Muzikal madhështor i Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në Kërçovë

Lindja e Krishtit është një festë, kremtimi i së cilës fillon në mbrëmjen para Krishtlindjes dhe vazhdon deri në shënimin e saj. Kjo festë lidhet në mënyrë të pandashme me popullin tonë, kulturën tonë dhe është thellësisht e pranishme në mënyrën e jetesës, e gdhendur në zemrat dhe shpirtrat e atyre që e Lavdërojnë Zotin. Mund të shihnim se si në ditët e kaluara të festave, këngët e Krishtlindjeve me gëzim po jehonin në rrugët e qyteteve dhe fshatrave tanë. Këndimi melodioz i të gjithëve, fëmijëve dhe të rriturve, na ftonte të thellohemi në misterin e Lindjes së Krishtit, duke krijuar kështu një atmosferë festive kudo që preknin zërat e tyre të bukur dhe instrumentet.

Në mbrëmjen e djeshme, në natën më të ndritur dhe më të gëzueshme një numër i madh i dashamirëve të traditës kulturore dhe shpirtërore u mblodhën në skenë në Qendrën e Kulturës ,,,Koço Racin” të qytetit të Kërçovës, ku për të dytin vit radhazi nën organizimin e korit ,,Metropolitan Kozma Preçistanski” u mbajt koncerti i Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Anëtarët e korit të shquar të Kërçovës, si dhe muzikantët nga grupi ,,Merak Çalgii”, së bashku me shumë muzikantë të rinj nga lëmia e muzikës dhe vallëzimit tradicional në QShShBM (qendra e shkollës shtetërore e baletit dhe muzikës) ,,Ilija Nikolovski – Luj”, sërish arritën t’ë na përcjellin ndjesinë e thellë festive që buron nga tradita ortodokse. Shfaqja e Krishtlindjeve përshtatet në mënyrë të përkryer me këto krijime muzikore tradicionale, të cilat kontribuan që e gjithë ngjarja të ishte, një muzikal në vete. Shfaqja u interpretua nga aktorët e rinj Nina Mlladenoviq, Marija Spasenoska dhe Matej Jovanovski, të cilët së bashku me muzikantët në skenë luajtën dramën ,,Aventura e Krishtlindjeve në qytetin e fjollave të borës” – e përshtatur nga dramaturgja znj. Biljana Krajçevska, dhe bazuar në vepër letrare me të njëjtin emër nga znj. Marija Angelovska – Dangeva. Regjia e këtij muzikali feste iu besua njerëzve me përvojë si z. Vlado Dojchinovski dhe z. Nikica Jankovski. Moderatore e gjithë manifestimit ishte gazetarja e njohur nga Manastiri, zonjusha Vesna Sherovska.

Për gëzimin tonë të madh në sallën e stërmbushur, në të cilën përkrah ulëseve, të gjitha sipërfaqet e tjera të mundshme ishin po ashtu të mbushura me spektatorë të cilët ishin në këmbë gjatë gjithë kohës, në mesin e të pranishmëve ishin edhe : Lartëshenjtëria e Tij Mitropoliti Krushevski dhe Demirhisarski z. Jovan, Shenjtëria e tij  – Peshkopi Antaniski dhe Abati i Familjes së Shenjtë Bigorski z. Partenij, drejtori i Qendrës së Kulturës së Kërçovës, z. Mazllam Osmani, si dhe arkimandritët, murgjit dhe murgeshat, banorë të qytetit të Kërçovës, por edhe miq e mysafirë nga më shumë qytete të Maqedonisë.

Në fund të manifestimit muzikor, pjesëmarrësit më të rinj – koristë e ftuan Peshkopin e nderuar z. Partenij, që t’i japin një dhuratë të përshtatshme në shenjë mirënjohjeje për angazhimet, iniciativat dhe punën vetëmohuese për realizimin e gjërave kaq të bukura, ndërsa z. Filip Tintoski i lexoi një letër falënderimi në emër të të gjithë pjesëmarrësve.

I prekur nga dashuria dhe i mahnitur nga e gjithë ngjarja, Jerondi Peshkopi z. Partenij, falënderoi ngrohtësisht të gjithë pjesëmarrësit dhe na dha mesazhe dhe mësime të ndritshme të krishtera për Verën e Re të Zotit.

Kremtimi vazhdoi në qendër të qytetit, i cili gjatë gjithë periudhës së parafestave dhe festave ishte zbukuruar me një shpellë të Krishtlindjeve dhe një bredh të stolisur të Krishtlindjeve – vend ku u mblodhën dhe shoqëruan një numër i madh i banorëve të Kërçovës, sepse pikërisht aty u ngrit tregu i Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, në të cilin morën pjesë dhe vazhdimisht e pasuruan me përmbajtje të reja të gjithë banorët e qytetit. Dje, në ditën e fundit të tregut organizatorët organizuan një spektakël madhështor, të cilit i gëzoheshin të gjithë, veçanërisht Jerondi ynë, peshkopi Antaniski z. Partenij, i cili me shumë gëzim shpërndau paketa festive për më të vegjlit. Paraprakisht, në holin e Qendrës së Kulturës, peshkopi Partenij bekoi dhe ndau bukën/ piten për Shën Vasilin, ndërsa i lumturi Jordan Petrevski gjeti monedhën dhe solli bekimin për përparim shpirtëror në Verën e Re të Zotit. U organizuan shumë surpriza, duke përfshirë këtu një tortë të madhe, të përgatitur nga ndërmarja Atva, e cila u shpërnda për të gjithë të pranishmit.

Në fund të kësaj ngjarjeje të gëzueshme, pjesëmarrësit dhe organizatorët uruan të gjithëve që Viti i Ri 2024 të jetë i mbushur me dashuri, gëzim, paqe dhe lumturi, fillime të reja, shpresa të reja dhe bekime të reja.