Ikona e mrekullisë së Bigorit

Në ikonat e shenjta të Krisht Shpëtimtarit, të Nënës së Zotit dhe të të gjithë Shenjtorëve, Kisha e Krishtit mori dekorimin më të bukur dhe me to ndriçohet dhe mbushet vazhdimisht me bekim. Zoti njerëzdashës favorizoi në paraqitjet ikonografike që ne në fakt të shohim figurat e bekuara dhe të ndritura të shenjtorëve dhe në to, në ato figura, imazhin e paraqitur të Zotit dhe Vetë Zotin. Para asaj shfaqjeje ulet zjarri i pasionit dhe i kotësisë së kësaj bote, ai njihet si diçka mbi botën, i cili nga mbretëria e tij qiellore vepron këtu, në mes nesh. Njeriu thjesht nuk u beson syve të tij kur ato dëshmojnë atë bukuri, të parezistueshme,fitimtare që derdhet nga ikonat e shenjta.

Zoti i gjithëmëshirshëm, i cili udhëzon dhe rregullon gjithçka për shpëtimin tonë, bëri që Familja e Shenjtë Bigorski të nderohej me një ikonë madhështore dhe të mrekullueshme të Profetit të madh e të lavdishëm, Pararendësit dhe Pagëzorit të Zotit – Gjonit, me të cilin, në fakt, dhe fillon historia e manastirit.

Legjenda e Shenjtë na tregon se në kohën kur Perandoria e madhe Romake drejtohej nga Vasili i II-të (976 – 1025) dhe në këtë zonë mbretëronte Samueli (976 – 1014), në shpatet e bukura dhe mistike të Bistrës, të bekuar nga prekja e padukshme e dorës së Zotit, një murg shumë i virtytshëm i quajtur Gjoni, i ardhur nga zona e Dibrës, ishte asket. Ky atë i nderuar ishte i mbushur me çdo virtyt, i arsyeshëm dhe i urtë, duke u kujdesur për pastërtinë dhe përulësinë e zemrës, duke mbajtur gjithmonë në mendje fjalët e Zotit: ,,Lum ata që janë të pastër nga zemra, sepse ata do ta shohin Zotin” (Mateu 5, 8). Asketi Gjoni ushqeu dashuri veçanërisht të madhe për ,,më të madhin ndër të lindurit nga gratë” – Shën Gjon Pagëzorin.

Murgu Gjon dhe shfaqja e ikonës me imazhin e Pararendësit. Detaje jetëshkrimit të Sinodikonit të Madh (dhoma e murgjve).

Një herë, në pyll, pranë burimit që ishte afër asketit të tij, Gjoni pa një dritë të fortë dhe të mrekullueshme mes pemëve, që ngrihej në qiell si një shtyllë zjarri. Kur u afrua, ai pa një ikonë e ndriçuar me një shkëlqim i pazakontë me imazhin e Pararendësit të nderuar që rrinte pezull mbi asketin. I mahnitur, por edhe i pushtuar nga frika, Gjoni ra në gjunjë dhe falënderoi Zotin dhe Pagëzorin e Tij. Pastaj, duke e marrë ikonën me përkushtim dhe frikë të madhe ndaj Zotit, ai u sigurua menjëherë që të ndërtonte një shtëpi të përkohshme e të përshtatshme për të. Kështu, Gjoni Krishtdashës bëri një kishëz të vogël, në të cilën vendosi ikonën dhe çdo ditë lutej me zemër të thyer dhe falënderonte Zotin Pagëzor për dhuratën me të cilën e kishte bekuar. Besohet se kjo ikonë e shenjtë në këtë zonë ka ardhur nga Lindja, nga ku besohet se e ka dhe origjinën. 

Themeluesi Gjoni i Dibrës, Kryepeshkopi i Ohrit. Ikonë nga narteksii tempullit.
Shën Gjoni i Dibrës, Kryepeshkopi i Ohrit, freskë në kishën e Kirillit në Kiev, në shekullin e 12-të

Për shkak të pushtimit agarian dhe shkatërrimit të manastireve, kishave dhe shënjtorëve në Lindjen e krishterë, shumë ikona kishin filluan të zhvendosen në vende më të sigurta, qofshin të bartura nga engjëjt e Perëndisë ose nga njerëzit. Kështu edhe kjo ikonë e shenjtë e Krishti Pararendës u gjend në mënyrë mrekulluese në këtë vend.

Shën Gjoni i Dibrës – Kryepeshkopi i Ohrit

Më vonë, Zoti i mëshirshëm, i cili lavdëron ata që e lavdërojnë Atë në tokë, dëshiroi të caktojë murgun e nderuar Gjonin si bariun e deleve të tij. Përkatësisht, perandori romak Vasili i II-të, duke mësuar për jetën jashtëzakonisht bëmirëse të asketit të përulur, në vitin 1018 e emëroi atë Kryepeshkop të Kryepeshkopatës së lavdishme të Ohrit, për të menaxhuar me mençuri kopenë e Krishtit. Gjoni shkretëdashës iu bind vullnetit të Zotit dhe mori gradën e lartë, por kurrë nuk e harroi vendin e tij të qetë dhe të dashur të pendimit. I mbushur me dashuri dhe mirënjohje të madhe për Krishtin Pararendës, aty në vitin 1020 ai ndërtoi një tempull për nder të tij, ku vendosi ikonën e shenjtë dhe mrekullibërëse. Shumë të huaj janë përpjekur të pinë nga bekimi i penduar i Pagëzorit dhe së shpejti një vëllazëri e madhe monastike të mblidhej rreth tempullit. Kështu, Ati ynë i bekuar Gjoni i Dibrës bëhet themeluesi i parë i Familjes së Shenjtë Bigorski.

Gjatë gjithë shekujve të ekzistencës së Familjes, fryma e ndritur monastike, e cila qysh në krijimin e saj i ka bekuar këto zona, ka lindur shumë prijës shpirtërorë, pleq mrekullibërës dhe shenjtorë të panjohur, veprat e të cilëve ia kushtuan Shpëtimtarit tonë. Prandaj, e gjithë historia e manastirit, jeta e tij, farkëtarët, freskat dhe ikonat, gjithçka që ishte dhe është krijuar në të, gjithçka që është e kaluara dhe e tashmja e tij, pëshpërit për një përpjekje të pandërprerë për Zotin. Ai synim i përjetshëm për Zotin, ajo dashuri e pashuar e Zotit, e bëri këtë vend thjesht të rrezatojë me bekim dhe kushdo që shkeltë në këto oborre të shenjtëruara prej guri nuk mund të mos ndjente praninë e Zotit. Pikërisht për këtë, që nga kohërat e lashta, manastiri ka tërhequr vazhdimisht laikët, duke u bërë shtëpia më e dashur e Zotit për të gjithë besimtarët ortodoksë të kësaj treve, madje edhe për besimtarët e fevе të tjera.

Themeluesi Gjon, si Kryepeshkop i Ohrit, bekon vëllazërinë e parë dhe ndërtimin e manastirit.  Detaje nga jetëshkrimi i të Madhit Sinodikon (dhoma e murgjve)

Gjatë ekzistencës së tij, manastiri i ka përjetuar mjerim të madh. Më së shumti ka vuajtur gjatë robërisë turke, kur u shkatërrua dhe u dogj disa herë. Ai pësoi një shkretim të madh veçanërisht gjatë kohës së sulltanit famëkeq osman Selimii I-rë (1512-1520), kur u shkatërrua deri në themel. Por Shën Gjon Pagëzori nuk lejoi që ikona e tij e shenjtë të shkatërrohej. Kështu, në dy raste kur manastiri pësoi shkretim, ikona në mënyrë të çuditshme zhdukej dhe u zhvendosej në një vend tjetër për të mos rënë në duart e pabesimtarëve, dhe kur rreziku kalonte, ajo kthehej përsëri. Herën të parë, ikona u zhvendos në një manastir midis Strugës dhe Dibrës, ku edhe sot ekziston tempulli i kishës i quajtur ,,Shën Jovan Pararendës – Bigorski”. Herën e dytë, fytyra e ndershme e Pararendësit gjeti një vendbanim të përkohshëm në fsh. Sllatinë, Debarcë. Edhe atje gjithashtu ekziston një tempull me emrin ,,Shën Gjon Pagëzori – Bigorski”. Rivendosja e madhe e familjes Bigorski filloi në kohën e Abatit Hillarion (1743 – 1781/2), kur erdhi deri te lulëzimi i jetës monastike.

Pamja e sotme e manastirit

Vendndodhja e manastirit ishte e tillë që gjendej në zonën ë Maqedonisë Perëndimore ku kishte shumë vjedhje. Në atë kohë rreth tij silleshin shumë rreziqe dhe vetëm falë mrekullive të Shën Gjonit, ai shpëtoi.

Më 1814 ndodhi një mrekulli e madhe: kundër Familjes së Shenjtë u ngrit një kriminel, i cili synonte të shkatërronte manastirin dhe ta kthente atë në teqe. Ai ishte Jusuf-beu nga Dibra. Por më 8 shtator Jusuf-beu u plagos dhe më 21- të po atij muaji vdiq. Kur po e varrosnin, nga qielli ra një stuhi e fortë breshëri dhe bubullima të tmerrshme, duke lënë të vdekur 20 burra të Jusuf – beut. Të frikësuar, аgarianët e mbetur ikën. Kështu, me ndërmjetësimin e Shën Gjon Pagëzorit, manastiri u shpëtua nga shkatërrimi.

Shkatërrimi i manastirit nga ana e turqve osmanë, në kohën e Selimit të I-rë. Detaje nga jetashkrimi i Sinodikonit të Madh (dhoma e murgjeve)

Kah mesi i shekullit XIX, Shën Gjoni i kishte ndihmuar një beu turk nga Shqipëria, i cili kishte pasur një fëmijë të sëmurë. Shën Gjoni iu shfaq beut në ëndërr dhe e ftoi atë të vinte në manastir dhe të lante fëmijën e tij me ujin mrekullibërës. Beu iu bind dhe së bashku me fëmijën shkuan në manastir dhe vepruan siç u këshilluan. Dhe ja një mrekulli! Fëmija u shërua plotësisht! Në ikonën Brenda manastirit, beu njohu mirëbërësin e tij, Shën Gjon Pagëzorin dhe me mirënjohje të madhe i dhuroi tij një ullishte pranë Elbasanit. Për një kohë të gjatë manastiri me vaj furnizohej nga këto prona. Në vitet e 30-ta të shekullit XX, prifti Atanasij (prift Tashko) nga fshati Bitushе, i cili në atë kohë ishte kujdestar i manastirit Bigorski i shiti këto ullishta.

Një herë tjetër, grabitësit shqiptarë grabitën karvanin e manastirit me maska që transportonin ushqime për manastirin. Pas krimit, kreu i grabitësve u sëmur rëndë. Nga frika e ndëshkimit për këtë mëkat dhe duke e konsideruar sëmundjen si paralajmërim nga Zoti, ai liroi karvanin dhe njerëzit dhe përveç kësaj ai dhuroi një sasi të madhe vaji për manastirin. Që atëherë, askush nuk ka guxuar të sulmojë apo të dëmtojë njerëzit e manastirit apo pronat e tij. Manastiri gëzonte respekt shumë të madh edhe nga besimtarët e tjerë, sepse dyert e manastirit ishin të hapura ditë e natë për të gjithë ata që vinin, pa dallim feje apo kombësie. Të gjithë gjenin mbështetje dhe rehati në shtëpinë e Pararendësit.

Dhoma e ngrënies në manastir në vitet е 60- ta të shekullit XX, pas shuarjes së jetës monastike.

Por periudha e mosbesimit e komunizmit solli harresë dhe shkretim. Pas disa dekadash, pa bekimin e adhurimit dhe të jetës monastike, tempulli u la në rrethanat e tmerrshme të prishjes së qetë dhe graduale, duke u reduktuar në funksionin e një muzeu të zakonshëm të gjërave të vdekura. Duheshte të kalonin vite që të krijoheshin kushte për ringjalljen e tij.

Një moment nga qethja e restauruesit të jetës monastike në Bigorski, Arkimandrit Parthenij.

Kështu, më në fund, me vullnetin e Zotit dhe me bekimin e Mitropolitit monastik Dibër- Kërçovë, z. Timotej, hierarku kompetent i Dioqezës Dibër-Kërçovë, në manastirin e Bigorskit u rivendos jeta monastike në muajin korrik 1995, atë vetë të Zotit, kur atë Parthenij pas kthimit nga Sveta Gora, u emërua kryeplak i Familjes së re monastike Bigorski.

Abati i ri, Arkimandrit Parthenij, e gjeti manastirin të vdekur shpirtërisht, të shkretë dhe të lënë në shkatërrimin e kohës dhe që në fillim u përball me vështirësi të shumta në jetësimin shpirtëror të këtij tempulli.

Abati i ri

Por i vetëdijshëm se për murgun dashuria e vërtetë Hyjnore është në dhimbjen e shpëtimit të shpirtit të tij dhe në dhimbjen e shpëtimit të gjithë botës, ai zgjodhi t’u shërbejë të tjerëve, pavarësisht sprovave të mëdha. Duke e ditur se ripërtëritja shpirtërore e çdo manastiri fillon, mbi të gjitha, me ripërtrirjen e jetës liturgjike, abati Parthenij prezantoi adhurimin e rregullt ditë dhe natë, atë javor dhe vjetor, sipas llojit të Kishës së Shenjtë Ortodokse, e cila përfshin: mbrëmje, darkë, parambrëmje, mesnatë, Liturgji Hyjnore dhe adhurime të tjera. Sigurisht, një dhuratë e veçantë dhe më e çmuar e Zotit dhe një bekim për Familjen tonë të Shenjtë është ripërtëritja e pleqërimit ortodoks, i cili është një kurorë asketizimi shpirtëror. Udhëheqja shpirtërore e plakut, nëpërmjet rrëfimit të fshehtësive të shenjta, pendimit dhe kungimit, është zemra e jetës shpirtërore, nga e cila buron bekimi hyjnor i ringjalljes, i cili transformon shpirtrat e njerëzve. E gjithë kjo tërhoqi një numër të madh besimtarësh, të cilët së bashku me socialmonastizmin e rivendosur u bënë pjesë e gjallërimit shpirtëror që preku mbarë atdheun tonë. Kështu, manastiri sot, si një nënë e kujdesshme dhe e dashur, thërret sërish të gjithë fëmijët e saj dhe, si barka e profetit Noe, hap dyert për të shpëtuar besimtarët nga vërshimi shpirtëror. Kushdo që vjen këtu është i thirrur të jetë pjestar i këtij mjedisi shpirtëror, ku mbretëron koka – Krishti dhe ku zbresin anëtarët e Tij të lavdishëm – shenjtorët, për të komunikuar me besimtarët në adhurimin hyjnor.

Vëllezëria Bigorski sot