{"id":120715,"date":"2024-01-15T12:21:00","date_gmt":"2024-01-15T11:21:00","guid":{"rendered":"https:\/\/bigorski.org.mk\/slova\/%category_slova%\/preku-hrista-stanuvame-kulturni-lugje\/"},"modified":"2024-01-23T18:09:28","modified_gmt":"2024-01-23T17:09:28","slug":"nepermjet-krishtit-ne-behemi-njerez-te-kulturuar","status":"publish","type":"slova","link":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/fjalet\/peshkopit-parthenij\/nepermjet-krishtit-ne-behemi-njerez-te-kulturuar\/","title":{"rendered":"N\u00ebp\u00ebrmjet Krishtit ne b\u00ebhemi njer\u00ebz t\u00eb kulturuar"},"content":{"rendered":"\n<h2 style=\"text-align: center;\"><a href=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/lajme\/ngjarje\/muzikal-madheshtor-i-krishtlindjeve-dhe-vitit-te-ri-ne-kercove\/\">Fjala e Shenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij Peshkopit Antaniski z. Partenij, Abati i Familjes s\u00eb Shenjt\u00eb Bigorska, n\u00eb muzikalin e Krishtlindjeve dhe Vitit t\u00eb Ri n\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00eb, m\u00eb 1\/14 janar viti 2024 n\u00eb ver\u00ebn e Shp\u00ebtimtarit<\/a><\/h2>\n<hr>\n<p style=\"text-align: center;\"><span style=\"color: #800000;\"><em>Shk\u00eblqesia Juaj e Lart\u00eb, Mitropoliti i Krushev\u00ebs dhe Demir Hisarit, z. Jovan,<\/em><\/span><\/p>\n<p class=\"has-drop-cap\">Do t&#8217;ia lejoj vetes t&#8217;ju fal\u00ebnderoj n\u00eb em\u00ebr t\u00eb korit ,,Metropolitan Kozma Pre\u00e7istanski&#8221;, nga aktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb rinj, si dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb orkestr\u00ebs ,,\u00c7algia Merak&#8221;, q\u00eb na nderuat sot me pranin\u00eb tuaj dhe p\u00ebr p\u00ebrkrahjen dhe mb\u00ebshtetjen e madhe p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb k\u00ebta t\u00eb rinj e b\u00ebjn\u00eb prej shum\u00eb vitesh.<\/p>\n<p>N\u00eb ve\u00e7anti dua t\u00eb fal\u00ebnderoj kryetarin e Komun\u00ebs s\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs, z. Fatmir Dehari, si dhe drejtorin e Qendr\u00ebs s\u00eb Kultur\u00ebs ,,Ko\u00e7o Racin\u201d, z. Mazllam Osmani, p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e tyre t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe mb\u00ebshtetjen q\u00eb i japin Motr\u00ebris\u00eb s\u00eb respektuar nga Manastiri Pre\u00e7ista Ki\u00e7evska. Zakonisht, p\u00ebrve\u00e7 peshkopit t\u00eb qytetit, edhe kryetar\u00ebt i quajm\u00eb ,,baballar\u00ebt e qyteteve\u201d. Zot\u00ebri Fatmir Dehari, i cili p\u00ebr shkaqe t\u00eb arsyeshme nuk \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm k\u00ebtu, me siguri do t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ai v\u00ebrtet d\u00ebshmoi se \u00ebsht\u00eb babai i t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve, me vet\u00ebdije t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb multietnike, por edhe p\u00ebr t\u00eb gjitha ato gj\u00ebra q\u00eb na lidhin. Sot ne kemi nj\u00eb besim t\u00eb ndrysh\u00ebm me bashk\u00ebv\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb n\u00eb qytet, por t\u00eb mos harrojm\u00eb se dikur kemi qen\u00eb t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit besim. Deri n\u00eb shekullin e XIV -t\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtu ishin ortodoks\u00eb. Mir\u00ebpo, n\u00eb kontekstin bashk\u00ebkohor, pavar\u00ebsisht se sot jemi t\u00eb besimeve t\u00eb ndryshme, t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb se ka shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb na bashkojn\u00eb. Zoti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe Ai \u00ebsht\u00eb dashuri.<\/p>\n<p>Ja, vitin 2023 e l\u00ebm\u00eb pas vetes dhe tani jemi n\u00eb pragun e vitit 2024. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb, t\u00eb dashur, t\u00eb pyesim veten se sa n\u00eb vitin e kaluar kemi qen\u00eb mbi t\u00eb gjitha njer\u00ebz t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb Zot, q\u00eb e kan\u00eb kthyer mendjen drejt hyjnores, gjithmon\u00eb b\u00ebjn\u00eb llogarit\u00eb se sa e kan\u00eb k\u00ebnaqur Zotin n\u00eb jet\u00ebn e tyre. Dhe ne e k\u00ebnaqim Zotin m\u00eb shum\u00eb kur i k\u00ebnaqim ata, dometh\u00ebn\u00eb i duam t\u00eb af\u00ebrmit tan\u00eb. Pasi q\u00eb ai q\u00eb beson, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb mos dashuroj\u00eb, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb mos e doj\u00eb v\u00ebllan\u00eb e tij. Sh\u00ebn Gjon Teologu thot\u00eb: N\u00ebse dikush thot\u00eb: ,,Un\u00eb e dua Per\u00ebndin\u00eb&#8221;, por urren v\u00ebllan\u00eb e vet, ai \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjeshtar: sepse, Kush nuk do v\u00ebllan\u00eb, t\u00eb cilin e sheh, nuk mund ta doj\u00eb as Per\u00ebndin\u00eb, t\u00eb cilin nuk e ka par\u00eb? (1. Gjon. 4,20-21). T\u00eb dashur t\u00eb mi, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb retrospektiv\u00eb, n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sikur q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit kompanit\u00eb i rregullojn\u00eb llogarit\u00eb e tyre dhe t\u00eb raportojn\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e tyre. Si e kaluam vitin q\u00eb shkoi? Nuk e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb na sjell e nes\u00ebrmja. Vet\u00ebm Zoti i M\u00ebshirsh\u00ebm e di se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm. Na mbetet t\u00eb fal\u00ebnderojm\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb, me m\u00ebshir\u00ebn e Zotit, kemi b\u00ebr\u00eb vitin e kaluar dhe t&#8217;i lutemi Zotit t\u00eb na ndihmoj\u00eb n\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm, t\u00eb jet\u00eb me ne, t\u00eb na mb\u00ebshtes\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha q\u00ebllimet tona t\u00eb mira. Le t\u00eb jemi, para s\u00eb gjithash, njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb dhe do t\u00eb jemi t\u00eb till\u00eb n\u00ebse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jemi f\u00ebmij\u00ebt e Tij.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/bozhiken-i-novogodishen-mjuzikl-vo-kichevo-slovo-vladika-partenij.jpg\" alt=\"\" width=\"1440\" height=\"961\" class=\"size-full wp-image-120387 aligncenter\" srcset=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/bozhiken-i-novogodishen-mjuzikl-vo-kichevo-slovo-vladika-partenij.jpg 1440w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/bozhiken-i-novogodishen-mjuzikl-vo-kichevo-slovo-vladika-partenij-768x513.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1440px) 100vw, 1440px\" \/><\/p>\n<p>Ungjilli i sot\u00ebm, i parapar\u00eb p\u00ebr diel\u00ebn para Epifanis\u00eb, ishte n\u00eb fakt fillimi i Ungjillit t\u00eb Shenjt\u00eb sipas Markut, ku flet p\u00ebr shfaqjen dhe predikimin e Sh\u00ebn Gjon Pag\u00ebzorit. Dhe \u00e7far\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e bukur se kjo, se z\u00ebri i Sh\u00ebn Gjonit, i cili tregoi Qengjin e Zotit dhe b\u00ebrtiti: ,,Pendohuni, se Mbret\u00ebria e Qiellit po afrohet!&#8221; Sh\u00ebn Gjoni tha me z\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e Judes\u00eb dhe me at\u00eb thirje Ai e p\u00ebrgatiti gjith\u00eb bot\u00ebn p\u00ebr ardhjen e Krishtit. Dhe k\u00ebshtu filloi Dhiata e Re. Ata q\u00eb u penduan v\u00ebrtet, e njoh\u00ebn Krishtin si Birin e Per\u00ebndis\u00eb. Nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt, ata q\u00eb shkuan p\u00ebr t\u00eb par\u00eb Sh\u00ebn Gjonin vet\u00ebm nga kureshtja, nuk e njoh\u00ebn Krishtin. Dhe prandaj Sh\u00ebn Gjoni e d\u00ebnoi zem\u00ebrgur\u00ebsin\u00eb e tyre. Pra, t\u00eb dashurit e mi, edhe ne sot e d\u00ebgjuam ungjilltarin Marko duke folur p\u00ebr predikimin e Sh\u00ebn Gjonit n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e Judes\u00eb dhe duke na sugjeruar se duhet t\u00eb pendohemi. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim i bukur p\u00ebr fillimin e vitit.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket koncertit, do t\u00eb jem i sinqert\u00eb dhe do t\u00eb them se shum\u00eb her\u00eb kam pasur ndjenja aq t\u00eb forta saq\u00eb edhe kam qar\u00eb. Sepse e gjith\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb fryt i pendimit. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb q\u00eb shihni p\u00ebrball\u00eb e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb koncert t\u00eb mrekulluesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb entuziazmit t\u00eb tyre. Dhe entuziazmi i tyre vjen nga pendimi i tyre, sepse t\u00eb gjith\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eukaristike, jan\u00eb kishtar\u00eb. E pat\u00eb se \u00e7far\u00eb lloj kulture kultivojn\u00eb n\u00eb vetvete n\u00ebp\u00ebrmjet Krishtit! Sa shum\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb to personi liturgjik, fryt i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb ky koncert i mrekulluesh\u00ebm. Ndaj le t\u00eb jet\u00eb ky nj\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb nga ky qytet i bukur, i cili tashm\u00eb po p\u00ebrjeton ringjalljen e tij. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mund t\u00eb them se K\u00ebr\u00e7ova po p\u00ebrjeton nj\u00eb rilindje vitet e fundit. E theksoj s\u00ebrish se kjo \u00ebsht\u00eb si rezultat i bashk\u00ebpunimit. K\u00ebr\u00e7ova \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shembull i bashk\u00ebpunimit multietnik dhe qoft\u00eb bekim dhe nder p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb at\u00eb pun\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pal\u00ebt, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb Komuna, institucionet kulturore, e pastaj t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Prandaj un\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb thirrje: D\u00ebrgoni f\u00ebmij\u00ebt tuaj n\u00eb Kish\u00eb, sepse atje ata do t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri se si fillimisht t\u00eb b\u00ebhen njer\u00ebz. Sepse njeriu \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm me Zotin n\u00eb kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs. Pa Zotin, fatkeqsisht, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb femohues. Historia e ka treguar gjithmon\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb shekullin XXI, ne shohim se, p\u00ebr fat t\u00eb keq, njeriu identifikohet me krijesat e tjera. Ai thot\u00eb se nuk ka Zot, nuk ka Krijues. Nj\u00eb shekull e gjysm\u00eb m\u00eb par\u00eb, shkenc\u00ebtari Darvin propozoi nj\u00eb hipotez\u00eb p\u00ebr origjin\u00ebn e njeriut nga nj\u00eb kafsh\u00eb. Dhe njeriu me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb filloi t\u00eb identifikohej me kafsh\u00ebt, t\u00eb jetonte si kafsh\u00eb, t\u00eb reduktohej n\u00eb nivelin e plot\u00ebsimit t\u00eb vet\u00ebm nevojave ekzistenciale personale, t\u00eb mos aspironte asgj\u00eb t\u00eb besimit dhe shpirt\u00ebrore. Por tani e shohim se njeriu ka zbritur edhe m\u00eb posht\u00eb se kafsha. Me k\u00ebt\u00eb q\u00eb do t\u00eb them, nuk dua t\u00eb ofendoj ask\u00ebnd, sepse Kisha i do t\u00eb gjith\u00eb, i p\u00ebrqafon t\u00eb gjith\u00eb, ka vend p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb t\u00eb, \u00ebsht\u00eb vend pendimi. Dometh\u00ebn\u00eb, k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Greqin\u00eb fqinje, parlamenti po p\u00ebrballet me nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb madhe dhe duhet t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim ,,historik\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb \u00e7iftet e martuara t\u00eb t\u00eb njejt\u00ebs gjini t\u00eb bir\u00ebsojn\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Dhe askush nuk i pengon apo i d\u00ebnon ata q\u00eb duan t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsi t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjini, sepse ata vet\u00eb kan\u00eb vendosur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Kisha nuk i b\u00ebn dhun\u00eb askujt, Kisha k\u00ebshtu filloi: ndaj saj ushtrohej dhun\u00eb, por asnj\u00eb i krishter\u00eb gjat\u00eb treqind viteve t\u00eb para, deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e persekutimeve n\u00eb koh\u00ebn e perandorit Kostandin, nuk u p\u00ebrgjigj me dhun\u00eb, nuk rr\u00ebmbeu arm\u00ebt kund\u00ebr askujt, por thirri: ,,Ejani t\u00eb gjith\u00eb! Ai ka p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, ka buk\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb!&#8221; E dini, t\u00eb gjitha dukurit\u00eb e brendshme te njeriu, si p.sh., pasionet, q\u00eb jan\u00eb forca t\u00eb krijuara nga Zoti dhe jan\u00eb asnjan\u00ebse, kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb te njeriu, por varet nga ne si t&#8217;i p\u00ebrdorim dhe drejtojm\u00eb ato. Edhe at\u00ebher\u00eb kishte \u00e7ifte homoseksuale, por Kisha nuk i refuzoi, por i t\u00ebrhoqi dhe i transformoi. Ajo e ka at\u00eb forc\u00eb edhe sot. Por le t\u00eb mendojm\u00eb tani m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr bir\u00ebsimin e f\u00ebmij\u00ebve nga komunitetet e t\u00eb njejt\u00ebs gjini. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, d\u00ebgjojm\u00eb p\u00ebr surrogatin\u00eb. Pyes veten, n\u00ebna, gj\u00ebja m\u00eb e shenjt\u00eb, a kthehet n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, p\u00ebr t&#8217;ia dor\u00ebzuar m\u00eb pas dikujt?! Tani njer\u00ebzit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb keq se kafsh\u00ebt. E shihni n\u00eb natyr\u00eb se sa e fort\u00eb \u00ebsht\u00eb am\u00ebsia te t\u00eb gjitha krijesat e Zotit. Nj\u00eb zog, n\u00ebn\u00eb, p\u00ebr shembull, \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb vdes\u00eb p\u00ebr zogjt\u00eb e saj. Dhe n\u00ebse p\u00ebr hir t\u00eb zogjve t\u00eb saj i duhet t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb rrezik q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebqind her\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se ajo, ajo do t\u00eb sakrifikoj\u00eb veten. Nuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb se am\u00ebsia. T\u00eb gjith\u00eb kemi shkruar ushtrime me shkrim p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn. Por si do t\u00eb shkruajn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt nes\u00ebr p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e tyre? N\u00ebna \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb madh\u00ebshtore. Edhe Zoti erdhi n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet N\u00ebn\u00ebs. Mos mendoni se e them k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t&#8217;ju thirrur n\u00eb nj\u00eb lloj rebelimi apo proteste. N\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. B\u00ebhuni t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt tuaj do t\u00eb mbrohen. Le t\u00eb shk\u00eblqej\u00eb n\u00eb ju tradita ortodokse. Ne kemi m\u00ebsuar nga gjyshet tona. Kur ishim f\u00ebmij\u00eb, m\u00ebsonim nga grat\u00eb, nga ato gjyshet e zgjuara q\u00eb jetuan n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit. Sigurisht, nga prind\u00ebrit, q\u00eb p\u00ebr shkak se ishte komuniz\u00ebm, ishin pak t\u00eb turpsh\u00ebm dhe nuk e deklaruan aq publikisht besimin e tyre. Por gjyshet e dinin se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb pendimi, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb Zoti. M\u00eb kujtohet kur i thoshim gjyshes n\u00eb komuniz\u00ebm: ,,Kjo \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria e s\u00eb ardhmes, t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb thon\u00eb k\u00ebshtu\u201d, ajo thoshte: \u201cJo. Pasi \u00ebsht\u00eb pa Zot, bir, do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb. Do tia shohim fundin\u201d. Dhe ajo, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj, pa fundin e asaj shoq\u00ebrie pa besim n\u00eb Zot. Gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb pa Per\u00ebndin\u00eb do ta p\u00ebrjetoj\u00eb fundin.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/bozhiken-i-novogodishen-mjuzikl-vo-kichevo-slovo-vladika-partenij-2.jpg\" alt=\"\" width=\"1440\" height=\"960\" class=\"size-full wp-image-120391 aligncenter\" srcset=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/bozhiken-i-novogodishen-mjuzikl-vo-kichevo-slovo-vladika-partenij-2.jpg 1440w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/bozhiken-i-novogodishen-mjuzikl-vo-kichevo-slovo-vladika-partenij-2-768x512.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1440px) 100vw, 1440px\" \/><\/p>\n<p>T\u00eb dashurit e mi, tradit\u00ebn q\u00eb na e transmetuan t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb e keni n\u00eb manastire dhe tempuj dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e fort\u00eb. K\u00ebrkojeni atje, d\u00ebrgoni f\u00ebmij\u00ebt tuaj atje. E shihni sa koncert t\u00eb bukur na dhan\u00eb k\u00ebta t\u00eb rinj t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. Besoj se te t\u00eb gjith\u00eb ju kan\u00eb ngjallur ndjenja t\u00eb forta dhe fisnike. I fal\u00ebnderoj p\u00ebr dhurat\u00ebn, ata kurr\u00eb nuk harrojn\u00eb t\u00eb m\u00eb japin di\u00e7ka. Megjithat\u00eb, dijeni se dhurata ime m\u00eb e madhe jeni ju. Nuk ka dhurat\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se fytyrat tuaja t\u00eb buz\u00ebqeshura, nuk ka dhurat\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se pendimi juaj q\u00eb shoh dhe ndjej, nuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se mundi juaj p\u00ebr besimin e Krishtit. Kjo \u00ebsht\u00eb dhurata m\u00eb e madhe. T\u00eb jesh i krishter\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb p\u00ebrqafosh t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e k\u00ebsaj bote, pavar\u00ebsisht nga kombi i tyre, pavar\u00ebsisht nga besimi i tyre. Sepse Krishti nuk b\u00ebn dallime mes njer\u00ebzve. Edhe kur ishte n\u00eb nj\u00eb trup n\u00eb Tok\u00eb, ai shkat\u00ebrroi t\u00eb gjitha tabut\u00eb q\u00eb ekzistonin drejt grave dhe t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. N\u00eb Krishtin ka nj\u00eb p\u00ebrqafim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Qofshi t\u00eb bekuar, t\u00eb kemi nj\u00eb ver\u00eb t\u00eb re t\u00eb bukur t\u00eb Zotit!<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb her\u00eb falenderojm\u00eb peshkopin Jovan, i cili na nderoi me pranin\u00eb e tij. Un\u00eb e njoh dashurin\u00eb e tij p\u00ebr Zotin p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Jemi shoq\u00ebruar q\u00eb nga rinia, kemi qen\u00eb fqinj\u00eb n\u00eb Manastirin e famsh\u00ebm. Un\u00eb e di se ai e do Zotin dhe se gjithmon\u00eb b\u00ebn sakrifica p\u00ebr T\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Qofshi gjall\u00eb e sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Faleminderit!<\/strong><\/p>\n<p><div class=\"embed-wrapper\"><blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"KTNTDTe4u6\"><a href=\"http:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/fjalet\/letrat\/faleminderit-peshkop-qe-na-e-treguat-krishtin\/\">Faleminderit, Peshkop, q\u00eb na e treguat Krishtin!<\/a><\/blockquote><iframe loading=\"lazy\" class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"&#8220;Faleminderit, Peshkop, q\u00eb na e treguat Krishtin!&#8221; &#8212; \u2020 \u0411\u0438\u0433\u043e\u0440\u0441\u043a\u0438 \u043c\u0430\u043d\u0430\u0441\u0442\u0438\u0440\" src=\"http:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/fjalet\/letrat\/faleminderit-peshkop-qe-na-e-treguat-krishtin\/embed\/#?secret=QfluBqJo8l#?secret=KTNTDTe4u6\" data-secret=\"KTNTDTe4u6\" width=\"600\" height=\"338\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/div><\/p>\n<p><div class=\"embed-wrapper\"><blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"iLZoK2XbxJ\"><a href=\"http:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/lajme\/ngjarje\/muzikal-madheshtor-i-krishtlindjeve-dhe-vitit-te-ri-ne-kercove\/\">Muzikal madh\u00ebshtor i Krishtlindjeve dhe Vitit t\u00eb Ri n\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00eb<\/a><\/blockquote><iframe loading=\"lazy\" class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"&#8220;Muzikal madh\u00ebshtor i Krishtlindjeve dhe Vitit t\u00eb Ri n\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00eb&#8221; &#8212; \u2020 \u0411\u0438\u0433\u043e\u0440\u0441\u043a\u0438 \u043c\u0430\u043d\u0430\u0441\u0442\u0438\u0440\" src=\"http:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/lajme\/ngjarje\/muzikal-madheshtor-i-krishtlindjeve-dhe-vitit-te-ri-ne-kercove\/embed\/#?secret=iq9XuOtrc8#?secret=iLZoK2XbxJ\" data-secret=\"iLZoK2XbxJ\" width=\"600\" height=\"338\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/div><\/p>\n","protected":false},"featured_media":120388,"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"wprm-recipe-roundup-name":"","wprm-recipe-roundup-description":"","ngg_post_thumbnail":0},"tags":[3484,3570,3569,3080,3566,3567,3568,3571,3512,3404,3406,3572,3078,3573,3409,3574],"category_slova":[3042],"avtori":[],"class_list":["post-120715","slova","type-slova","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","tag-bozik-sq","tag-istopolovi-zaednici-sq","tag-kalandi-sq","tag-kercoves","tag-kozma-prechistanski-sq","tag-koncert-sq","tag-kultura-sq","tag-majchinstvo-sq","tag-moral-sq","tag-opshtestvo-sq","tag-postmoderno-opshtestvo-sq","tag-predanie-sq","tag-precista","tag-sekularizam-sq","tag-sovremeno-opshtestvo-sq","tag-surogat-majchinstvo-sq","category_slova-peshkopit-parthenij"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/slova\/120715","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/slova"}],"about":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/slova"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/120388"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=120715"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=120715"},{"taxonomy":"category_slova","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/category_slova?post=120715"},{"taxonomy":"avtori","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/avtori?post=120715"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}