{"id":139592,"date":"2026-05-29T11:14:21","date_gmt":"2026-05-29T10:14:21","guid":{"rendered":"https:\/\/bigorski.org.mk\/vesti\/%category_vesti%\/padot-na-bogorodichniot-grad-i-neizgaslivata-svetlina-na-noviot-rim\/"},"modified":"2026-05-29T12:06:48","modified_gmt":"2026-05-29T11:06:48","slug":"renia-e-qytetit-te-hyjlindeses-dhe-drita-e-pashuar-e-romes-se-re","status":"publish","type":"vesti","link":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/lajme\/adhurime\/renia-e-qytetit-te-hyjlindeses-dhe-drita-e-pashuar-e-romes-se-re\/","title":{"rendered":"R\u00ebnia e qytetit t\u00eb Hyjlind\u00ebses dhe drita e pashuar e Rom\u00ebs s\u00eb Re"},"content":{"rendered":"\n<blockquote class=\"wp-block-quote is-layout-flow wp-block-quote-is-layout-flow\">\n<p><em>Sot, Mbret\u00ebresha e t\u00eb gjitha qyteteve e heq kuror\u00ebn e mbret\u00ebris\u00eb tok\u00ebsore; duke iu dor\u00ebzuar martirizimit, pastrohet me zjarr dhurata e Konstandinit, Qyteti i Hyjlind\u00ebses; dhe prej duarve t\u00eb Krijuesit t\u00eb shekujve, sht\u00ebpia e shenjtor\u00ebve dhe Qyteti i dashur merr kuror\u00ebn tejet t\u00eb ndritshme t\u00eb lavdis\u00eb s\u00eb p\u00ebrjetshme.<\/em><\/p>\n<\/blockquote>\n\n\n\n<p class=\"has-text-align-right\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-drop-cap\">N\u00eb kujtes\u00ebn e shenjt\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs, 29 maji nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm data e nj\u00eb ngjarjeje historike dhe p\u00ebrvjetori i r\u00ebnies s\u00eb nj\u00eb qyteti, por nj\u00eb dit\u00eb soditjeje t\u00eb thell\u00eb shpirt\u00ebrore mbi misterin e vuajtjes, besnik\u00ebris\u00eb dhe shpres\u00ebs. Sepse Konstandinopoja, Roma e Re, Mbret\u00ebresha e qyteteve, nuk ishte vet\u00ebm kryeqyteti i nj\u00eb perandorie, por zemra e nj\u00eb qytet\u00ebrimi t\u00eb krishter\u00eb, altari i Tradit\u00ebs Orthodhokse, selia e Sinodeve Ekumenike, nj\u00eb kandil ndri\u00e7ues i teologjis\u00eb, artit dhe lutjes. N\u00eb kishat e saj lavd\u00ebrohej Emri i Krishtit me bukuri t\u00eb patregueshme; n\u00eb manastiret e saj t\u00eb shenjta piqej asketizmi i t\u00eb osh\u00ebnar\u00ebve; n\u00eb pallatet dhe rrug\u00ebt e saj zhvillohej drama e nj\u00eb historie q\u00eb d\u00ebshironte ta shnd\u00ebrronte bot\u00ebn me fuqin\u00eb e Ungjillit.<\/p>\n\n\n<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"aligncenter size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1200\" height=\"627\" src=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/The-Siege-of-Constantinople.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-65082\" srcset=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/The-Siege-of-Constantinople.jpg 1200w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/The-Siege-of-Constantinople-768x401.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1200px) 100vw, 1200px\" \/><figcaption class=\"wp-element-caption\">\u201cRrethimi fatal i Qytetit n\u00eb vitin 1453\u201d, Kisha e Moldovi\u021b\u00ebs, Rumani.<\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n<p>Asnj\u00eb qytet tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 Jerusalemit t\u00eb shenjt\u00eb, nuk e ka mbartur n\u00eb vetvete aq fuqish\u00ebm vul\u00ebn e historis\u00eb s\u00eb krishter\u00eb sa Konstandinopoja. N\u00ebse Jerusalemi ishte vendi i Kryqit dhe i Ngjalljes, at\u00ebher\u00eb Konstandinopoja ishte vendi ku kjo e v\u00ebrtet\u00eb shp\u00ebtimtare mori nj\u00eb shprehje t\u00eb ndritur sinodike n\u00eb jet\u00ebn e Kish\u00ebs dhe t\u00eb popujve. Prej andej u p\u00ebrhap n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt drita e rr\u00ebfimit orthodhoks; prej andej u form\u00ebsuan p\u00ebrcaktimet dogmatike t\u00eb besimit; prej andej u p\u00ebrhap madh\u00ebshtia liturgjike q\u00eb i edukoi brezat n\u00eb shijen e qiellores. Prandaj kujtimi i r\u00ebnies s\u00eb saj nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm trishtim p\u00ebr nj\u00eb perandori t\u00eb humbur, por nj\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb mos harrohet burimi prej t\u00eb cilit jan\u00eb ushqyer popuj dhe kultura t\u00eb panum\u00ebrta t\u00eb krishtera.<\/p>\n\n\n\n<p>R\u00ebnia e Konstandinopoj\u00ebs n\u00eb vitin 1453 sh\u00ebnoi fundin e nj\u00eb epoke historike tok\u00ebsore, por jo edhe fundin e misionit t\u00eb saj shpirt\u00ebror. Muret e dukshme u pushtuan, por themelet e padukshme t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb saj mbet\u00ebn t\u00eb pathyeshme. Konstandinopoja ra, por nuk ra ideja e saj; nuk u shua drita e saj, as nuk u nd\u00ebrpre ndikimi i saj mbi jet\u00ebn e Kish\u00ebs. Sepse fryma e Romeizmit, ky bashkim i shnd\u00ebrruar me hir i besimit, urt\u00ebsis\u00eb, adhurimit dhe kultur\u00ebs, vazhdoi t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata popuj q\u00eb u ushqyen nga thesari shpirt\u00ebror bizantin. Edhe sot, kur bota gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb i harron burimet e veta t\u00eb shenjta, t\u00eb krishter\u00ebt nuk duhet ta harrojn\u00eb Rom\u00ebn e Re, e cila p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb shekuj ishte kryeqyteti i krishterimit dhe i nj\u00eb qytet\u00ebrimi t\u00eb form\u00ebsuar nga Kryqi dhe Ngjallja.<\/p>\n\n\n<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"aligncenter size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1535\" height=\"1024\" src=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/carskata-palata-so-pogled-kon-sv.-sofija.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-139584\" srcset=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/carskata-palata-so-pogled-kon-sv.-sofija.jpg 1535w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/carskata-palata-so-pogled-kon-sv.-sofija-768x512.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1535px) 100vw, 1535px\" \/><figcaption class=\"wp-element-caption\">Pallati Perandorak me pamje drejt Sh\u00ebn Sofis\u00eb.<\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n<p>Ve\u00e7an\u00ebrisht ne, orthodhoks\u00ebt, jemi t\u00eb thirrur q\u00eb me mir\u00ebnjohje dhe p\u00ebrnderim ta ruajm\u00eb kujtimin e Kostandinopoj\u00ebs, sepse ajo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kryeqytet historik; ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr e gjall\u00eb e nd\u00ebrgjegjes sinodike t\u00eb Kish\u00ebs. Sot, p\u00ebrmes d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb ndritur dhe t\u00eb p\u00ebrulur t\u00eb Patriarkan\u00ebs Ekumenike t\u00eb fronit t\u00eb par\u00eb, Konstandinopoja vazhdon t\u00eb jet\u00eb N\u00ebna e Orthodhoksis\u00eb, qendra e fronit t\u00eb par\u00eb, e cila me forc\u00eb t\u00eb qet\u00eb, por t\u00eb pal\u00ebkundur, d\u00ebshmon vazhdim\u00ebsin\u00eb e pand\u00ebrprer\u00eb t\u00eb Tradit\u00ebs apostolike dhe at\u00ebrore. N\u00eb t\u00eb dhe p\u00ebrmes saj, Roma e Re edhe sot mbetet boshti shpirt\u00ebror i bot\u00ebs orthodhokse, duke na kujtuar se lavdia e v\u00ebrtet\u00eb e Kish\u00ebs nuk q\u00ebndron n\u00eb ep\u00ebrsin\u00eb tok\u00ebsore, por n\u00eb besnik\u00ebrin\u00eb ndaj Krishtit, n\u00eb unitetin e besimit dhe n\u00eb sh\u00ebrbimin e mbushur me hir ndaj t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, duke kujtuar sot r\u00ebnien e Konstandinopoj\u00ebs, nuk i dor\u00ebzohemi d\u00ebshp\u00ebrimit historik, por rip\u00ebrt\u00ebrijm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ton\u00eb ndaj trash\u00ebgimis\u00eb q\u00eb na \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar. Lutemi p\u00ebr prehjen e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb dhan\u00eb jet\u00ebn mbi muret e saj, duke mbrojtur Shenjt\u00ebrit\u00eb dhe besimin orthodhoks; lutemi edhe q\u00eb ne t\u00eb mbetemi bij t\u00eb denj\u00eb t\u00eb asaj Tradite t\u00eb shenjt\u00eb, besnik\u00eb ndaj N\u00ebn\u00ebs Kish\u00eb dhe ndaj unitetit n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Sepse qytetet mund t\u00eb pushtohen, kishat mund t\u00eb p\u00ebrdhosen, perandorit\u00eb mund t\u00eb zhduken, por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb vulosur me hir, me gjakun e martir\u00ebve dhe me lot\u00ebt e shenjtor\u00ebve, mbetet p\u00ebrjet\u00eb.<\/p>\n\n\n<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"aligncenter size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1536\" height=\"1024\" src=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/padot-na-konstantinopol-the-siege-of-constantinople.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-139582\" srcset=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/padot-na-konstantinopol-the-siege-of-constantinople.jpg 1536w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/padot-na-konstantinopol-the-siege-of-constantinople-768x512.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1536px) 100vw, 1536px\" \/><figcaption class=\"wp-element-caption\">Rrethimi fatal i Qytetit n\u00eb vitin 1453.<\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb dhe mir\u00ebnjoh\u00ebse jeton edhe Manastiri yn\u00eb i Shenjt\u00eb i Bigorskit. \u00c7do vit, me bekimin e jerond\u00ebs son\u00eb t\u00eb dashur, Episkopit t\u00eb Antanis\u00eb, z. Partenij, v\u00ebllaz\u00ebria p\u00ebrkujton me lutje t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ran\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs dhe t\u00eb besimit orthodhoks: mbrojt\u00ebsit e Shenjt\u00ebrive, t\u00eb Mbret\u00ebresh\u00ebs s\u00eb qyteteve dhe t\u00eb Tradit\u00ebs q\u00eb nuk i p\u00ebrket vet\u00ebm s\u00eb kaluar\u00ebs, por edhe nd\u00ebrgjegjes s\u00eb gjall\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb prej p\u00ebrsiatjeve t\u00eb tij shpirt\u00ebrore p\u00ebr Rom\u00ebn e Re, jeronda yn\u00eb thot\u00eb me dhimbje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, por edhe me shpres\u00eb t\u00eb pal\u00ebkundur:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cV\u00ebrtet, ne orthodhoks\u00ebt nuk duhet ta harrojm\u00eb kurr\u00eb qytetin e Konstandinit, qytetin e Zonj\u00ebs son\u00eb t\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb, Hyjlind\u00ebses; qytetin e shenjtor\u00ebve t\u00eb panum\u00ebrt, ku u themelua besimi shp\u00ebtimtar dhe prej nga Orthodhoksia ndriti p\u00ebr shum\u00eb popuj e vise. Dhe se ky qend\u00ebr e Orthodhoksis\u00eb s\u00eb gjith\u00ebmbarshme \u00ebsht\u00eb rregulluar nga Ekonomia Hyjnore, dhe se hiri i Per\u00ebndis\u00eb e mban dhe kujdeset p\u00ebr t\u00eb, d\u00ebshmohet edhe nga vet\u00eb fakti se deri m\u00eb sot aty jeton dhe ekziston N\u00ebna Kish\u00eb, Patriarkana Ekumenike. Kur disa, dikur, d\u00ebshironin ta posht\u00ebronin dhe t\u2019i merrnin selit\u00eb e saj t\u00eb lavdishme, para s\u00eb gjithash Sh\u00ebn Sofin\u00eb madh\u00ebshtore, m\u00eb n\u00eb fund e zhvendos\u00ebn \u2014 jo pa dijenin\u00eb dhe providenc\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb \u2014 n\u00eb lagjen q\u00eb quhet Fanar, prej nga p\u00ebrs\u00ebri u ndri\u00e7on me p\u00ebrul\u00ebsi t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb frym\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebna e Per\u00ebndis\u00eb nuk e ka harruar qytetin e saj mbret\u00ebror; shenjtor\u00ebt nuk e kan\u00eb harruar qytetin e Sinodeve Ekumenike, por edhe sot e mbrojn\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e tyre n\u00eb t\u00eb dhe na th\u00ebrrasin neve, bijve t\u00eb tyre, t\u00eb gjith\u00eb orthodhoks\u00ebve, t\u00eb bashkohemi rreth Fronit t\u00eb Par\u00eb t\u00eb besimit dhe t\u00eb qytet\u00ebrimit ton\u00eb, ta nderojm\u00eb dhe ta mb\u00ebshtesim, duke fituar k\u00ebshtu bekimin e qytetit qiellor t\u00eb shenjtor\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Bashkimi n\u00eb besimin e Ungjillit dhe n\u00eb Tradit\u00ebn e Et\u00ebrve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga aspektet e sinodalitetit; do t\u00eb thosha, \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsia e tij, por edhe kushti i tij. Vet\u00ebm ai q\u00eb mbledh, q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u2019i sjell\u00eb n\u00eb grigj\u00ebn e Krishtit ata q\u00eb jan\u00eb larguar dhe ndar\u00eb; vet\u00ebm ai q\u00eb i sh\u00ebron plag\u00ebt sipas barnave t\u00eb treguara nga Et\u00ebrit e Kish\u00ebs \u2014 ai nd\u00ebrton, rip\u00ebrt\u00ebrin dhe bashkon. Ai b\u00ebn veprat e drit\u00ebs, t\u00eb cilat nj\u00ebkoh\u00ebsisht i zbulojn\u00eb qart\u00eb veprat e err\u00ebsir\u00ebs q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebrball\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Pyes veten, kur sot p\u00ebrpiqem me mund\u00ebsit\u00eb e mia t\u00eb p\u00ebrulura t\u00eb gjykoj ngjarjet n\u00eb bot\u00eb dhe n\u00eb Kish\u00eb: a ka ndryshuar karakteri i t\u00eb krishterit, duke humbur Krishtin? A e ka humbur dhembshurin\u00eb, nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe p\u00ebr \u00e7do v\u00eblla ve\u00e7mas kur ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb vuajtje? A e shfryt\u00ebzojm\u00eb mund\u00ebsin\u00eb kur dikush \u00ebsht\u00eb i shtypur n\u00ebn barr\u00ebn e zgjedh\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb realizuar ndonj\u00eb d\u00ebshir\u00eb dhe mendim tonin \u2014 t\u00eb pasionuar, pushtetdash\u00ebs dhe t\u00eb kot\u00eb? Por Zoti nuk na l\u00eb kurr\u00eb pa shpres\u00eb, por na th\u00ebrret t\u00eb durojm\u00eb deri n\u00eb fund; sepse e jona \u00ebsht\u00eb t\u00eb \u2018q\u00ebndrojm\u00eb mir\u00eb, t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb me frik\u00eb, t\u00eb kemi kujdes\u2019, nd\u00ebrsa Ai i plot\u00ebson dob\u00ebsit\u00eb tona dhe vendos drejt\u00ebsin\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Qoft\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm kujtimi i t\u00eb gjith\u00eb mbrojt\u00ebsve t\u00eb Mbret\u00ebresh\u00ebs s\u00eb qyteteve; dhe Zoti na dh\u00ebnt\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e harrojm\u00eb kurr\u00eb Rom\u00ebn e Re, misionin e saj t\u00eb shenjt\u00eb dhe pranin\u00eb e saj t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb amnore n\u00eb jet\u00ebn e Orthodhoksis\u00eb. Amin.<\/p>\n\n\n\n<p style=\"text-align: center;\">N\u00eb vijim, n\u00ebse d\u00ebshironi t\u00eb d\u00ebgjoni se si mund t\u00eb ken\u00eb ting\u00eblluar sh\u00ebrbesat kishtare n\u00eb Sh\u00ebn Sofin\u00eb e Kostandinopoj\u00ebs, klikoni n\u00eb lidhjen e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><a href=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/vesti\/svet\/glasoven-dokument-kako-bi-zvuchelo-koga-bi-se-naogjale-vo-sveta-sofija-pred-1500-godini\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Dokument zanor: Si mund t\u00eb ket\u00eb ting\u00eblluar po t\u00eb gjendeshit n\u00eb Sh\u00ebn Sofin\u00eb para 1.500 vjet\u00ebsh.<\/strong><\/a><\/p>\n<hr>\n<p style=\"text-align: center; padding-left: 40px;\"><a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=uX4UJv-eIjQ\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Animacion 3D i Kostandinopoj\u00ebs s\u00eb rind\u00ebrtuar (klikoni n\u00eb lidhje)<\/strong><\/a><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-embed is-type-video is-provider-youtube wp-block-embed-youtube wp-embed-aspect-16-9 wp-has-aspect-ratio\"><div class=\"wp-block-embed__wrapper\">\n<div class=\"embed-wrapper\"><iframe loading=\"lazy\" title=\"&quot;O \u03b8\u03b5\u03cc\u03c2 \u03ae\u03bb\u03b8\u03bf\u03c3\u03b1\u03bd \u03ad\u03b8\u03bd\u03b7&quot; \u039c\u03b1\u03bd\u03bf\u03c5\u03ae\u03bb \u0394\u03bf\u03cd\u03ba\u03b1 \u03c4\u03bf\u03c5 \u03a7\u03c1\u03c5\u03c3\u03ac\u03c6\u03b7\" width=\"640\" height=\"360\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/WjxEhucr24k?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe><\/div>\n<\/div><\/figure>\n\n\n\t\t\t<style>\n                #foogallery-gallery-139580.fg-justified .fg-item {\n                    margin-right: 2px;\n                    margin-bottom: 2px;\n                }\n\n                #foogallery-gallery-139580.fg-justified .fg-image {\n                    height: 200px;\n                }\n\t\t\t<\/style>\n\t\t\t<div class=\"foogallery foogallery-container foogallery-justified foogallery-lightbox-foogallery fg-justified fg-light fg-shadow-outline fg-loading-default fg-loaded-scale-up fg-hover-zoomed fg-hover-fade fg-hover-eye fg-ready\" id=\"foogallery-gallery-139580\" data-foogallery=\"{&quot;item&quot;:{&quot;showCaptionTitle&quot;:false,&quot;showCaptionDescription&quot;:false},&quot;lazy&quot;:true,&quot;paging&quot;:{&quot;type&quot;:&quot;infinite&quot;,&quot;theme&quot;:&quot;fg-light&quot;,&quot;size&quot;:20,&quot;position&quot;:&quot;bottom&quot;,&quot;scrollToTop&quot;:true,&quot;output&quot;:&quot;&quot;},&quot;template&quot;:{&quot;rowHeight&quot;:200,&quot;maxRowHeight&quot;:300,&quot;margins&quot;:2,&quot;align&quot;:&quot;center&quot;,&quot;lastRow&quot;:&quot;justify&quot;}}\" data-foogallery-lightbox=\"{&quot;theme&quot;:&quot;fg-dark&quot;,&quot;thumbs&quot;:&quot;bottom&quot;,&quot;thumbsCaptions&quot;:false,&quot;thumbsBestFit&quot;:false,&quot;thumbsSmall&quot;:false,&quot;thumbsCaptionsAlign&quot;:&quot;default&quot;,&quot;info&quot;:false,&quot;infoAlign&quot;:&quot;default&quot;,&quot;transition&quot;:&quot;fade&quot;,&quot;autoProgress&quot;:4,&quot;autoProgressStart&quot;:true,&quot;hoverButtons&quot;:false,&quot;fitMedia&quot;:false,&quot;noScrollbars&quot;:true,&quot;preserveButtonSpace&quot;:true,&quot;buttons&quot;:{&quot;fullscreen&quot;:true,&quot;info&quot;:true,&quot;thumbs&quot;:true},&quot;video&quot;:{&quot;autoPlay&quot;:true}}\" >\n\t<div class=\"fg-item fg-type-image fg-idle\"><figure class=\"fg-item-inner\"><a href=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/galleries\/2026\/139579-2026-PadotNaCarigrad\/PadotNaCarigrad-2026-001.jpg\" data-type=\"image\" class=\"fg-thumb\"><span class=\"fg-image-wrap\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" height=\"300\" width=\"398\" class=\"skip-lazy fg-image\" data-src-fg=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/cache\/remote\/bigorski-org-mk\/1571446438.jpg\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%22http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%22%20width%3D%22398%22%20height%3D%22300%22%20viewBox%3D%220%200%20398%20300%22%3E%3C%2Fsvg%3E\" loading=\"eager\"><\/span><span class=\"fg-image-overlay\"><\/span><\/a><figcaption class=\"fg-caption\"><div class=\"fg-caption-inner\"><\/div><\/figcaption><\/figure><div class=\"fg-loader\"><\/div><\/div><div class=\"fg-item fg-type-image fg-idle\"><figure class=\"fg-item-inner\"><a href=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/galleries\/2026\/139579-2026-PadotNaCarigrad\/PadotNaCarigrad-2026-002.jpg\" data-type=\"image\" class=\"fg-thumb\"><span class=\"fg-image-wrap\"><img decoding=\"async\" height=\"300\" width=\"398\" class=\"skip-lazy fg-image\" data-src-fg=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/cache\/remote\/bigorski-org-mk\/3542440261.jpg\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%22http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%22%20width%3D%22398%22%20height%3D%22300%22%20viewBox%3D%220%200%20398%20300%22%3E%3C%2Fsvg%3E\" loading=\"eager\"><\/span><span class=\"fg-image-overlay\"><\/span><\/a><figcaption class=\"fg-caption\"><div class=\"fg-caption-inner\"><\/div><\/figcaption><\/figure><div class=\"fg-loader\"><\/div><\/div><div class=\"fg-item fg-type-image fg-idle\"><figure class=\"fg-item-inner\"><a href=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/galleries\/2026\/139579-2026-PadotNaCarigrad\/PadotNaCarigrad-2026-003.jpg\" data-type=\"image\" class=\"fg-thumb\"><span class=\"fg-image-wrap\"><img decoding=\"async\" height=\"300\" width=\"398\" class=\"skip-lazy fg-image\" data-src-fg=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/cache\/remote\/bigorski-org-mk\/529488347.jpg\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%22http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%22%20width%3D%22398%22%20height%3D%22300%22%20viewBox%3D%220%200%20398%20300%22%3E%3C%2Fsvg%3E\" loading=\"eager\"><\/span><span class=\"fg-image-overlay\"><\/span><\/a><figcaption class=\"fg-caption\"><div class=\"fg-caption-inner\"><\/div><\/figcaption><\/figure><div class=\"fg-loader\"><\/div><\/div><div class=\"fg-item fg-type-image fg-idle\"><figure class=\"fg-item-inner\"><a href=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/galleries\/2026\/139579-2026-PadotNaCarigrad\/PadotNaCarigrad-2026-004.jpg\" data-type=\"image\" class=\"fg-thumb\"><span class=\"fg-image-wrap\"><img decoding=\"async\" height=\"300\" width=\"226\" class=\"skip-lazy fg-image\" data-src-fg=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/cache\/remote\/bigorski-org-mk\/357191874.jpg\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%22http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%22%20width%3D%22226%22%20height%3D%22300%22%20viewBox%3D%220%200%20226%20300%22%3E%3C%2Fsvg%3E\" loading=\"eager\"><\/span><span class=\"fg-image-overlay\"><\/span><\/a><figcaption class=\"fg-caption\"><div class=\"fg-caption-inner\"><\/div><\/figcaption><\/figure><div class=\"fg-loader\"><\/div><\/div><div class=\"fg-item fg-type-image fg-idle\"><figure class=\"fg-item-inner\"><a href=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/galleries\/2026\/139579-2026-PadotNaCarigrad\/PadotNaCarigrad-2026-005.jpg\" data-type=\"image\" class=\"fg-thumb\"><span class=\"fg-image-wrap\"><img decoding=\"async\" height=\"300\" width=\"398\" class=\"skip-lazy fg-image\" data-src-fg=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/cache\/remote\/bigorski-org-mk\/3655356508.jpg\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%22http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%22%20width%3D%22398%22%20height%3D%22300%22%20viewBox%3D%220%200%20398%20300%22%3E%3C%2Fsvg%3E\" loading=\"eager\"><\/span><span class=\"fg-image-overlay\"><\/span><\/a><figcaption class=\"fg-caption\"><div class=\"fg-caption-inner\"><\/div><\/figcaption><\/figure><div class=\"fg-loader\"><\/div><\/div><div class=\"fg-item fg-type-image fg-idle\"><figure class=\"fg-item-inner\"><a href=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/galleries\/2026\/139579-2026-PadotNaCarigrad\/PadotNaCarigrad-2026-006.jpg\" data-type=\"image\" class=\"fg-thumb\"><span class=\"fg-image-wrap\"><img decoding=\"async\" height=\"300\" width=\"398\" class=\"skip-lazy fg-image\" data-src-fg=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/cache\/remote\/bigorski-org-mk\/1466914751.jpg\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%22http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%22%20width%3D%22398%22%20height%3D%22300%22%20viewBox%3D%220%200%20398%20300%22%3E%3C%2Fsvg%3E\" loading=\"eager\"><\/span><span class=\"fg-image-overlay\"><\/span><\/a><figcaption class=\"fg-caption\"><div class=\"fg-caption-inner\"><\/div><\/figcaption><\/figure><div class=\"fg-loader\"><\/div><\/div><div class=\"fg-item fg-type-image fg-idle\"><figure class=\"fg-item-inner\"><a href=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/galleries\/2026\/139579-2026-PadotNaCarigrad\/PadotNaCarigrad-2026-007.jpg\" data-type=\"image\" class=\"fg-thumb\"><span class=\"fg-image-wrap\"><img decoding=\"async\" height=\"300\" width=\"398\" class=\"skip-lazy fg-image\" data-src-fg=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/cache\/remote\/bigorski-org-mk\/2613401377.jpg\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%22http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%22%20width%3D%22398%22%20height%3D%22300%22%20viewBox%3D%220%200%20398%20300%22%3E%3C%2Fsvg%3E\" loading=\"eager\"><\/span><span class=\"fg-image-overlay\"><\/span><\/a><figcaption class=\"fg-caption\"><div class=\"fg-caption-inner\"><\/div><\/figcaption><\/figure><div class=\"fg-loader\"><\/div><\/div><\/div>\n<style type=\"text\/css\">#foogallery-gallery-136845 {    margin-top: 30px;\r\n }<\/style>\n\n","protected":false},"featured_media":139593,"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"wprm-recipe-roundup-name":"","wprm-recipe-roundup-description":"","ngg_post_thumbnail":0,"footnotes":""},"tags":[3046,3440,4113,4114],"category_vesti":[2956],"tags_vesti":[],"lokacii":[],"class_list":["post-139592","vesti","type-vesti","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","tag-kostandinopojen","tag-konstantinopol-sq","tag-noviot-rim","tag-padot-na-konstantinopol","category_vesti-adhurime"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/vesti\/139592","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/vesti"}],"about":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/vesti"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/vesti\/139592\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":139606,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/vesti\/139592\/revisions\/139606"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/139593"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139592"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139592"},{"taxonomy":"category_vesti","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/category_vesti?post=139592"},{"taxonomy":"tags_vesti","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags_vesti?post=139592"},{"taxonomy":"lokacii","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/lokacii?post=139592"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}