Mjekimi

Puna e vëllazërisë Bigorski me persona të varur dhe persona të tjerë problematikë- shoqërorë

Të lumtur janë mëshiruesit, sepse ata do të mëshirohen (Mat. 5:7).

Ideja për veprimtarinë bamirëse të përkujdesjes dhe trajtimit të të varurve në manastirin e Bigorskit, lindi krejt spontanisht, me vullnetin e Zotit, pasi një numër në rritje i të varurve filluan të vijnë në manastir, duke kërkuar ndihmë, zgjidhje dhe shërim për sëmundjen e tyre të rëndë. I prekur nga gjendja e hidhur dhe e pashpresë e këtyre të rinjve, abati i manastirit, atë Parthenij e pranoi ardhjen e tyre si shenjë e vullnetit të Zotit dhe bindjes ndaj Tij, me gjithë dashurinë e tij hapi zemrën e tij të dhembshur dhe me kujdesin atëror iu dorëzua luftës për shpëtimin e tyre dhe ringjalljen shpirtërore, sepse ai kishte para syve mesazhin e ungjillit: “Mos harroni mirësinë dhe mëshirën, sepse flijime të tilla i pëlqejnë Perëndisë” (Hebrenj 13:16), ose “Ai që kthen një mëkatar nga një rruga e rreme shpëton një shpirt nga vdekja dhe do të mbulojë shumë mëkate” (Jakobi 5:20).

Kështu prej njëzet vjetësh, manastiri ka hapur dyert e tij për këta të rinj fatkeq dhe Pararendësi i famshëm shtrin dorën drejt tyre, duke u ofruar mundësinë të gjithë viktimave të kësaj sëmundjeje të tmerrshme shpirtërore të çlirohen nga prangat e vesit dhe mëkatit, që i solli në atë gjendje të mjerueshme. Dhe jo vetëm kaq. Këtyre të dëbuarve nga shoqëria u jepet edhe një herë mundësia për të rifituar dinjitetin e tyre njerëzor dhe vendin në shtëpi dhe shoqëri, të cilin e humbën përmes jetës së tyre të mbrapshtë, boshe dhe të pafrytshme.

Ata që kanë një vullnet të fortë dhe të palëkundur për të lënë pas një jetë kaq të errët dhe të rilindin në dashurinë dhe gëzimin e Krishtit, mund të fillojnë mjekimin dhe rilindjen shpirtërore në manastir, pasi fillimisht të kanë kontaktuar me abatin e familjes Bigorski, arkimandriti Parthenij, djhe t’ia shprehin dëshirën dhe vendosmërinë e tyre të sinqertë për të qëndruar për aq kohë sa të jetë e nevojshme (nga 6-12 muaj, në varësi të mënyrës sesi do të vlerësojë prifti) dhe për t’u larguar nga gjithçka që i nxit drejt mëkateve, shprehive dhe pasioneve të dikurshme. Për të mirën e tyre, si dhe për të mirën e të varurve të tjerë që trajtohen këtu, ndalohet futja e cigareve ose lëndëve narkotike në manastir, përveç me marrëveshje paraprake me etërit e manastirit, për disa barëra që do të nevojiten në detoksifikimin. Me të mbërritur, i varuri zë vendin e tij në komunitet, ndan me vëllezërit dhe mysafirët të gjitha kushtet që ofron jeta e manastirit – akomodimin, ushqimin, komunikimin mjekuesit tashmë me përvojë, për përshtatjen më të shpejtë dhe më të lehtë me ambientin e manastirit dhe jeta e përditshme, dashuria, kujdesi prindëror dhe mësimet shpirtërore nga abati dhe vëllezërit, dhe më vonë mundësia për të komunikuar në bashkësi me Misteret e Shenjta të Krishtit. Megjithatë, ai është i detyruar të respektojë urdhrin e vendosur – bindjen ndaj abatit të manastirit dhe vëllezërve të tjerë, frekuentimi i rregullt i adhurimeve dhe vakteve të përbashkëta dhe, natyrisht, përmbushja e detyrimeve të përditshme që do t’iu caktohen (puna në kuzhinë, në kopshtin dhe pemishten e manastirit, veprimtaritë ndërtimore, mirëmbajtjen e oborrit dhe rrethinës së manastirit etj.). E gjithë kjo e ndihmon të varurin të tejkalojë krizat fillestare fizike dhe mendore dhe në planin afatgjatë të forcojë karakterin dhe rritjen shpirtërore të tij.

Mjekimi zhvillohet në dy faza: faza e parë përbëhet nga detoksifikimi, zgjat vetëm disa ditë dhe, nëse është e nevojshme, gjatë asaj kohe jepen sasi të caktuara të barërave për tejkalimin më të lehtë të krizës fizike; faza tjetër është më e gjatë dhe në të zhvillohen hapat thelbësorë për ripërtëritjen shpirtërore të personalitetit. Të gjitha metodat e trajtimit në këtë fazë janë të natyrës shpirtërore. Ato përmbajnë: biseda me përmbajtje shpirtërore dhe këshillime me etërit e manastirit, e veçanërisht me abatin – arkimandrit Parthenij, njohje me të vërtetat ungjillore, sepse ata janë të rinj që shpesh nuk kanë njohuri elementare për besimin, leximin e literaturës shpirtërore (fetare), dhe pastaj pasi që ta njohin veten në thelb ata do të kuptojnë shkatërrimin e mëkatit dhe pasioneve, pastrimin e shpirtit përmes sekreteve të shenjta të pendimit, rrëfimit dhe bashkimit, dhe çlirimin nga skllavëria e varësisë.