{"id":114149,"date":"2023-06-05T15:34:19","date_gmt":"2023-06-05T14:34:19","guid":{"rendered":"https:\/\/bigorski.org.mk\/slova\/%category_slova%\/da-se-trudime-za-darovite-na-svetiot-duh\/"},"modified":"2023-06-09T14:14:16","modified_gmt":"2023-06-09T13:14:16","slug":"le-te-perpiqemi-per-dhuratat-e-shpirtit-te-shenjte","status":"publish","type":"slova","link":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/fjalet\/peshkopit-parthenij\/le-te-perpiqemi-per-dhuratat-e-shpirtit-te-shenjte\/","title":{"rendered":"Le t\u00eb p\u00ebrpiqemi p\u00ebr dhuratat e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<h2 style=\"text-align: center;\"><em>Fjala e Lart\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij, Peshkopi Antaniski z. Parthenij, p\u00ebr fest\u00ebn e Rr\u00ebshaj\u00ebve, th\u00ebn\u00eb n\u00eb Liturgjin\u00eb e Shenjt\u00eb, m\u00eb 5 qershor viti 2023, n\u00eb ver\u00ebn e Zotit<\/em><\/h2>\n<hr>\n<h2 style=\"text-align: center;\"><\/h2>\n\n\n\n<p><span style=\"color: #800000;\"><em>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Atit, t\u00eb Birit dhe t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb!<\/em><\/span><\/p>\n<p class=\"has-drop-cap\">T\u00eb dashurit e mi, kaluan pes\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb nga Pashka e Shenjt\u00eb, nga Ringjallja e Krishtit, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb, n\u00eb Rr\u00ebshaj\u00eb t\u00eb Shenjt\u00eb, ne kremtojm\u00eb zbritjen e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb mbi apostujt &#8211; nj\u00eb ngjarje me r\u00ebnd\u00ebsi thelb\u00ebsore n\u00eb planin e Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin dhe hyjnizimin e njeriut. N\u00eb fakt, me k\u00ebt\u00eb fest\u00eb plot\u00ebsohet ai plan hyjnor, sepse me t\u00eb themelohet Kisha e Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Zbritja e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb u b\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me premtimin q\u00eb Zoti Krisht u dha apostujve, p\u00ebrpara nisjes s\u00eb Tij n\u00eb vuajtje vullnetare &#8211; gjegj\u00ebsisht se Ai do t&#8217;u d\u00ebrgonte atyre nj\u00eb Ngush\u00ebllues tjet\u00ebr, Shpirtin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs: Por kur t\u00eb vij\u00eb Ngush\u00eblluesi, q\u00eb do t\u2019ju d\u00ebrgoj prej Atit, Shpirti i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, q\u00eb del nga Ati im, ai do t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb p\u00ebr mua.<strong><span style=\"font-size: 10pt; color: #800000;\">(Gjoni 15,6)<\/span><\/strong><em>. Premtimin e njejt\u00eb Ai u konfirmoi kur u ringjall, para Ngjitjes s\u00eb Tij: <\/em>Mos u largoni nga Jerusalemi, por prisni premtimin nga Ati q\u00eb keni d\u00ebgjuar nga un\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Ju do t\u00eb merrni fuqi nga Shpirti i Shenjt\u00eb, i cili do t\u00eb vij\u00eb mbi ju dhe do t\u00eb jeni d\u00ebshmitar\u00ebt e Mi n\u00eb Jerusalem, n\u00eb gjith\u00eb Juden\u00eb dhe Samarin\u00eb dhe deri n\u00eb skajin e tok\u00ebs <span style=\"font-size: 10pt; color: #800000;\"><strong>(Veprat :4,8)<\/strong><\/span>. Dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, pes\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb pas Ringjalljes s\u00eb Tij t\u00eb lavdishme, Krishti d\u00ebrgoi te dishepujt e Tij, me t\u00eb cil\u00ebt, natyrisht, ka qen\u00eb gjithashtu m\u00eb e ndershmja n\u00ebna e Tij, Shpirtin e Shenjt\u00eb, i cili zbriti mbi ta n\u00eb form\u00ebn e gjuh\u00ebve t\u00eb zjarrit: Dhe atyre iu shfaq\u00ebn gjuh\u00eb si nga flaka, q\u00eb ndaheshin dhe zbrisnin nj\u00eb nga nj\u00eb mbi secil\u00ebn prej tyre ve\u00e7 e ve\u00e7. Dhe t\u00eb gjith\u00eb u plot\u00ebsuan me Shpirtin e Shenjt\u00eb <span style=\"font-size: 10pt;\"><strong><span style=\"color: #800000;\">(Veprat 2:3-4)<\/span><\/strong><\/span>. Pas k\u00ebsaj ngjarje Hyjnore, Apostujt, t\u00eb mb\u00ebshtetur nga Shpirti, u shp\u00ebrndan\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn e at\u00ebhershme t\u00eb njohur, p\u00ebr t\u00eb predikuar Ungjillin shp\u00ebtues me besim t\u00eb pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm, me urt\u00ebsi hyjnore dhe me dhurat\u00ebn e mrekullive.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/pedesetnica-episkop-partenij-igumen-bigorski-2023.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"1066\" class=\"size-full wp-image-114137 aligncenter\" srcset=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/pedesetnica-episkop-partenij-igumen-bigorski-2023.jpg 1600w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/pedesetnica-episkop-partenij-igumen-bigorski-2023-768x512.jpg 768w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/pedesetnica-episkop-partenij-igumen-bigorski-2023-1536x1023.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/p>\n<p>Zoti Shpirti i Shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb ndri\u00e7uesi dhe pastruesi i v\u00ebrtet\u00eb. Ai zbriti mbi apostujt dhe u konfirmoi atyre se Jezusi i Ringjallur \u00ebsht\u00eb Biri dhe Fjala e Per\u00ebndis\u00eb dhe Shp\u00ebtimtari i bot\u00ebs dhe i frym\u00ebzoi ata me guxim p\u00ebr ta predikuar at\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kudo. N\u00eb Shkrimet e Shenjta, lexojm\u00eb se dishepujt, megjith\u00ebse e pan\u00eb Krishtin t\u00eb ringjallur, kishin ende shum\u00eb hamendje dhe dyshime n\u00eb vetvete. Por kur Shpirti i Shenjt\u00eb zbriti mbi ta n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, Ai ua hapi syt\u00eb e shpirtit p\u00ebr t\u00eb kuptuar shkrimet e shenjta, i ndri\u00e7oi, i m\u00ebsoi t\u00eb flisnin gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme, pra i fisnik\u00ebroi me energji jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebse dhe adhuruese, t\u00eb cil\u00ebn ne e quajm\u00eb bekim. Dhe q\u00eb nga ai moment ata u b\u00ebn\u00eb predikues t\u00eb guximsh\u00ebm, shp\u00ebrndar\u00ebs t\u00eb bekimit t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, themele t\u00eb pal\u00ebkundura t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Krishtit. Duke pasur Shpirtin e Shenjt\u00eb brenda tyre, apostujt filluan t&#8217;ua m\u00ebsojn\u00eb at\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve, gjith\u00eb k\u00ebshillit t\u00eb besimtar\u00ebve, gjith\u00eb Kish\u00ebs.<\/p>\n<p>Ne tham\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb Shpirti i Shenjt\u00eb zbriti n\u00eb form\u00ebn e gjuh\u00ebve t\u00eb zjarrit. Ai e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar se ashtu si zjarri ka aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb shk\u00eblqej\u00eb dhe t\u00eb pastroj\u00eb metalet e \u00e7muara nga toka, ashtu edhe Shpirti i Shenjt\u00eb ka fuqi, n\u00eb kuptimin shpirt\u00ebror, p\u00ebr t\u00eb na ndri\u00e7uar dhe pastruar. Ky \u00ebsht\u00eb funksioni i Tij n\u00eb Kish\u00eb. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksohet se Shpirt i Shenjt\u00eb nuk zbriti vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb dhe vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb moment t\u00eb caktuar kohor mbi ndjek\u00ebsit e Krishtit, por zbret vazhdimisht, duke vizituar me dashamir\u00ebsi kuvendin liturgjik t\u00eb besimtar\u00ebve. Festa historike e Rr\u00ebshaj\u00ebve \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi i veprimit t\u00eb Tij n\u00eb Kish\u00eb. N\u00eb fakt, Shpirti i Shenjt\u00eb banon vazhdimisht n\u00eb Kish\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm dhe aktiv n\u00eb \u00e7do fsheht\u00ebsi t\u00eb shenjt\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fsheht\u00ebsin\u00eb e shenjt\u00eb t\u00eb Eukaristis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb &#8211; t\u00eb cil\u00ebn, meq\u00eb ra fjala, ne e sh\u00ebrbejm\u00eb tani n\u00eb k\u00ebt\u00eb tempull t\u00eb shenjt\u00eb, kur i ofrojm\u00eb dhuratat dhe kur ato dhurata, buk\u00ebn dhe ver\u00ebn, n\u00ebp\u00ebrmjet fuqis\u00eb dhe veprimeve t\u00eb tij, transformohen n\u00eb trupin dhe gjakun e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Krishtit, me t\u00eb cilin ne shenjt\u00ebrohemi.<\/p>\n<p>T\u00eb dashurit t\u00eb mi, Shpirti i Shenjt\u00eb e ka mbushur Kish\u00ebn, q\u00eb ne t\u00eb p\u00ebrmbushemi me T\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i vet\u00ebm i ekzistenc\u00ebs son\u00eb n\u00eb Kish\u00eb: t\u00eb p\u00ebrpiqemi me gjith\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar Shpirtin e Shenjt\u00eb. Sh\u00ebn Serafim Sarovski thot\u00eb: ,,Q\u00ebllimi i jet\u00ebs sime \u00ebsht\u00eb t\u00eb fitoj Shpirtin e Shenjt\u2019\u2019. N\u00eb fund t\u00eb fundit, ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i \u00e7do njeriu t\u00eb krijuar nga Per\u00ebndia. Ne t\u00eb krishter\u00ebt kemi at\u00eb bekimin e Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi n\u00eb gjendje t\u00eb fitojm\u00eb Shpirtin e Shenjt\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb m\u00eb pas t&#8217;ia dor\u00ebzojm\u00eb bot\u00ebs. Sepse, vet\u00ebm Shpirti i Shenjt\u00eb e b\u00ebn nj\u00eb person real, autentik, ashtu si\u00e7 u konceptua dhe u krijua fillimisht nga Zoti Krijues. Ai e b\u00ebn njeriun t\u00eb plot\u00eb, sipas sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebs dhe ngjashm\u00ebris\u00eb s\u00eb Zotit. Vet\u00ebm njeriu i mbushur me Shpirtin e Shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri i g\u00ebzuar. K\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb miri e shpjegon Apostulli i Shenjt\u00eb Pavlle, i cili rendit si frytet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Shpirtit si: dashurin\u00eb, g\u00ebzimin, paqen, durimin, \u00ebmb\u00eblsin\u00eb, mir\u00ebsin\u00eb, besnik\u00ebrin\u00eb, but\u00ebsin\u00eb, vet\u00ebkontrollin <span style=\"font-size: 10pt; color: #800000;\"><strong>(krh. Gal. 5:22 -23)<\/strong><\/span>. K\u00ebtu jan\u00eb karakteristikat e atij q\u00eb ka marr\u00eb Shpirtin e Shenjt\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, shohim se nj\u00eb person i till\u00eb \u00ebsht\u00eb i but\u00eb, i mir\u00eb dhe i m\u00ebshirsh\u00ebm, plot dashuri. Pra, Shpirti i Shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb Ai q\u00eb e vendos njeriun n\u00eb plot\u00ebsin\u00eb dhe bukurin\u00eb e tij origjinale, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i ngjash\u00ebm me Krijuesin e tij.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, Shpirti i Zotit nd\u00ebrmjet\u00ebson q\u00eb njeriu t\u00eb shp\u00ebrfytyrohet dhe t\u00eb b\u00ebhet njeri i mir\u00eb dhe i p\u00ebrsosur. Shkenca dhe teknologjia, rrjetet sociale dhe inteligjenca artificiale, e cila tashm\u00eb i kalon kufijt\u00eb e normales, nuk do t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb njer\u00ebz m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb lumtur. N\u00ebse k\u00ebto gj\u00ebra mund ta p\u00ebrmir\u00ebsonin njeriun, sot nuk do t\u00eb kishim t\u00eb keqen, luft\u00ebrat, gjakderdhjen, melankolin\u00eb, depresionet dhe pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb. P\u00ebrkundrazi, duket sikur e keqja \u00ebsht\u00eb shumuar te njer\u00ebzit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kufiri midis realitetit dhe virtualitetit po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb i holl\u00eb. Jeta b\u00ebhet imagjinata jon\u00eb. Njer\u00ebzit nuk jetojn\u00eb m\u00eb nj\u00eb jet\u00eb autentike, por nj\u00eb lloj simulimi jete. Kjo nga ana tjet\u00ebr sjell, p\u00ebr fat t\u00eb keq, q\u00eb shpirt\u00ebrorja e njer\u00ebzve t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb simulim.<\/p>\n<p>Ne t\u00eb krishter\u00ebt duhet t\u00eb kemi kujdes ve\u00e7an\u00ebrisht nga ky rrezik, i cili \u00ebsht\u00eb fatal p\u00ebr shpirtin njer\u00ebzor. Jemi thirrur t\u00eb jemi drita e bot\u00ebs dhe prandaj duhet t\u00eb p\u00ebrpiqemi me maturi t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb fituar dhuntit\u00eb e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, dhe t\u00eb ndri\u00e7uar e t\u00eb udh\u00ebhequr prej Tij, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur ngroht\u00ebsin\u00eb dhe drit\u00ebn e Tij, si apostujt. Tham\u00eb se Shpirti i Shenjt\u00eb i jep njeriut guximin dhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vepra t\u00eb mira. Ai p\u00ebr Zotin b\u00ebn q\u00eb edhe t\u00eb pam\u00ebsuarit, t\u00eb pashkolluarit t\u00eb b\u00ebhen gjuetar\u00eb t\u00eb ndritur dhe t\u00eb urt\u00eb t\u00eb shpirtrave njer\u00ebzor\u00eb. ,,I bekuar je, o Krisht, Per\u00ebndia yn\u00eb, q\u00eb i tregove t\u00eb zgjuar peshkatar\u00ebt, kur u d\u00ebrgoi Shpirtin e Shenjt\u00eb dhe me an\u00eb t\u00eb tyre ai pushtoi gjith\u00ebsin\u00eb\u201d \u2013 k\u00ebndojm\u00eb n\u00eb troparin e Rr\u00ebshaj\u00ebve. Nj\u00eb peshkim i till\u00eb shpirt\u00ebror p\u00ebr Zotin nuk u ndal n\u00eb koh\u00ebt apostolike, por vazhdon me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn energji edhe sot n\u00eb Kish\u00ebn e Zotit. Dhe n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb, Zoti Shpirti i Shenjt\u00eb tregon disa ,,peshkatar\u00eb t\u00eb men\u00e7ur&#8221; q\u00eb qet\u00ebsojn\u00eb dhe fisnik\u00ebrojn\u00eb mij\u00ebra shpirtra. Le t&#8217;i hedhim nj\u00eb sy shekullit t\u00eb kaluar: nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e atyre q\u00eb jan\u00eb cil\u00ebsuar si shenjtor\u00eb vitet e fundit nuk ishin teolog\u00eb me diplom\u00eb apo njer\u00ebz jasht\u00ebzakonisht t\u00eb ditur, por mbi t\u00eb gjitha persona t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/pedesetnica-2023-043.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"1067\" class=\"size-full wp-image-114142 aligncenter\" srcset=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/pedesetnica-2023-043.jpg 1600w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/pedesetnica-2023-043-768x512.jpg 768w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/pedesetnica-2023-043-1536x1024.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ju keni d\u00ebgjuar dhe lexuar p\u00ebr Jerond\u00ebt e shenjt\u00eb Paisij, Porfirij, Jakob Callikis dhe t\u00eb tjer\u00eb. Shum\u00eb vepra dhe jet\u00eb t\u00eb tyre jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn maqedonase. Ata ishin murgj t\u00eb thjesht\u00eb, jo shum\u00eb t\u00eb ditur n\u00eb shkencat e k\u00ebsaj bote, por prandaj, ishin mjesht\u00ebr dhe doktor\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb m\u00ebsimeve m\u00eb t\u00eb urta Hyjnore. Vet\u00ebm shikoni se \u00e7far\u00eb b\u00ebri Shpirti i Shenjt\u00eb ndri\u00e7ues n\u00ebp\u00ebrmjet tyre! Nj\u00eb vep\u00ebr e madhe apostolike! Dhe ai e b\u00ebri, sepse ata e lejuan At\u00eb t\u00eb vepronte n\u00ebp\u00ebrmjet tyre, ata u b\u00ebn\u00eb en\u00ebt dhe p\u00ebrcjell\u00ebsit e Tij. N\u00ebp\u00ebrmjet pendimit, n\u00ebp\u00ebrmjet ngritjes, sakrific\u00ebs, lutjeve, bamir\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur t\u00eb mi, pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe ne: t\u00eb fitojm\u00eb Shpirtin e Shenjt\u00eb. Para s\u00eb gjithash, le t&#8217;i k\u00ebrkojm\u00eb falje, sepse askush prej nesh nuk \u00ebsht\u00eb i denj\u00eb t\u00eb jet\u00eb vendbanimi i Tij. Ne nuk jemi t\u00eb denj\u00eb, por n\u00ebse i afrohemi Atij me p\u00ebrul\u00ebsi dhe me d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb Tij, at\u00ebher\u00eb Ai do t\u00eb vij\u00eb e do t\u00eb vendoset n\u00eb zemr\u00ebn ton\u00eb, do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb na pastroj\u00eb nga m\u00ebkatet tona dhe t\u00eb na ndri\u00e7oj\u00eb. Prandaj, sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb t\u00eb madhe, le t\u00eb pendohemi p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb gabim n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, le t\u00eb hapim zemrat tona, q\u00eb n\u00eb to t\u00eb vij\u00eb Ai, Shpirti Ngush\u00ebllues, Shpirti i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb na jap\u00eb dashuri, g\u00ebzim, paqe, durim, \u00ebmb\u00eblsi, mir\u00ebsi, besnik\u00ebri, but\u00ebsi, p\u00ebrmbajte.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong><span style=\"color: #800000;\"> Amin!<\/span><\/strong><\/p>\n\n\n\nngg_shortcode_0_placeholder\n","protected":false},"featured_media":114138,"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"wprm-recipe-roundup-name":"","wprm-recipe-roundup-description":"","ngg_post_thumbnail":0},"tags":[3426,3427,3428,3429,3430,3431,3432,3040,3433],"category_slova":[3042],"avtori":[],"class_list":["post-114149","slova","type-slova","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","tag-chatgpt-sq","tag-veshtachka-inteligencija-sq","tag-duhovden-sq","tag-pedesetnica-sq","tag-realizam-sq","tag-sveta-troica-sq","tag-svetiot-duh-sq","tag-fjala-ese-tij-ipeshkvi-parthenius","tag-socialni-mrezhi-sq","category_slova-peshkopit-parthenij"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/slova\/114149","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/slova"}],"about":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/slova"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/114138"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=114149"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=114149"},{"taxonomy":"category_slova","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/category_slova?post=114149"},{"taxonomy":"avtori","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/avtori?post=114149"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}