{"id":140429,"date":"2026-10-27T08:53:20","date_gmt":"2026-10-27T07:53:20","guid":{"rendered":"https:\/\/bigorski.org.mk\/vesti\/%category_vesti%\/trieset-i-pet-godini-patrijarshisko-sluzhenje-vo-ljubov-i-vistina\/"},"modified":"2026-10-27T09:07:53","modified_gmt":"2026-10-27T08:07:53","slug":"tridhjete-e-pese-vjet-sherbese-patriarkale-ne-dashuri-dhe-ne-te-vertete","status":"publish","type":"vesti","link":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/lajme\/ngjarje\/tridhjete-e-pese-vjet-sherbese-patriarkale-ne-dashuri-dhe-ne-te-vertete\/","title":{"rendered":"Tridhjet\u00eb e pes\u00eb vjet sh\u00ebrbes\u00eb patriarkale n\u00eb dashuri dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-drop-cap\">Me ndjenja g\u00ebzimi t\u00eb thell\u00eb shpirt\u00ebror, dashurie t\u00eb sinqert\u00eb birnore dhe mir\u00ebnjohjeje t\u00eb pamas\u00eb ndaj Per\u00ebndis\u00eb, Manastiri yn\u00eb i Shenjt\u00eb i Bigorskit bashkohet me kremtimet lut\u00ebsore me rastin e jubileut t\u00eb madh e t\u00eb bekuar t\u00eb tridhjet\u00eb e pes\u00eb vjet\u00ebve nga zgjedhja e Gjith\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij Hyjnore, Kryepiskopit t\u00eb Kostandinopoj\u00ebs \u2013 Rom\u00ebs s\u00eb Re dhe Patriarkut Ekumenik, z. z. Vartholomeu, n\u00eb Fronin e shenjt\u00eb t\u00eb Par\u00eb t\u00eb Orthodhoksis\u00eb. Prandaj, kjo shprehje jon\u00eb publike \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb akt i thjesht\u00eb dhe i sinqert\u00eb mir\u00ebnjohjeje p\u00ebr veprat e m\u00ebdha t\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij Bariu t\u00eb p\u00ebrulur.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 22 tetor 1991, Providenca Hyjnore e thirri Mitropolitin e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Halkidon\u00ebs, z. Vartholomeu, t\u00eb mbante kryqin e r\u00ebnd\u00eb, por t\u00eb bekuar, t\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebs patriarkale. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tri dekada, ky Kryebari i p\u00ebrulur, por i pal\u00ebkundur, d\u00ebshmon p\u00ebr fuqin\u00eb e dashuris\u00eb ungjillore, p\u00ebr bukurin\u00eb e Tradit\u00ebs Orthodhokse dhe p\u00ebr shenjt\u00ebrin\u00eb e unitetit kishtar. Gjat\u00eb patriarkatit t\u00eb tij, ai ka sjell\u00eb pajtim n\u00eb shum\u00eb skizma dhe ndarje brenda Kish\u00ebs s\u00eb vetme katholike. Sh\u00ebrbesa e tij shum\u00ebvje\u00e7are kryeprift\u00ebrore \u00ebsht\u00eb e mbushur me p\u00ebrpjekje t\u00eb palodhura p\u00ebr ruajtjen e besimit, p\u00ebr pajtimin dhe kap\u00ebrcimin e ndarjeve, p\u00ebr mir\u00ebkuptimin nd\u00ebrorthodhoks, p\u00ebr dinjitetin e njeriut dhe p\u00ebr p\u00ebrkujdesjen ndaj natyr\u00ebs e gjith\u00eb krijes\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn njihet n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn si \u201cPatriarku i Gjelb\u00ebr\u201d.<\/p>\n\n\n<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"aligncenter size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1440\" height=\"1080\" src=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/vselenski-patrijarh-vartolomej.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-132760\" srcset=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/vselenski-patrijarh-vartolomej.jpg 1440w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/vselenski-patrijarh-vartolomej-768x576.jpg 768w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/vselenski-patrijarh-vartolomej-500x375.jpg 500w\" sizes=\"auto, (max-width: 1440px) 100vw, 1440px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n<p>Dhe sa i r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb, v\u00ebrtet, kryqi i Fronit t\u00eb Kostandinopoj\u00ebs! T\u00eb jesh pasardh\u00ebs shpirt\u00ebror i Patriark\u00ebve t\u00eb lavdish\u00ebm t\u00eb Kostandinopoj\u00ebs, t\u00eb ruash t\u00eb gjall\u00eb amanetin apostolik dhe at\u00eb t\u00eb Et\u00ebrve t\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb romeike orthodhokse, pik\u00ebrisht n\u00eb qytetin ku dikur shk\u00eblqente lavdia perandorake e krishter\u00eb, nd\u00ebrsa sot t\u00eb krishter\u00ebt orthodhoks\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb grigj\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie me popullsi kryesisht myslimane, \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje asketike q\u00eb k\u00ebrkon besim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, urt\u00ebsi, durim dhe guxim shpirt\u00ebror. Atje, prej nga u p\u00ebrhap pag\u00ebzimi i shum\u00eb popujve dhe ku u vendos\u00ebn themelet e dogmave t\u00eb krishterimit, atje ku shekujt kan\u00eb l\u00ebn\u00eb plag\u00eb t\u00eb thella historike, ku edhe sot ekzistojn\u00eb sfida serioze p\u00ebr jet\u00ebn dhe lirin\u00eb e bashk\u00ebsis\u00eb orthodhokse dhe ku Shkolla e famshme Theologjike e Halkit prej dekadash pret nx\u00ebn\u00ebsit e saj, Patriarku Ekumenik vazhdon sh\u00ebrbes\u00ebn e tij me dinjitet, but\u00ebsi dhe besnik\u00ebri t\u00eb pal\u00ebkundur ndaj Kish\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ai forcon dhe lart\u00ebson autoritetin e k\u00ebsaj Patriarkane me Fronin e Par\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, n\u00eb p\u00ebrputhje me tradit\u00ebn e bekuar t\u00eb Et\u00ebrve t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Sinodeve. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, dinjiteti i tij patriarkal nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb nder, por mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb d\u00ebshmi e p\u00ebrditshme e Kryqit dhe e Ngjalljes, si dhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e bekuar ndaj unitetit dhe plot\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb personin e tij, Kisha njeh nj\u00eb timonier t\u00eb urt\u00eb dhe me p\u00ebrvoj\u00eb, i cili, n\u00eb mes t\u00eb stuhive t\u00eb bot\u00ebs bashk\u00ebkohore, ruan t\u00eb paprekur thesarin e \u00e7muar t\u00eb besimit apostolik, duke mos reshtur s\u00eb thirruri njer\u00ebzimin drejt paqes, pendimit dhe dashuris\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore. Sepse madh\u00ebshtia e v\u00ebrtet\u00eb e nj\u00eb Kryebariu t\u00eb Kish\u00ebs nuk shfaqet vet\u00ebm n\u00eb dinjitetin dhe privilegjet e Fronit t\u00eb tij, por, para s\u00eb gjithash, n\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur barr\u00ebt e t\u00eb tjer\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar plag\u00ebt e ndarjes dhe p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb at\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb me mall unitetin n\u00eb Krishtin. N\u00eb fund t\u00eb fundit, ai q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb vendin e par\u00eb, n\u00eb cilindo nivel t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb kishtare, q\u00ebndron p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe p\u00ebr gjith\u00e7ka.<\/p>\n\n\n<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"aligncenter size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1280\" height=\"1920\" src=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/patrijarh-g.-g.-vartolomej.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-119563\" srcset=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/patrijarh-g.-g.-vartolomej.jpg 1280w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/patrijarh-g.-g.-vartolomej-768x1152.jpg 768w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/patrijarh-g.-g.-vartolomej-1024x1536.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht kjo frym\u00eb pajtuese, kjo k\u00ebmb\u00ebngulje fisnike p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar udh\u00ebn e dashuris\u00eb dhe t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb edhe atje ku p\u00ebrllogaritjet njer\u00ebzore, shpesh t\u00eb r\u00ebnduara dhe t\u00eb drejtuara nga mendjemadh\u00ebsia e individ\u00ebve t\u00eb caktuar, shohin vet\u00ebm rrug\u00eb pa dalje, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga tiparet m\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse t\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebs s\u00eb tij historike. N\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha sprovat e nd\u00ebrlikuara t\u00eb jet\u00ebs kishtare bashk\u00ebkohore, Gjith\u00ebshenjt\u00ebria e Tij nuk resht s\u00eb na kujtuari se Kisha nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb sundimi dhe rivaliteti, por Trupi i Krishtit, n\u00eb t\u00eb cilin plaga e nj\u00eb gjymtyre b\u00ebhet dhimbje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, nd\u00ebrsa sh\u00ebrimi i nj\u00eb ndarjeje b\u00ebhet g\u00ebzim i p\u00ebrbashk\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb dhe q\u00eb Kryeprifti i P\u00ebrjetsh\u00ebm e k\u00ebrkoi n\u00eb lutje, me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Tij plot dashuri p\u00ebrpara Atit: \u201cQ\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb, ashtu si Ti, o At\u00eb, je n\u00eb Mua dhe Un\u00eb n\u00eb Ty\u201d (Joani 17:21). Nj\u00eb sh\u00ebrbes\u00eb e till\u00eb, e cila nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb imitim i p\u00ebrulur dhe nj\u00eb ndjekje me p\u00ebrkushtim e sh\u00ebrbes\u00ebs s\u00eb Krishtit, shpeshher\u00eb sjell keqkuptime, kund\u00ebrshtime dhe akuza t\u00eb padrejta. Megjithat\u00eb, ajo mbetet gjithmon\u00eb dhe mbi gjith\u00e7ka nj\u00eb d\u00ebshmi e \u00e7muar se bariu i v\u00ebrtet\u00eb nuk i braktis shpirtrat q\u00eb i jan\u00eb besuar, por, sipas shembullit t\u00eb Bariut t\u00eb Mir\u00eb, jep jet\u00ebn e vet p\u00ebr delet (krh. Joani 10:11).<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebr ne, nd\u00ebrkaq, bijt\u00eb e Kryepiskopat\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb dhe t\u00eb lavdishme t\u00eb Ohrit, ky jubile ka nj\u00eb dometh\u00ebnie ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb thell\u00eb, personale dhe historike.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Me mir\u00ebnjohje t\u00eb pamas\u00eb dhe p\u00ebrnderim kujtojm\u00eb 9 majin historik t\u00eb vitit 2022 \u2014 dhe si do t\u00eb mundnim, apo si do t\u00eb guxonim, ta harronim vall\u00eb? \u2014 kur m\u00eb n\u00eb fund, pas dekadash t\u00eb gjata izolimi t\u00eb dhimbsh\u00ebm kishtar dhe pas shum\u00eb vitesh p\u00ebrpjekjesh, fal\u00eb p\u00ebrkujdesjes dhe urt\u00ebsis\u00eb at\u00ebrore t\u00eb Gjith\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij dhe me vendimin e Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Hirsh\u00ebm t\u00eb Patriarkan\u00ebs Ekumenike, hierarkia jon\u00eb kishtare, kleri dhe populli besimtar u pranuan n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb eukaristike. Ishte nj\u00eb \u00e7ast g\u00ebzimi t\u00eb pap\u00ebrshkruesh\u00ebm, kur trishtimi shum\u00ebvje\u00e7ar i brezave t\u00eb paraardh\u00ebsve tan\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb lot fal\u00ebnderimi, nd\u00ebrsa zemrat tona ndien p\u00ebrs\u00ebri plot\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebsis\u00eb kishtare orthodhokse.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu, me qart\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, zbulohet roli historik i Patriarkut Ekumenik z. z. Vartholomeu n\u00eb jet\u00ebn e popullit ton\u00eb. Sot, kur Kisha jon\u00eb e Shenjt\u00eb jeton p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb unitet kanonik dhe eukaristik me plot\u00ebsin\u00eb e Orthodhoksis\u00eb dhe kur, me ndihm\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, kemi v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb shumt\u00eb, miq dhe bashk\u00ebsh\u00ebrbyes nd\u00ebr Kishat Orthodhokse Lokale, nuk duhet ta harrojm\u00eb at\u00eb q\u00eb i pari hapi der\u00ebn p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs hym\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebsi t\u00eb bekuar. Emri i tij duhet t\u00eb shkruhet me shkronja t\u00eb arta n\u00eb kujtes\u00ebn e popullit ton\u00eb. Pa e zvog\u00ebluar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e t\u00eb gjitha gjesteve t\u00eb m\u00ebvonshme v\u00ebllaz\u00ebrore dhe veprimeve kishtare, e v\u00ebrteta historike na detyron t\u00eb pranojm\u00eb se ishte pik\u00ebrisht Patriarku Ekumenik z. z. Vartholomeu, s\u00eb bashku me Sinodin e tij t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Hirsh\u00ebm, ai q\u00eb nd\u00ebrmori hapin e par\u00eb vendimtar dhe hodhi themelet p\u00ebr sh\u00ebrimin e plag\u00ebs son\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kishtare. Ai nuk q\u00ebndroi indiferent ndaj dhimbjes son\u00eb, nuk e shp\u00ebrfilli thirrjen ton\u00eb, e d\u00ebgjoi vajin ton\u00eb, e pa vuajtjen ton\u00eb shpirt\u00ebrore n\u00ebn zgjedh\u00ebn e munges\u00ebs s\u00eb dashuris\u00eb dhe, me zem\u00ebr at\u00ebrore e me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij historike, hapi udh\u00ebn drejt rivendosjes s\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb son\u00eb t\u00eb plot\u00eb eukaristike me v\u00ebllez\u00ebrit orthodhoks\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, mir\u00ebnjohja jon\u00eb ndaj tij nuk \u00ebsht\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje mir\u00ebsjelljeje, as shprehje e nj\u00eb ndjenje t\u00eb \u00e7astit, por nj\u00eb detyr\u00eb e nd\u00ebrgjegjes dhe e kujtes\u00ebs historike. Si\u00e7 theksoi at\u00ebher\u00eb n\u00eb Kostandinopoj\u00eb edhe Kryepiskopi yn\u00eb i nderuar z. z. Stefan: \u201cN\u00ebnt\u00eb maji p\u00ebr ne do t\u00eb mbetet nj\u00eb dit\u00eb e kujtes\u00ebs shpirt\u00ebrore dhe komb\u00ebtare, nj\u00eb dit\u00eb bamir\u00ebsie, nj\u00eb dit\u00eb nderimi dhe p\u00ebrkujtimi \u2014 nj\u00eb fest\u00eb shpirt\u00ebrore dhe komb\u00ebtare.\u201d Nj\u00eb popull q\u00eb harron mir\u00ebb\u00ebr\u00ebsit e tij e humbet leht\u00ebsisht ndjesin\u00eb e dhurat\u00ebs q\u00eb ka marr\u00eb, nd\u00ebrsa edhe vet\u00eb t\u00eb mirat shnd\u00ebrrohen n\u00eb barr\u00eb e jo n\u00eb bekim. Nd\u00ebrsa ne, q\u00eb p\u00ebr kaq shum\u00eb koh\u00eb kemi d\u00ebshiruar me mall unitetin kishtar, kemi m\u00eb pak t\u00eb drejt\u00eb se kushdo tjet\u00ebr t\u00eb harrojm\u00eb dor\u00ebn at\u00ebrore q\u00eb na u zgjat, apo t\u00eb refuzojm\u00eb p\u00ebrqafimin at\u00ebror. P\u00ebrkundrazi, pik\u00ebrisht tani, kur po shijojm\u00eb frytet e bekuara t\u00eb pajtimit, jemi t\u00eb thirrur t\u00eb d\u00ebshmojm\u00eb edhe m\u00eb fuqish\u00ebm mir\u00ebnjohjen ton\u00eb ndaj mir\u00ebb\u00ebr\u00ebsit, i cili, me dashurin\u00eb dhe vendosm\u00ebrin\u00eb e tij, na ndihmoi t\u00eb arrijm\u00eb k\u00ebt\u00eb g\u00ebzim.<\/p>\n\n\n<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"aligncenter size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1500\" height=\"1001\" src=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/pedesetnica-vo-carigrad-2022-142.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-140427\" srcset=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/pedesetnica-vo-carigrad-2022-142.jpg 1500w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/pedesetnica-vo-carigrad-2022-142-768x513.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1500px) 100vw, 1500px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n<p>Ky akt historik mbetet nj\u00eb shenj\u00eb e ndritur n\u00eb historin\u00eb bashk\u00ebkohore t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb dhe t\u00eb popullit ton\u00eb. N\u00eb t\u00eb njohim dashurin\u00eb e Kish\u00ebs M\u00ebm\u00eb, e cila nuk i harron bijt\u00eb e saj, por me nj\u00eb p\u00ebrqafim at\u00ebror u hapi atyre der\u00ebn e unitetit eukaristik. V\u00ebrtet, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr duket sikur jehojn\u00eb fjal\u00ebt e Shp\u00ebtimtarit: \u201cLum paqeb\u00ebr\u00ebsit, sepse ata do t\u00eb quhen bij t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb\u201d (Mattheu 5:9).<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u2014 dhe k\u00ebt\u00eb e p\u00ebrmendim p\u00ebr t\u00eb shprehur p\u00ebrkujdesjen ton\u00eb birnore \u2014 i p\u00ebrjetojm\u00eb me dhimbje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb shpirt\u00ebrore sulmet e padrejta, fyerjet dhe shpifjet q\u00eb jo rrall\u00eb drejtohen kund\u00ebr personit t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb Patriarkut Ekumenik. Natyrisht, n\u00eb jet\u00ebn kishtare mund t\u00eb ekzistojn\u00eb mendime, q\u00ebndrime dhe gjykime t\u00eb ndryshme p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7anta; por tjet\u00ebr gj\u00eb \u00ebsht\u00eb gjykimi i sinqert\u00eb dhe i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, e krejt tjet\u00ebr jan\u00eb lig\u00ebsia, p\u00ebr\u00e7mimi dhe shpifja ndaj t\u00eb af\u00ebrmit. Nj\u00eb sjellje e till\u00eb nuk i ka hije askujt q\u00eb \u00ebsht\u00eb i krishter\u00eb orthodhoks! Aq m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb b\u00ebhet kur k\u00ebto drejtohen kund\u00ebr nj\u00eb njeriu q\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn e tij ia ka kushtuar sh\u00ebrbes\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe q\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj nesh, ka treguar nj\u00eb dashuri dhe mir\u00ebsi kaq t\u00eb madhe. Apostulli i Shenjt\u00eb Jakov na paralajm\u00ebron t\u00eb mos flasim keq p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin (krh. Jakovi 4:11). Shpifja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebkat i r\u00ebnd\u00eb dhe, kur asaj i shtohet edhe mosmir\u00ebnjohja ndaj mir\u00ebb\u00ebr\u00ebsit, ajo b\u00ebhet nj\u00eb shfaqje edhe m\u00eb e dhimbshme e pandjeshm\u00ebris\u00eb shpirt\u00ebrore, madje edhe e humbjes s\u00eb gjykimit t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb dhe e mashtrimit shpirt\u00ebror. Dhe n\u00ebse shpifja kund\u00ebr cilitdo t\u00eb af\u00ebrmi p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb m\u00ebkat kaq t\u00eb madh, sa m\u00eb tep\u00ebr vlen kjo p\u00ebr shpifjen dhe blasfemimin kund\u00ebr Kryebariut \u2014 nj\u00eb veprim q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn vet\u00ebvrasje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shpirt\u00ebrore! Neve, si t\u00eb krishter\u00eb, nuk na ka hije t&#8217;i harrojm\u00eb t\u00eb mirat q\u00eb kemi marr\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrgjigjemi me d\u00ebnim atje ku kemi pranuar dashuri. P\u00ebrkundrazi, detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb ta ruajm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ta kultivojm\u00eb mir\u00ebnjohjen dhe t\u00eb lutemi p\u00ebr ata q\u00eb mbajn\u00eb kryqin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb drejtimit t\u00eb Kish\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, \u00ebsht\u00eb nderi dhe dinjiteti yn\u00eb ta ndjekim, ta respektojm\u00eb dhe ta mbrojm\u00eb nga ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ta d\u00ebmtojn\u00eb rendin e bekuar kishtar dhe struktur\u00ebn hierarkike t\u00eb gj\u00ebrave!<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor solemn dhe t\u00eb bekuar, zemrat tona jan\u00eb t\u00eb mbushura jo vet\u00ebm me nderim ndaj k\u00ebtij jubileu t\u00eb madh kishtar, por edhe me dashurin\u00eb dhe dhembshurin\u00eb m\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr nj\u00eb At\u00eb shpirt\u00ebror, emri i t\u00eb cilit do t\u00eb mbetet p\u00ebrgjithmon\u00eb i shkruar me mir\u00ebnjohje n\u00eb historin\u00eb e Kish\u00ebs son\u00eb dhe n\u00eb kujtimin lut\u00ebsor t\u00eb Manastirit ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Gjith\u00ebshenjt\u00ebria Juaj Hyjnore, At\u00eb dhe Imzot yn\u00eb i shum\u00ebdashur!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga thell\u00ebsia e zemrave tona, Plaku yn\u00eb i shum\u00ebdashur, Episkopi i Antanis\u00eb, z. Parteni, s\u00eb bashku me gjith\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb ton\u00eb murg\u00ebrore dhe mot\u00ebrimet e manastireve tona, Ju shpreh urimet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jubile t\u00eb ndritur e t\u00eb bekuar, me ndjenja mir\u00ebnjohjeje t\u00eb pamas\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha mir\u00ebsit\u00eb Tuaja, p\u00ebr dashurin\u00eb Tuaj ungjillore dhe p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Kish\u00ebn ton\u00eb t\u00eb Shenjt\u00eb dhe p\u00ebr popullin ton\u00eb.<\/p>\n\n\n<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"aligncenter size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1600\" height=\"1065\" src=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/vseenski-patrjarh-vartolomej-i-bigorskoto-bratstvo-i-sestrinstvo-1.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-140425\" srcset=\"https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/vseenski-patrjarh-vartolomej-i-bigorskoto-bratstvo-i-sestrinstvo-1.jpg 1600w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/vseenski-patrjarh-vartolomej-i-bigorskoto-bratstvo-i-sestrinstvo-1-768x511.jpg 768w, https:\/\/bigorski.org.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/vseenski-patrjarh-vartolomej-i-bigorskoto-bratstvo-i-sestrinstvo-1-1536x1022.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n<p>I lutemi Kryepriftit t\u00eb Madh dhe Bariut t\u00eb shpirtrave tan\u00eb, Zotit Jisu Krisht, me nd\u00ebrmjetimet e Zonj\u00ebs son\u00eb t\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb, Hyjlind\u00ebses, t\u00eb Apostullit t\u00eb Shenjt\u00eb e t\u00eb Lavdish\u00ebm Andrea, t\u00eb Par\u00ebthirrurit, si dhe t\u00eb Apostullit t\u00eb zellsh\u00ebm Vartholome, q\u00eb t&#8217;Ju dhuroj\u00eb sh\u00ebndet t\u00eb fort\u00eb, fuqi shpirt\u00ebrore, paqe, ngush\u00ebllim qiellor dhe shum\u00eb vite t\u00eb tjera t\u00eb bekuara t\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbese patriarkale t\u00eb frytshme. Hiri i Tij Ju forcoft\u00eb n\u00eb \u00e7do sprov\u00eb, Ju ndri\u00e7oft\u00eb urt\u00ebsin\u00eb dhe i bekoft\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet Tuaja p\u00ebr unitetin, paqen dhe mir\u00ebqenien e Kish\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb Orthodhokse.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa ne, nga kjo shenjt\u00ebrore jon\u00eb e p\u00ebrulur e Bigorskit, p\u00ebrpara ikon\u00ebs \u00e7udib\u00ebr\u00ebse t\u00eb mbrojt\u00ebsit ton\u00eb qiellor, Sh\u00ebn Joan Pag\u00ebzorit, do t\u00eb vazhdojm\u00eb me dashuri ta lart\u00ebsojm\u00eb emrin Tuaj t\u00eb bekuar n\u00eb lutjet tona, duke fal\u00ebnderuar Per\u00ebndin\u00eb, i Cili n\u00eb personin Tuaj na dhuroi kaq shum\u00eb p\u00ebrkujdesje at\u00ebrore, ngush\u00ebllim dhe mir\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr shum\u00eb vjet t\u00eb bekuara, Gjith\u00ebshenjt\u00ebria Juaj!<\/p>\n\n\n\n<p>Zoti Ju ruajt\u00eb dhe Ju forcoft\u00eb edhe p\u00ebr shum\u00eb vite t\u00eb tjera, p\u00ebr g\u00ebzimin e mbar\u00eb Orthodhoksis\u00eb dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb neve q\u00eb Ju duam sinqerisht dhe, me mir\u00ebnjohje t\u00eb shenjt\u00eb, Ju puthim t\u00eb djatht\u00ebn Tuaj t\u00eb shenjt\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"featured_media":132761,"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"wprm-recipe-roundup-name":"","wprm-recipe-roundup-description":"","ngg_post_thumbnail":0,"footnotes":""},"tags":[3034,3047,3050,4172],"category_vesti":[2959],"tags_vesti":[],"lokacii":[],"class_list":["post-140429","vesti","type-vesti","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","tag-patriarkana-ekumenike","tag-patriarku-bartolomeu","tag-patriarku-ekumenik-z-z-bartolomeu","tag-jubilej","category_vesti-ngjarje"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/vesti\/140429","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/vesti"}],"about":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/vesti"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/vesti\/140429\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":140443,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/vesti\/140429\/revisions\/140443"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/132761"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=140429"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=140429"},{"taxonomy":"category_vesti","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/category_vesti?post=140429"},{"taxonomy":"tags_vesti","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags_vesti?post=140429"},{"taxonomy":"lokacii","embeddable":true,"href":"https:\/\/bigorski.org.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/lokacii?post=140429"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}