Ftesë për pritjen e Ikonës së Shën Martirit të Madh Gjergjit


Të dashur besimtarë dhe adhurues të Martirit të Madh dhe të lavdishëm Shën Gjergji Fitimprurësi,

Është një nder i madh dhe kënaqësi e veçantë të ju njohtojmë për festën e ardhshme shpirtërore në Manastirin e Shën Martirit të Madh Gjergji Fitimprurësi në fshatin Rajçicë, në prag të së Dielës së Dytë të Kreshmës së Shenjtë dhe të Madhe.  Përkatësisht, në festën e manastirit në përkujtim të Atit tonë të Shenjtë Grigor Pallamai, të shtunën më 30 mars, në orën 16:00, në Manastirin do të mbërrijë ikona e Shën Gjergjit Fitimprurës, një kopje identike e ikonës çudibërëse së Martirit të Madh dhe të Shenjtë, të cilën në shekullin e 15 bamirësi i madh i shenjtërive ortodokse, duka (vojvoda) legjendar moldav Shën Stefani III i Madh, ia dhuroi manastirit Zograf në Malin e Shenjtë. Me këtë ikonë çudibërëse përgjithmonë do të vuloset bekimi i Malit të Shenjtë për Rajçicën, por edhe për mbarë shtetin. Ikona më parë do të shugurohet në Malin e Shenjtë, në dy manastiret e Fitimprurësit të Madh, Ksenofontit dhe Zografit, dhe solemnisht do të sillet si një roje e fuqishme për motrat e Rajçicës, por edhe për bekimin dhe mbështetjen e të gjithë atyre që me besim do të vijnë tek ajo.

Dhe siç i përngjanë një tribuni ushtarak, siç ishte Shën Gjergji, ikona e tij e çudibërëse do të pritet me nderime të mëdha, respektivisht me përcjellje të një orkestre.

Menjëherë pas pritjes dhe adhurimit të imazhit çudibërës, do të vijojë Shërbesa festive e Mbrëmjes (Mbrëmësorja), ndërsa të nesërmen (e diel, 31 mars, në ora 9:00) do të vijojë Liturgjia Hyjnore.

Ju ftojmë me zemra të hapura dhe me shpirtra të gëzuar të jeni edhe ju pjesë e kësaj feste shpirtërore mbarëkombëtare dhe të pranoni bekimet e mëdha të shenjtorëve Gjergji Fitimprurësi dhe Grigori Pallamai, duke u dhënë atyre nderim dhe lavdi të denjë.