Ikonostasi

Dekorimi dhe rregullimi i brendshëm i kishës filloi nga Abati Arsenij në vitin 1810. Nga fundi i jetës së tij, Abati Arsenij do të bëhet meritori më i madh për punësimin e piktorëve dhe drugdhendësve të ikonave.

Dekorimi më i bukur në kishë dhe më i famshmi për këtë tempull, është padyshim i bukuri dhe i papërsëritshëm në llojin e tij në Ortodoksi – ikonostasi, kryevepër e gdhendësve mijakë, të cilët për shkak të aftësive të tyre në punimin e drurit kanë mbetur të patejkalueshëm deri më sot. Këta janë të famshmit Petre Fillipovski – Garkata nga fsh. Gari, me ekipën e tij dhe Makarij Fërçkovski nga Galiçniku. Ata e përfunduan këtë vepër monumentale në një kohë çuditërisht të shkurtër, nga viti 1830 deri në vitin 1835.

Për nga arkitektura e tij, ai është i ngjashëm me ikonostasin dykatësh, të cilin e gjejmë fillimisht në malin Athos (Sveta Gora), e më pas në të gjithë Gadishullin Ballkanik. Dëshira e Arsenit ishte që ikonostasi i manastirit të ishte një nga më të bukurit deri atëherë. Ndaj ai vendosi të angazhojë gdhendësit më të mirë mijakë dhe piktorët më të mirë të asaj kohe, gjë që kontribuoi që ikonostasi t’i kalojë të gjithë të tjerët me veçantinë e tij. Këtë e vërteton edhe Damjan Arsov, banor i dikurshëm i Dibrës, i cili në vitin 1895 deklaroi se si ikonostasi në manastirin e Bigorskit nuk ekzistonte as në malin Athos (Sveta Gora), të cilën e kishe ecur të gjithën.

Ajo që e bën ikonostasin unik dhe të papërsëritshëm është përdorimi i figurës njerëzore. Këtu gdhendësit mijakë treguan të gjithë mjeshtërinë e tyre, duke vendosur, në një hapësirë relativisht të vogël, një numër të konsiderueshëm skenash nga Dhiata e Vjetër dhe e Re. Këto skena paraqiten në atë mënyrë që drama e gjithë situatës të na përcillet, sikur të jetë e gjallë dhe reale, sikur po ndodh para syve tanë.

Përveç figurës njerëzore, në dekorimin e ikonostasit ka kafshë të ndryshme, si dhe motive lulesh. E gjithë ajo ndërthurje realizohet në një harmoni të këndshme, përmes vizatimit – planit të përgatitur nga gdhendësit mijakë. Durimi i tyre për të gërmuar thellë drurin dhe për të gdhendur kaq shumë skena nga Shkrimet e Shenjta në një hapësirë kaq të vogël ngjall admirim të vërtetë te njerëzit. Ajo që krijuan këta gdhendës nuk mund të gjendet as në malin Athos (Sveta Gora), as te gdhendësit epirotë, e të paktën te gdhendësit nga shkollat ballkanike të gdhendjes.

Ikonostasi është përshtatur me përmasat e kishës. Prandaj ka tre rreshta ikonash, që është një rast i rrallë, sepse ikonostasi me vetëm dy rreshta ikonash është më i zakonshëm. Ajo i ngjan ikonostasit të malit Athos të shekullit të XIX -të, me dyer mbretërore të vendosura në qendër dhe dy hyrje anësore, në anën jugore dhe veriore. Dyert mbretërore janë me dy krahë dhe të mbushura mjaft me gdhendje dhe pikturë ikonash me një paraqitje të “Shpalljes”. Përveç “Shpalljes”, mjeshtrit- gdhendësit bënë një kompozim tjetër nga jeta e Krishtit, pastaj një nga mrekullitë e tij – Shërimi i të verbërve, si dhe “Dëbimi i tregtarëve nga tempulli”.

Dërrasat e gdhendura drejtkëndore nën ikonat e fronit janë pjesa më e bukur e ikonostasit në Bigorski. Këto dërrasa vërtetojnë virtuozitetin e gdhendësve mijakë, paarritshmërinë e tyre në gdhendje. Këtu, në këtë zonë, ku përfaqësohen më shumë se pesëqind figura njerëzore dhe rreth dyqind kafshë, janë paraqitur në mënyrë ilustruese Dhiata e Vjetër dhe e Re. Nga Dhiata e Vjetër veçohen: “Viktima e Abrahamit”, “Mëkati i parë” dhe “Përndjekja e Evës dhe Adamit nga Parajsa”, “Vrasja e Kainit” e të tjera.

Dhiata e Re fillon me dërrasën e dytë, me jetën e Shën Marisë. Gdhendësit mijakë nga fisi i Petre Fillipovskit që punonin ikonostasin, sikur donin të shprehnin gjithë dashamirësinë dhe respektin për Shën Marinë – Nënën e Zotit, duke bërë katërmbëdhjetë skena nga jeta e saj. Në dërrasën e dytë, vendin qendror e zë Shën Maria me Krishtin. Në të majtë të tij është “Shpallja”, dhe në anën e djathtë karakteristike është “Përulja e tre mbretërve lindorë”, të cilët sjellin dhurata dhe përulen para Shën Marisë. Këtu shfaqet mjaft mbresëlënëse edhe “Ikja e Shën Marisë në Egjipt”. Në shprehjen e personave nga kjo skenë, përcillet elementi psikologjik në dramën që ndodhi tek fëmijët e Betlehemit, të therur me urdhër të mbretit Herod.

Dërrasat e mëposhtme tregojnë jetën dhe vuajtjet e Zotit tonë Jezu Krishtit. ,,Darka e fshehtë” përfaqësohet në qendër, “Tradhëtia hebreje” dhe “Lutja në kopshtin e Gjetsemanit” janë në të majtë, dhe kompozimet vazhdojnë në gjysmën e djathtë: “Rruga për në Golgotë”, “Thoma i pabesë”, “Krishti para Pilatit” dhe të tjerë.

Nën ikonën e fronit të Shën Gjon Pagëzorit paraqiten disa skena nga jeta e tij. Këtu shfaqen “Lindja e Shën Gjonit”, “Ditëlindja e Herodit”, “Vallëzimi i Sallomisë”, etj., ndër të cilat më bukur është paraqitur “Prerja e kokës së Pararendësit”.

Në hapësirën nën ikonën e fronit “Këshilli i apostujve” gdhendësit, në mënyrën e tyre, shfaqën të njëjtën ikonë në gdhendje. Këtu Krishti paraqitet midis apostujve me një model të kishës, të cilin e mbajnë dy engjuj, me apostujt Shën Pjetri dhe Pavle në plan të parë, si themelues të Kishës. Në fakt, të gjitha ikonat kanë paraqitjet e tyre paralele në gdhendje, të cilat ndodhen pikërisht poshtë tyre.

Pjesa e sipërme e ikonostasit është një nga më mbresëlënëset dhe është zbukuruar me një kryq të madh nga Kryqëzimi i Krishtit dhe pjesët shoqëruese të tij. Një kryq i tillë është i zakonshëm në ikonostasin e gdhendur në periudhën pasbizantine, veçanërisht në shekujt XVII, XVIII dhe XIX dhe është simbol i besimit, shpëtimit dhe fitores. Dragonjtë e të cilat paraqiten poshtë kryqit simbolizojnë të keqen e mundur nga Krishti.

Ikona mrekullibërëse

Ikona mrekullibërëse e Bigorskit

Nga ikona, nga fytyra e shenjtorit që shfaqet në të, rrjedh si bekim dhe dhuratë e Shpirtit të Shenjtë, një dritë e pakrijuar dhe e pakuptimtë, që sjell paqe, qetësi dhe gëzim. Të gjitha këto do t’i ndjejë njeriu, kur të qëndrojë para ikonës mrekullibërëse të Pararendësit, e cila me dinjitet të qetë pret të gjithë besimtarët në manastirin e Bigorskit. E rrezatuar, me menteshë argjendi, shkëlqyese dhe e stolisur me dhurata falenderimi, për shkak të mrekullive të shumta, ikona, si një burim i pashtershëm, derdh bekim që bën mrekulli. Prandaj murgjit që jetuan këtu në shekullin XIX, si dëshmi, menteshës së ikonës i shtuan një dorë të tretë, në kujtim të mrekullive që kryen Pagëzori nëpërmjet saj.

Një nga mrekullitë është mënyra se si ikona iu zbulua themeluesit. Sipas legjendës së manastirit, ajo thjesht rinte pezull në ajër mbi burimin e ujit, në vend të të cilit sot ndodhen tre çezmat poshtë kishës. Ishte gjithashtu një mrekulli që ajo zhdukej në kohët e trazuara dhe të vështira që kalonte manastiri. Bekimi që mbante ikona në vetvete, e ruajti atë që mos të humbiste dhe nuk e la të shkatërrohej, në shkretimet e shumta të manastirit. Ajo rishfaqej gjithmonë, duke dëshmuar për shpirtin e gjallë dhe të përjetshëm të manastirit, i cili rilindi, si një feniks, nga rrënojat e tij.

Kështu, që në fillim, ikona nuk pushoi së bëri mrekulli. Turma të shumta, që qëndruan para saj me besim dhe iu lutën sinqerisht Pagëzorit, u dëgjuan, u ngushëlluan dhe u shëruan nga sëmundjet. Pararendësi, me anë të ikonës së tij, u erdhi në ndihmë të gjithëve: të moshuar e të rinj, të sëmurë e të shëndoshë, ortodoksë e besimtarëve të feve tjera. Ashtu siç po zbritnin mrekullitë, ashtu zbritnin dhuratat përpara ikonës. Çdo dhuratë fsheh një histori të vërtetë pas saj. Medaljone të shumta argjendi në formën e foshnjeve dëshmojnë se Shën Gjoni bëri të lumtur shumë prindër pa fëmijë duke u dhënë atyre fëmijë.

Ashtu si mentesha e argjend të mbulon ikonën, kështu edhe Shën Gjoni fshehu prej nesh shumë nga mrekullitë e tij të shumta, duke lënë me qetësi vetëm një pjesë, të cilën vëllazëria e re u përpoq ta vinte re dhe ta ruante, si një dëshmi të shenjtërisë së ikonës.

Ikona E denjë

Ikona ,,E denjë”

Në anën veriore të soleas (vendi para ikonastasit) e përkëdhelur duket fytyra e ëmbël e Shën Marisë. Kjo ikonë e saj është një kopje besnike e ikonës “E denjë”, shënjtorja më e madhe e Malit Athos (Sveta Gora). Me dëshirë dhe angazhim të veçantë të Arkimandrit Parthenij, në vitin 2009 u bë dhe u soll në manastir pasi u bekua te origjinali në Malin Athos.

Reliket

Bekimi i kishës plotësohet nga reliket e mrekullueshme të banorëve të shumtë të Qytetit Qiellor, të cilat ndodhen në arkën e madhe, të ndërtuar në 1833, si dhe në altarin e tempullit. Arka për relike ishte bërë me porosi nga Abati Arsenij dhe është vepër e përbashkët e një piktori, gdhendësi dhe argjendari. Në kapakun në pjesën e jashtme të arkës, në një medaljon argjendi të punuar, është bërë Kryqëzimi i Krishtit me Nënën e Zotit dhe Shën Gjoni, dhe nga brenda, piktorët Mihaill dhe Daniill pikturuan figurat e shenjtorëve, reliket e të cilëve janë të ngulitura në arkë. Personazhet e njëjtë janë paraqitur në gdhendje në reliev argjendi, të përfaqësuara në arkë. Këtu janë reliket e Shnën Gjon Pagëzorit, të cilët janë paqësorë dhe shërues, si dhe ata të Shën Marinës, Shën Paraskevës, Shën Eustatit, Shën Pantelleimonit, Shën Jakovi, vëllai i Zotit, Shën Zhullieta dhe Shën Kiriku, Shën Trifuni, Shën Harallampij dhe Shën Nikita. Në mes të arkës është gdhendur një kryq i madh argjendi, në të cilin është ngulitur një pjesëz e Kryqit të Çmuar të Shpëtimtarit tonë – Zotit Jezu Krisht. Këto relike u sollën nga Kostandinopoli dhe manastirit iu dhuruan nga tregtari i pasur Haxhi Naqe nga fshati Beliçicë.

Arka me relike

Përveç këtyre relikeve, në altarin ruhen edne reliket e Shën Klementit, Shën Stefanit, Shën Nikolajit Mirllikiski, Shën Serafim Sarovskit, Shën Gjonit të Rusisë, Shën Barbarës, Shën Llazari Katërditor, Shën Klimenti, Shën Agatangel Bitollski, Shën Nektarij i Eginski dhe të tjerë. Reliket janë një thesar shpirtëror i paçmim për manastirin, sepse nëpërmjet tyre këta shenjtorë janë të pranishëm në lutje dhe bekime në këtë tempull, duke u bërë ndërmjetësues të fortë para Zotit për murgjit dhe laikët, të cilët me besim afrohen për të adhuruar para tyre. Sepse reliket e shenjta, duke kaluar nëpër zjarrin e bekuar të martirizimit dhe asketizmit, u shndërruan në një thesar të vërtetë të Zotit të pazëvendësueshëm dhe të gjallë. Kisha e Krishtit bazohet gjithashtu në reliket e hyjnizuara të shenjtorëve.

Pema e ndershme e kryqit