{"id":112638,"date":"2023-04-18T16:25:29","date_gmt":"2023-04-18T15:25:29","guid":{"rendered":"https:\/\/bigorski.org.mk\/slova\/%category_slova%\/da-bideme-nova-tvar-vo-voskresnatiot-hristos\/"},"modified":"2023-04-20T10:13:48","modified_gmt":"2023-04-20T09:13:48","slug":"le-te-jemi-nje-krijese-e-re-ne-krishtin-e-ringjallur","status":"publish","type":"slova","link":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/fjalet\/peshkopit-parthenij\/le-te-jemi-nje-krijese-e-re-ne-krishtin-e-ringjallur\/","title":{"rendered":"Le t\u00eb jemi nj\u00eb krijes\u00eb e re n\u00eb Krishtin e Ringjallur"},"content":{"rendered":"\n<h3 style=\"text-align: center;\"><a href=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/lajme\/adhurime\/pashka-e-shenjte-e-krishtit-2023\/\" data-wplink-edit=\"true\"><em>Fjala e Lartshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij, Peshkopi Antaniski z. Parthenij, mbi Ringjalljen e Krishtit, th\u00ebn\u00eb n\u00eb Vigjiljen e Pashk\u00ebve, m\u00eb 16 prill 2023, vera e Shp\u00ebtimtarit<\/em><\/a><\/h3>\n<hr>\n<h3 style=\"text-align: center;\"><\/h3>\n\n\n\n\n\n<p><em>T\u00eb dashurit e mi, adhurues t\u00eb t\u00eb Ringjallurit,<\/em><\/p>\n<p class=\"has-drop-cap\">T\u00eb kremtosh Pashk\u00ebn e Shenjt\u00eb, kalim, Ringjallje, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh pjes\u00eb n\u00eb ,,krijimin e ri\u201d t\u00eb krijuar nga Shp\u00ebtimtari i bot\u00ebs, Zoti yn\u00eb Jezu Krishti, me Ringjalljen e Tij t\u00eb lavdishme. Sepse Ai erdhi n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rikrijuar bot\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrfytyruar Adamin e pushtuar nga vdekja, dhe njer\u00ebzimin e r\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebkat. ,,Jezusi i Nazaretit, Njeriu i d\u00ebshmuar nga Per\u00ebndia me fuqi, mrekulli dhe shenja, t\u00eb cilin vdekja nuk kishte fuqi ta mbante\u2019\u2019 (krh. Veprat 2,22-24), u b\u00eb p\u00ebr ne Adami i ri. K\u00ebshtu thirrja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi kungues dhe bashk\u00ebkrijues t\u00eb krijimit t\u00eb ri n\u00eb Ringjallje, t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb re q\u00eb tregoi Krishti.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/veligden-2023-073.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"1068\" class=\"size-full wp-image-112576 aligncenter\" srcset=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/veligden-2023-073.jpg 1600w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/veligden-2023-073-768x513.jpg 768w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/veligden-2023-073-1536x1025.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/p>\n<p>Dikush mund t\u00eb na kund\u00ebrshtoj\u00eb: ,,Por si \u00ebsht\u00eb ajo bot\u00eb e re, kur rreth nesh e shohim pik\u00ebrisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn foli Jezusi. Ne shohim t\u00eb keqen, luft\u00ebrat, besimet e ngurt\u00ebsuara dhe t\u00eb p\u00ebrgjakshme, filozofit\u00eb konfliktuale dhe fanatizmin, vuajtjet dhe vdekjen\u201d. Megjithat\u00eb, n\u00ebse i hedhim nj\u00eb v\u00ebshtrim mir\u00eb historis\u00eb njer\u00ebzore, jet\u00ebs personale t\u00eb atyre q\u00eb zgjodh\u00ebn rrug\u00ebn kryq\u00ebzimit, jet\u00ebs s\u00eb shenjtor\u00ebve, zemrave t\u00eb personave t\u00eb pag\u00ebzuar,&nbsp; do t\u00eb v\u00ebrejm\u00eb dhe do t\u00eb konstatojm\u00eb se i Ringjalluri me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb krijoi nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb re, nj\u00eb realitet t\u00eb ri, elementi nd\u00ebrtues i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb bekimi, m\u00ebshira dhe dashuria e Zotit. Dhe pik\u00ebrisht n\u00eb kund\u00ebrshtim me bot\u00ebn e r\u00ebn\u00eb ,,q\u00eb shtrihet n\u00eb t\u00eb keqe\u201d (1 Gjoni 5,19), ne perceptojm\u00eb realitetin e krijimit t\u00eb ri, t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krijuar nga Zoti. Ne shohim, dometh\u00ebn\u00eb, njer\u00ebz q\u00eb, megjith\u00ebse jan\u00eb t\u00eb rrethuar nga e keqja, zgjodh\u00ebn t\u00eb ishin ndjek\u00ebs t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs; njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt, ndon\u00ebse t\u00eb shtypur nga pik\u00ebllimi dhe melankolia e k\u00ebsaj bote, lavdish\u00ebm lumturohen dhe g\u00ebzohen n\u00eb bot\u00ebn e bekuar. Shohim persona q\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb err\u00ebsir\u00ebs t\u00eb s\u00eb keqes n\u00eb k\u00ebt\u00eb epok\u00eb, shk\u00eblqejn\u00eb me nj\u00eb drit\u00eb dhe bukuri t\u00eb mbinatyrshme.<\/p>\n<p>Zoti Krisht, nd\u00ebr t\u00eb tjera, rikrijoi bot\u00ebn n\u00eb kuptimin qytet\u00ebrues t\u00eb fjal\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb v\u00ebrejm\u00eb se n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr familjen, shoq\u00ebria ka shkuar n\u00eb nj\u00eb drejtim shum\u00eb t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm. D\u00ebgjojm\u00eb p\u00ebr martesat e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs<br>gjini, p\u00ebr identitetet gjinore, p\u00ebr transgjinor\u00ebt, etj. Ne nuk d\u00ebnojm\u00eb ask\u00ebnd, as nuk kufizojm\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e zgjedhjes s\u00eb askujt, por \u00ebsht\u00eb mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb prirje t\u00eb huaj t\u00eb g\u00ebzimit njer\u00ebzor, t\u00eb kujtojm\u00eb se barazia dhe liria e njeriut p\u00ebrmbahen vet\u00ebm n\u00eb Krishtin. N\u00eb fund t\u00eb fundit, ku do t\u00eb ishte njeriu i lir\u00eb, n\u00ebse jo tek Ai q\u00eb e b\u00ebri t\u00eb till\u00eb, me lirin\u00eb e vullnetit dhe t\u00eb zgjedhjes? Nj\u00eb nga p\u00ebrfitimet e bot\u00ebs s\u00eb re n\u00eb Krishtin \u00ebsht\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, martesa, e cila \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb e mir\u00eb qytet\u00ebruese. Martesa, n\u00eb fakt, nuk \u00ebsht\u00eb institucion njer\u00ebzor, por \u00ebsht\u00eb i Zotit, i bazuar n\u00eb dashurin\u00eb e nd\u00ebrsjell\u00eb, n\u00eb vet\u00ebharrimin dhe sakrific\u00ebn p\u00ebr tjetrin. Prandaj burri do t\u00eb l\u00ebr\u00eb baban\u00eb dhe n\u00ebn\u00ebn e tij dhe do t\u00eb lidhet me gruan e tij dhe t\u00eb dy do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb nj\u00eb trup t\u00eb vet\u00ebm; dhe k\u00ebshtu ata nuk jan\u00eb m\u00eb dy, por nj\u00eb trup i vet\u00ebm. (Marku 10,7-8). K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkufizimi i v\u00ebrtet\u00eb i martes\u00ebs, k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb themeli i qytet\u00ebrimit ton\u00eb t\u00eb krishter\u00eb &#8211; pik\u00ebrisht atje, n\u00eb k\u00ebndin e ngroht\u00eb t\u00eb quajtur familje. Nj\u00eb martes\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e krishter\u00eb prodhon familje t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe familjet e sh\u00ebndetshme prodhojn\u00eb individ\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe t\u00eb lir\u00eb. Sot vazhdimisht jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb k\u00ebrkesave dhe deklaratave t\u00eb ndryshme t\u00eb liris\u00eb. Por duhet ditur se n\u00ebse liria nuk \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb shpalljen e Zotit, n\u00eb fatin e t\u00eb qenit njeri n\u00eb kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, te njeriu sipas sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebs dhe ngjashm\u00ebris\u00eb s\u00eb Zotit dhe n\u00ebse kjo liri nuk e di se ku \u00ebsht\u00eb kuptimi i tij dhe ku \u00ebsht\u00eb kufiri i tij, at\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb skllav\u00ebri shum\u00eb e hidhur, nj\u00eb vet\u00ebshkat\u00ebrrim i trisht\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/veligden-2023-079.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"1067\" class=\"size-full wp-image-112572 aligncenter\" srcset=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/veligden-2023-079.jpg 1600w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/veligden-2023-079-768x512.jpg 768w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/veligden-2023-079-1536x1024.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/p>\n<blockquote>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb fakt i padyshimt\u00eb se ishte Shp\u00ebtimtari Krisht ai q\u00eb tregoi se grate jan\u00eb persona t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb barabarta dhe t\u00eb per\u00ebndishme, jo vet\u00ebm sipas pik\u00ebpamjeve dhe kritereve njer\u00ebzore, por sipas q\u00ebllimit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Fundja, dihet se n\u00eb asnj\u00eb qytet\u00ebrim tjet\u00ebr, fe dhe sistem shoq\u00ebror para Krishtit, gruaja nuk ishte aq e barabarta dhe e ngritur n\u00eb nj\u00eb nivel kaq t\u00eb lart\u00eb sa n\u00eb qytet\u00ebrimin e krishter\u00eb. Praktikisht, martesa si\u00e7 e njohim ne sot, midis nj\u00eb burri dhe nj\u00eb gruaje, si persona t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb nj\u00eb kungim t\u00eb shenjt\u00eb, n\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb shenjt\u00eb, nuk ekzistonte askund. Dukuria m\u00eb e shpesht\u00eb ishte poligamia. N\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, grat\u00eb shiheshin vet\u00ebm si instrumente riprodhimi, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb burrit. K\u00ebshtu ishte edhe nd\u00ebr qytet\u00ebrimet e p\u00ebrparuara, tek Egjiptian\u00ebt, Helen\u00ebt, Romak\u00ebt etj. Dhe madje edhe midis Judenjve, t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb vetmit t\u00eb ndritur p\u00ebr t\u00eb vetmin Per\u00ebndi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.E shohim, pra, \u00e7far\u00eb lloj revolucioni shoq\u00ebror solli Krishti! Dhe jo rast\u00ebsisht, pas Ringjalljes s\u00eb Tij, Ai iu shfaq disa grave, fillimisht N\u00ebn\u00ebs s\u00eb Tij dhe m\u00eb pas paq\u00ebsoreve. Me k\u00ebt\u00eb ai theksoi dinjitetin dhe rolin e gruas n\u00eb bot\u00ebn e re \u2013 se ajo do t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn\u00eb dhe lajm\u00ebtare e gj\u00ebrave t\u00eb bukura dhe t\u00eb mira. Nj\u00eb rol i shenjt\u00eb q\u00eb, padyshim, na duhet m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb.<\/p>\n<\/blockquote>\n<p>Zoti Krisht zbuloi zbules\u00ebn e Zotit jo vet\u00ebm sa i p\u00ebrket familjes, por edhe p\u00ebr<\/p>\n<p>gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: hyjnizimin e njeriut. Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt parap\u00ebrcaktimi<\/p>\n<p>yn\u00eb, q\u00ebllimi kryesor, kuptimi i ekzistenc\u00ebs son\u00eb. Bashkimi me Per\u00ebndin\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet energjive t\u00eb Tij t\u00eb pakrijuara. Sepse Per\u00ebndia u b\u00eb njeri, q\u00eb ne t\u00eb b\u00ebhemi per\u00ebndi me an\u00eb t\u00eb bekimit. Profeti dhe mbreti David th\u00ebrret me k\u00ebnaq\u00ebsi shpirt\u00ebrore: Un\u00eb thash\u00eb: ,,Ju jeni per\u00ebndi dhe t\u00eb gjith\u00eb jeni bij t\u00eb Madh\u00ebrishmit\u201d (Ps. 81,6) Dhe p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb nj\u00eb krijes\u00eb e re, nuk duhet, t\u00eb dashur, t\u00eb harrojm\u00eb dy urdh\u00ebrimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb shqiptoi Goja hyjnore e Shp\u00ebtimtarit: Duaje Zotin, Per\u00ebndin\u00eb t\u00ebnd, me gjith\u00eb zemr\u00ebn t\u00ebnde, me gjith\u00eb shpirtin t\u00ebnd dhe me gjith\u00eb mendjen t\u00ebnde; dhe e dyta, e ngjashme me t\u00eb: duaje t\u00eb af\u00ebrmin t\u00ebnd si veten! Dhe menj\u00ebher\u00eb shton: I gjith\u00eb Ligji dhe profet\u00ebt u p\u00ebrmbahen k\u00ebtyre dy urdh\u00ebrimeve (Mateu 22,37-40). Dhe menj\u00ebher\u00eb para kryq\u00ebzimit t\u00eb Tij, n\u00eb Ungjillin sipas Sh\u00ebn Gjon Teologut, ku p\u00ebrshkruhet se si Zoti, duke shkuar drejt vuajtes, flet dhe i m\u00ebson apostujt e Tij t\u00eb shenjt\u00eb, u thekson disa her\u00eb q\u00eb ta duan nj\u00ebri-tjetrin. Ai thot\u00eb:&nbsp;Po ju jap nj\u00eb urdh\u00ebrim t\u00eb ri: ta doni nj\u00ebri-tjetrin; sikurse un\u00eb ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni nj\u00ebri-tjetrin. Prej k\u00ebsaj do t\u2019ju njohin t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb jeni dishepujt e mi, n\u00ebse keni dashurip\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin.\u201d (Gjoni 13,34-35). Dhe m\u00eb tej:&nbsp;Q\u00ebndroni n\u00eb dashurin\u00eb Time! &#8230;Ky \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebrimi im: ta doni nj\u00ebri-tjetrin, si\u00e7 ju kam dashur Un\u00eb (15,9-12).Dhe p\u00ebrs\u00ebri: Un\u00eb ju jap k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebrim: ta doni nj\u00ebri-tjetrin (15,17). Dhe n\u00ebfund, Ai i lutet Atit t\u00eb Tij, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb (17,21). Disa her\u00eb ai theksondashurin\u00eb si gj\u00ebn\u00eb baz\u00eb p\u00ebr ne t\u00eb Krishter\u00ebt. Ja, sonte t\u00eb gjith\u00eb mbajm\u00eb nganj\u00eb qiri n\u00eb duar, nj\u00eb kandil q\u00eb digjet. Besimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb besimi i drit\u00ebs. Ne, pra,jemi thirrur t\u00eb jemi bart\u00ebs t\u00eb drit\u00ebs. N\u00ebse Shp\u00ebtimtari yn\u00eb \u00ebsht\u00eb drit\u00eb, at\u00ebher\u00eb ne, t\u00eb dashurit e mi, duhet t\u00eb jemi drit\u00eb. Dhe ne do t\u00eb b\u00ebhemi drit\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse duam nj\u00ebri-tjetrin. Vet\u00ebm nga dashuria do t\u00eb njihemi si t\u00eb Krishtit. Sipas asgj\u00ebje tjet\u00ebr.<\/p>\n<blockquote>\n<p>K\u00ebt\u00eb nat\u00eb, t\u00eb dashurat e mi, jemi mbledhur t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb asaj dashurie t\u00eb Krishtit. Kjo fest\u00eb mbi festa, ky solemnitet mbi solemnitetet, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb tradit\u00eb e zakonshme historike. Kjo fest\u00eb na ringjall, na rip\u00ebrt\u00ebrin. N\u00ebp\u00ebrmjet Ringjalljes, tham\u00eb, Krishti d\u00ebshiron dhe mund t\u00eb na b\u00ebj\u00eb nj\u00eb krijim t\u00eb ri. Ai mundet, n\u00ebse ne e lejojm\u00eb At\u00eb. Le ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb, t\u00eb dashurit e mi, le ta l\u00ebm\u00eb t\u00eb vij\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn ton\u00eb dhe t\u00eb na b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb Ai d\u00ebshiron, at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Ai u kryq\u00ebzua dhe u ringjall. Bota n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb pret q\u00eb nga ne t\u00eb krishter\u00ebt t\u00eb shoh\u00eb drit\u00eb dhe dashuri. Jemi ne t\u00eb krishter\u00ebt q\u00eb mbajm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb bota \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Sepse, p\u00ebr fat t\u00eb keq, ne q\u00eb jemi n\u00eb Kish\u00eb shum\u00eb her\u00eb nuk veprojm\u00eb mir\u00eb dhe shtremb\u00ebruar m\u00ebsojm\u00eb p\u00ebr besimin ton\u00eb m\u00eb t\u00eb past\u00ebr t\u00eb drit\u00ebs t\u00eb zbuluar nga Per\u00ebndia.<\/p>\n<\/blockquote>\n<p><\/p>\n<p>Sonte jemi mbledhur p\u00ebr ta takuar At\u00eb p\u00ebrpara diellit \u2013 Diellin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Para se t\u00eb lind\u00eb dielli fizik n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, ne lavd\u00ebrojm\u00eb Diellin tone shpirt\u00ebror. Para nesh kemi nat\u00ebn m\u00eb t\u00eb ndritshme, m\u00ebngjesin e agimit t\u00eb hersh\u00ebm &#8211; Krisht Per\u00ebndin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin shpirtrat tan\u00eb mall\u00ebngjehen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashprehur.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/veligden-2023-037.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"1067\" class=\"size-full wp-image-112402 aligncenter\" srcset=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/veligden-2023-037.jpg 1600w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/veligden-2023-037-768x512.jpg 768w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/veligden-2023-037-1536x1024.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e natyrshme q\u00eb shpirti t\u00eb ket\u00eb mall p\u00ebr Krishtin, i cili \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb aty. Dhe n\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb, n\u00ebse e th\u00ebrasim, Ai do t\u00eb vij\u00eb, nuk do t\u00eb na l\u00ebr\u00eb kurr\u00eb. Ringjallja e tij \u00ebsht\u00eb jeta dhe shpresa jon\u00eb. Nj\u00eb i krishter\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb optimist. Dhe n\u00ebse ndodh q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb pesimiz\u00ebm, at\u00ebher\u00eb, m\u00eb besoni, sigurisht q\u00eb e ka humbur besimin. T\u00eb dashurit e mi, le t\u00eb mos endemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, duke k\u00ebrkuar di\u00e7ka tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb vetmes gj\u00eb t\u00eb re n\u00ebn diell &#8211; Shp\u00ebtimtarit ton\u00eb dhe Ringjalljes s\u00eb Tij.<\/p>\n<p>Uroj q\u00eb t\u00eb largohesh nga k\u00ebtu i shp\u00ebrfytyruar n\u00eb drit\u00ebn e Tij. Dhe q\u00eb nga kjo dit\u00eb, le t\u00eb mos ket\u00eb asnj\u00eb gjykim p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb goj\u00ebn tuaj, por ta p\u00ebrqafoni bot\u00ebn n\u00eb dashurin\u00eb e Tij. Sepse Krishti na th\u00ebrret pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb lloj dashurie \u2013 nj\u00eb dashuri gjith\u00ebfal\u00ebse dhe vet\u00ebdor\u00ebzuese, pavar\u00ebsisht se si sillen t\u00eb tjer\u00ebt rreth nesh. Ne jemi ata, dishepujt e Krishtit q\u00eb jemi d\u00ebrguar n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Si? Krishti u tha apostujve: Ja, un\u00eb po ju d\u00ebrgoj si dele midis ujq\u00ebrve (Mateu 10,16). Pra, jo me arm\u00eb, jo me dhun\u00eb. I krishteri me but\u00ebsi dhe dashuri e tregon dhe predikon Krishtin e ringjallur. Le t\u00eb fal\u00ebnderojm\u00eb Zotin q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit Kisha jon\u00eb e shenjt\u00eb u nderua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb sjell\u00eb Zjarrin e Shenjt\u00eb nga Varri i Shenjt\u00eb i Krishtit, direkt nga Jeruzalemi. Varri i Shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb d\u00ebshmon edhe sot se aty ndodhi ngjarja m\u00eb e madhe n\u00eb histori, di\u00e7ka q\u00eb e shp\u00ebrfyryroi bot\u00ebn dhe i dha mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtim. Vitin e kaluar, me bekimin e Zotit, pata nderin t\u00eb kryej adhurim n\u00eb Kish\u00ebn e Shenjt\u00eb t\u00eb Rigjalljes n\u00eb qytetin e Shenjt\u00eb, ku edhendodhet Varri i zbrazur i Krishtit dhe mund t\u00eb d\u00ebshmoj pa dyshim se nuk ka vend tjet\u00ebr me energji t\u00eb till\u00eb shp\u00ebrfytyruese. Dhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nder dhe bekim i madh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb Zoti na ka dhuruar k\u00ebt\u00eb Pashk\u00eb q\u00eb Zjarri i Bekuar t\u00eb sillet drejtp\u00ebrdrejt nga Toka e Shenjt\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebrhistorike me p\u00ebrkushtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb u p\u00ebrkujdes Qeveria e udh\u00ebhequr ngakryeministri z. Dimitar Kova\u00e7evski, t\u00eb ministres s\u00eb mbrojtjes, zonjush\u00ebsSllavjanka Petrovska, e cila sonte \u00ebsht\u00eb me ne si f\u00ebmij\u00eb shpirt\u00ebror i manastiritton\u00eb. Ardhja e Zjarrit t\u00eb Shenjt\u00eb qoft\u00eb nj\u00eb bekim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrfyryrohemi nga drita e Krishtit dhe t\u00eb b\u00ebhemi njer\u00ebz m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb jemi mbledhur sonte k\u00ebtu dhe q\u00eb nuk jemi pak, p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb tharmi q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt rreth nesh t\u00eb b\u00ebhen njer\u00ebz m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/veligden-2023-074.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"1068\" class=\"size-full wp-image-112580 aligncenter\" srcset=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/veligden-2023-074.jpg 1600w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/veligden-2023-074-768x513.jpg 768w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/veligden-2023-074-1536x1025.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb mbr\u00ebmje Krishti na th\u00ebrret n\u00eb g\u00ebzim. Ju th\u00ebrras edhe nj\u00eb her\u00eb: le ta pranojm\u00eb Shp\u00ebtimtarin ton\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn ton\u00eb dhe ta mbajm\u00eb brenda gjith\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, sepse Mbret\u00ebria e Qiellit pushtohet \u00e7do dit\u00eb. P\u00ebrjet\u00ebsia fitohet \u00e7do dit\u00eb. Duke mposhtur \u00e7do dit\u00eb nj\u00eb m\u00ebkat, nj\u00eb pasion, duke mposhtur veten, ju mundni vdekjen n\u00eb veten tuaj. Krishti na dha nj\u00eb bekim t\u00eb till\u00eb: t\u00eb fitojm\u00eb \u00e7do dit\u00eb me hirin e Tij dhe t\u00eb fitojm\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong><span style=\"color: #800000;\">&nbsp;Krishti u Ringja!<\/span><\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong><span style=\"color: #800000;\">Krishti u Ringja!<\/span><\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><span style=\"color: #800000;\"><strong>Krishti u Ringja!<\/strong><\/span><\/p>\n","protected":false},"featured_media":112577,"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"wprm-recipe-roundup-name":"","wprm-recipe-roundup-description":"","ngg_post_thumbnail":0},"tags":[3400,3397,3160,3401,3402,3403,3404,3398,3405,3406,3256,3407,3408,3040,3409,3410,3411],"category_slova":[3042],"avtori":[],"class_list":["post-112638","slova","type-slova","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","tag-brak-sq","tag-veligden-sq","tag-voskresenie-sq","tag-deklara-i-a-sq","tag-zhena-sq","tag-zhenata-hristijanka-sq","tag-opshtestvo-sq","tag-pasha-sq","tag-pashalno-poslanie-sq","tag-postmoderno-opshtestvo-sq","tag-radost-sq","tag-sveta-pasha-sq","tag-semejstvo-sq","tag-fjala-ese-tij-ipeshkvi-parthenius","tag-sovremeno-opshtestvo-sq","tag-civilizacija-sq","tag-chovekovi-prava-sq","category_slova-peshkopit-parthenij"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/slova\/112638","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/slova"}],"about":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/slova"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/112577"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=112638"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=112638"},{"taxonomy":"category_slova","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/category_slova?post=112638"},{"taxonomy":"avtori","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/avtori?post=112638"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}