Etërit e shenjtë për bamirësinë

Shën Gjon Gojarti

Bamirësia është dhënë nga Zoti si një urdhër dashurie; e mirë është bamirësia, me të cilën në dukje shpërndahet e në të vërtetë mblidhet, sepse ashtu si bujku i jep tokës dhe mbledh prej saj farat, ashtu edhe lëmosh, duket se u jep të tjerëve dhe në fakt fiton atë që ka dhënë. Madhështia e bamirësisë nuk gjykohet nga masa e parave, por nga gjendja shpirtërore me të cilin jepet. Qëndrueshmëria nuk vlerësohet sipas madhësisë së dhuratës, por sipas shkallës së dhuratës në raport me pasurinë e dhuruesit. Mbretëresha e virtyteve është mëshira, e cila si përfaqësuese e mirë i hap shpejt qiejt për të mëshirshmit.

Mëshira është nëna e dashurisë, ilaçi për gabimet tona, pastrimi i papastërtisë së shpirtrave tanë, shkallë e mbështetur në qiell, ajo e lidh trupin e Krishtit.

Shën Grigorij i Nazianzinit

Mëshira është më e madhja nga të gjitha veprat, sepse me të blejmë mbretërinë e qiejve me një çmim të ulët, për thesare të vogla të përkohshme marrim lavdinë e përjetshme.

Sirahu i Urti

Ashtu si zjarri i ndezur shuhet nga uji, ashtu mëshira i lehtëson mëkatet; Mëshira zgjat përgjithmonë.

Mëshira që vjen nga padrejtësia nuk është mëshirë, por mizori dhe çnjerëzim, sepse çfarë dobie ka nëse e zhvesh dikë për të veshur një tjetër? Fillimi i mëshirës duhet të jetë dhembshuria. Ndërsa Zoti na i urdhëron këto vepra bamirëse:

– t’i ushqejmë të uriturit
– t’iu japim ujë të eturve
– të veshim të zhveshurit
– të pranojmë të huajt
– t’i vizitojmë të sëmurit
– t’i ngushëllojmë fatkeqët
– t’i ndihmojmë të burgosurit.

Veprat bëmirëse përfshijnë veprat që krijohen për hir të edukimit shpirtëror e moral dhe suksesit të të afërme. Mëshira mbulon një mori mëkatesh. Ai shpëton nga vdekja.

Shën Nektarij Eginski

I mëshirshmi nuk i mbyll veshët para lutjeve të të varfërve, por nxiton t’i ndihmojë ata. Kur i jep të vuajturit, i jep me dashuri dhe dhembshuri, dhe kur i jep të varfërve, fytyra e tij bën dritë, sepse zemra i gëzohet nga mëshira, sepse ka ndihmuar të afërmin. Dhe të mëshirshmin e do Zoti dhe e shpëtohet në ditën kur ka rrezik, sepse Zoti e do atë që jep me gëzim. I mëshirshmi jep lëmoshë fshehurazi, sepse zemra e tij drejtohet nga dashuria për të afërmin dhe jo nga dëshira për lavdi. Ai nuk i gëzohet luksit dhe kënaqësisë, por bamirësisë së tij. Sepse ai jeton për dashurinë për të afërmin dhe rrëfen dashurinë e tij për Zotin përmes dashurisë për të afërmin.

I mëshirshmi e pranon të pikëlluarin, nuk i largon sytë nga ai që ka hall, as nuk e kthen fytyrën nga i varfëri, nuk refuzon t’i japë dorën vëllait që kërkon. Ai i jep bukën e tij të uriturve, ujë të eturve, mbulon të varfërit, vesh të zhveshurit, ndihmon të vuajturit, viziton të burgosurit dhe i gostit të huajt. Ai përhap bujarinë, duke shpresuar në Zotin, dhe kështu fiton pasuri në parajsë. I mëshirshmi si ulliri pjellor në shtëpinë e Zotit, nuk mbetet kurrë pa shpresë te Zoti, por për të lulëzon gjithmonë, ndaj duket si një pemë me gjelbërim të përhershëm dhe i lumtur për pjellorinë e tij, jep lëmoshë të bollshme për të gjithë dhe në çdo kohë. Lum bamirësi, sepse ai do të jetë trashëgimtari i mbretërisë së përgatitur që nga themelimi i botës. Zoti i thotë bamirësve: “Ejani, të bekuar nga Ati im, trashëgoni mbretërinë të përgatitur për ju që nga fillimi i botës; sepse pata uri dhe më dhatë të ha, pata etje dhe më dhatë të pi,isha i huaj dhe më pranuat, isha i zhveshur dhe më veshët, isha i sëmurë dhe më vizituat, isha në burg dhe erdhët tek unë” (Mt 25:34).