebshirsh\u00ebm ndaj tij&#8221;<\/em>.<strong><span style=\"font-size: 10pt;\">(Luka 10:36-37)<\/span><\/strong><\/span>. E shihni, Per\u00ebndia n\u00eb urt\u00ebsin\u00eb e Tij e \u00e7oi at\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se \u00e7do njeri q\u00eb b\u00ebn mir\u00eb \u00ebsht\u00eb i af\u00ebrmi yn\u00eb. Pra, nuk duhet t\u00eb p\u00ebr\u00e7mojm\u00eb asnj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb Zotit n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, pavar\u00ebsisht nga komb\u00ebsia e tij dhe \u00e7far\u00ebdo p\u00ebrkat\u00ebsie tjet\u00ebr q\u00eb i dallojm\u00eb njer\u00ebzit. Ne nuk duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb asnj\u00eb ndarje dhe diskriminim, por t&#8217;i duam t\u00eb gjith\u00eb, sepse \u00e7do njeri n\u00eb syt\u00eb e Zotit \u00ebsht\u00eb f\u00ebmija i Tij dhe rrjedhimisht v\u00ebllai ose motra jon\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund Zoti i tha m\u00ebsuesit t\u00eb ligjit: <em>,,<span style=\"color: #800000;\">Shko dhe b\u00ebj t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb!<\/span>\u201d<\/em> T\u00eb gjith\u00eb jemi thirrur nga Zoti p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb treguar m\u00ebshir\u00eb. Si do ta b\u00ebnit k\u00ebt\u00eb? Duke pasur parasysh se Krishti \u00ebsht\u00eb i pari q\u00eb na b\u00ebn mir\u00ebsi dhe m\u00ebshir\u00eb \u00e7do dit\u00eb, derdh mbi ne bekimin e Tij t\u00eb pamat, at\u00ebher\u00eb n\u00ebse jam me T\u00eb, mbi t\u00eb gjitha do t\u00eb jem mir\u00ebnjoh\u00ebs dhe do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb veproj si Ai. Ai thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb Ungjill: <span style=\"color: #800000;\"><em>N\u00eb qoft\u00eb se un\u00eb, Zoti dhe M\u00ebsuesi, ju kam lar\u00eb k\u00ebmb\u00ebt, edhe ju duhet t&#8217;i lani k\u00ebmb\u00ebt nj\u00ebri-tjetrit.<\/em><em> Prandaj ju dhash\u00eb nj\u00eb shembull p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ashtu si\u00e7 b\u00ebra me ju <strong><span style=\"font-size: 10pt;\">(<\/span><\/strong><\/em><strong><span style=\"font-size: 10pt;\">Gjoni 13,14-15.)<\/span><\/strong><\/span>. Zoti ka b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr shp\u00ebtimin ton\u00eb. N\u00eb kish\u00eb ka nj\u00eb sh\u00ebrim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Thjesht duhet t\u00eb hapim zemrat tona, t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb m\u00ebshir\u00eb dhe mir\u00ebsi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb edhe ne t\u00eb jetojm\u00eb sh\u00ebrimin dhe ta marrim ila\u00e7in n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive. <em><span style=\"color: #800000;\">Shko dhe b\u00ebj t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb<\/span>, <\/em>b\u00ebhu i krishter\u00eb n\u00eb veprim, n\u00eb praktik\u00eb dhe jo vet\u00ebm n\u00eb dije dhe n\u00eb form\u00eb. Ja, tani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e favorshme p\u00ebr t\u00eb treguar m\u00ebshir\u00eb. Agj\u00ebrimi i Krishtlindjeve. Ne do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb kish\u00eb, do t\u00eb lutemi, do t&#8217;i m\u00ebsojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrit dhe gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb, sepse Kisha, e cila \u00ebsht\u00eb kudo dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb universin, \u00ebsht\u00eb bujtina e shp\u00ebtimit ton\u00eb. Por ne duhet t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb vepra t\u00eb mira n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet veprave mund t\u00eb marrim dhe vendosim Krishtin n\u00eb zemr\u00ebn ton\u00eb. Plot mir\u00ebnjohje ndaj Tij, q\u00eb na jep jet\u00eb, ne b\u00ebhemi ndjek\u00ebsit e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Tij. Ai ringjalli paraardh\u00ebsin Adamin dhe n\u00eb personin e tij &#8211; gjith\u00eb njer\u00ebzimin e vdekur nga m\u00ebkati. Ai \u00ebsht\u00eb Adami i ri, q\u00eb shp\u00ebton, ringjall, q\u00eb b\u00ebn gjith\u00e7ka, q\u00eb ne t\u00eb trash\u00ebgojm\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme.T\u00eb mos harrojm\u00eb se q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky: t\u00eb fitojm\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme n\u00eb Krishtin Jezus. Le t\u00eb jetojm\u00eb me T\u00eb n\u00eb g\u00ebzimin e p\u00ebrjetsh\u00ebm, le t\u00eb shk\u00eblqejm\u00eb me T\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb. Atje nuk do t\u00eb ushqehemi me k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb kalimtare, por me t\u00eb mirat hyjnore t\u00eb pamatshme dhe t\u00eb pashprehura.<\/p>\n<p>Zoti na dh\u00ebnt\u00eb forc\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb krishter\u00eb efektiv. T\u00eb lutemi q\u00eb ai t\u00eb na dhuroj\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve ndri\u00e7im, mir\u00ebsi dhe g\u00ebzim, q\u00eb fillimisht k\u00ebt\u00eb agj\u00ebrim, e m\u00eb pas fest\u00ebn e Lindjes s\u00eb Krishtit, ta kalojm\u00eb n\u00eb paqe, unitet dhe g\u00ebzim shpirt\u00ebror.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong><span style=\"color: #800000;\">Amin.<\/span><\/strong><\/p>\n<hr>\n<p style=\"text-align: center;\"><\/p>\n","protected":false},"featured_media":107401,"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"wprm-recipe-roundup-name":"","wprm-recipe-roundup-description":"","ngg_post_thumbnail":0},"tags":[3303,3304,3305,3306,3307,3308,3087,3309,3040],"category_slova":[3042],"avtori":[],"class_list":["post-107447","slova","type-slova","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","tag-bogohulie-sq","tag-boziken-post-sq","tag-eres-sq","tag-etnofiletizam-sq","tag-milostiviot-samarjanin-sq","tag-nacionalizam-sq","tag-sv-ap-filip-sq","tag-sv-grigorij-palama-sq","tag-fjala-ese-tij-ipeshkvi-parthenius","category_slova-peshkopit-parthenij"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/slova\/107447","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/slova"}],"about":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/slova"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/107401"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=107447"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=107447"},{"taxonomy":"category_slova","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/category_slova?post=107447"},{"taxonomy":"avtori","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/avtori?post=107447"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}