Pesë lindje monastike për ditën e Ivanit në Bigorski

Një ditë gëzimi dhe kremtimi, një Lindje e madhe dhe e mrekullueshme! Sot lind Pararendësi – zëri i Fjalës, zëri që thërret nga shkretëtira: pendohuni! Ja, po fillon epoka e re, vite në të cilat Zoti do të lidhë një Besë lidhje të Re me njeriun – një Besë lidhje pajtimi dhe dashurie, paqeje dhe uniteti me Zotin. Këtë vit, Paraardhësi i Zotit e mbushi Familjen e tij me bekimet ë papërshkrueshme. Ai, i cili është kryetar i manastirit dhe udhëheqës sekret në atë mister të madh dashurie mes Zotit dhe njeriut, e shpërbleu Familjen Bigorski me pesë lindje të reja monastikë, të mbjellë në oborret e tij dhe të rritur në dashurinë vetëmohuese prindërore dhe kujdesi për babain tone shpirtëror, mësuesin dhe atin, peshkopi Antaniski, z. Parthenij. ,,Nxito që të ta më hapësh krahët Atërore…” – në tempull ku mboi zëri i tij qetësues, teksa i sillte fëmijët e tij në altarin e vetëmohimit dhe duke ofruar gjithçka në shërbim të Zotit. Për here të pare në historinë më të re të Ndriçuesit Bigorski, pesë shpirtë dashës u mbuluan njëkohësisht me mbulesën e engjëllit të shenjtë, duke u bërë murgj të Zotit Jezu Krisht. Qethja e tyre monastike, sipas traditës së vendosur, u bë nga duart e Pimenarkut tone të nderuar e murgdashës, Hirësisë e Tij, Mitropolitit të Dibrës-Kërçovës, z. Timoteut. Vullnetarisht hoqën dorë nga kjo botë dhe për ,,qiellin e ri dhe tokën e re” linden etërit dhe vëllezërit tanë murgjë: Joanikij, Joakimi, Filipi ( i lindur në Shqipëri), Angelarij dhe Grigorij. Më pas vijoi Misteri mbi të gjitha misteret – Liturgjia e Shenjtë, në të cilën është përfshirë gjithë ekzistenca jonë. Dhe Eukaristia e sotme, e cila u kryesua nga Mitropoliti ynë i  dashur z. Timoteu, ishte një përvojë e bekuar unitetin në Kupën e Zotit. Peshkopi ynë i shenjtë u ndihmua nga Episkopët e perëndidashës, i shenjti Amorejski z. Nikifori dhe Shën Antaniski. z. Parthenij, si dhe Arkimandritët e nderuar z. Mateu dhe z. Amvrosij i Kishës Ortodokse të Greqisë, z. Nikanor nga Kisha Ortodokse e Bullgarisë, z. Dositej nga Familja jonë, si dhe më shumë priftërinj nga kishat si motra fqinje.