Kampet verore

I gjithë misioni i manastirit Bigorski synon t’i përgjigjet aspiratës së shpirtit njerëzor drejt Zotit, në mënyrë që ai të hapet për dashurinë e Zotit dhe të mbushet me gëzim qiellor. Krahas këtij është edhe misioni ndër më të rinjtë, i cili mbulon një pjesë të konsiderueshme të veprimtarisë së manastireve tona. Plaku ynë mikpritës, arkimandrit Parthenij, besonte me vendosmëri se ishte e nevojshme dhe e një rëndësie të madhe për të ardhmen e popullit, fillimi i organizimit të kampeve të edukimit fetar, për të cilin që në fillim kishte interes të madh. Nga viti në vit numri i fëmijëve po rritet. Njohja me të vërtetat themelore për besimin, punëtoritë e ndryshme, lojërat dhe bisedat interesante për të thelluar përvojat e tyre fetare gjatë adhurimeve, janë vetëm pjesë e programit të përgjithshëm të kampeve verore.Veçanërisht të dobishme dhe tërheqëse për ta janë bisedat e sinqerta dhe mësimore me atë Parthenij, përmes të cilave ata kanë mundësinë të nxjerrin nga përvoja e tij e thellë shpirtërore dhe të mësojnë shumë për jetën, dashurinë, virtytet e ndryshme me të cilat është stolisur njeriu. Përvojat pozitive të fituara te ne, gëzimin dhe shprehitë e mira, fëmijët i ndajnë dhe i dëshmojnë në shtëpitë e tyre, në shkolla, mes miqsh.

Në kuadër të kujdesit të përgjithshëm për më të rinjtë është edhe ndërtimi i një kishëze mbi fsh. Bitushe, kushtuar arsimtarëve sllavë, Shën Kirili dhe Metodi, qëllimi kryesor i të cilëve është akomodimi i kampeve vjetore të mësimit fetar.Një vend i bukur piktoresk që me vetë ekzistencën e tij dëshmon për praninë e Zotit. Këtu me kampet dhe edukimin fetar do t’u mundësojmë vizitorëve tanë të ardhshëm me takimin e tyre me Zotin dhe që të pasurohen me argëtim, lojëra, miqësi në mes të natyrës së paprekur, e cila, duke kontribuar në shëndetin e tyre fizik, në të njëjtën kohë do të edukojë edhe shpirtin e tyre.

Prandaj secili prej nesh, çdo prind, çdo shok i fëmijëve, i cili është përgjegjës për rritjen dhe zhvillimin e duhur shpirtëror, për edukimin e tyre shpirtëror, në këtë kontekst duhet të nxisë dhe inkurajojë më tej interesimin e tyre për besimin, sepse nëpërmjet tij ata mund të bëhen individë që do të jenë në gjendje fuqishëm dhe me inkurajim të përballen me pengesa të vështira dhe të pamenaxhueshme në botën moderne. Sepse kur një i ri takon Krishtin, ai gjen gëzim të vërtetë tek Ai, e ndjen atë si diçka më të afërt, si dikë të cilit mund t’i besojë plotësisht dhe shpejt bëhet i vetëdijshëm se vetëm Ai, sepse është një Zot i Mirë, mund të vendosë harmoninë në shpirtin e tij, mund ta bëjë atë të rrezatojë një forcë të madhe pozitive, t’i sigurojë atij një fluturim entuziast.

Ne, nga ana tjetër, jemi pafundësisht falenderues që jemi të nderuar që në një mënyrë kaq të mrekullueshme t’u dëshmojmë Zotin këtyre brezave të rinj që vijnë tek ne, jemi mirënjohës që na është dhënë mundësia të kontribojmë sadopak për zhvillimin e brendshëm të tyre. Dhe sinqerisht shpresojmë se ky mision i yni do të tërheqë akoma më shumë të rinj që do të duan të përjetojnë gëzimin dhe bukurinë e shoqërimit me Zotin dhe të afërmin, sepse vetëm kështu do të mësojnë se jeta është në fakt shumë e bukur, se të jetosh – do të thotë të gëzohesh, do të thotë të përqafosh gjithë botën, të duash fort të gjithë njerëzit pavarësisht se si janë. Nuk ka gjë më të bukur se të duash, të të duan vazhdimisht, sepse dashuria ka mundur dhe vazhdon ta mposhtë të keqen.

Ndërtimi i kishëzës Kirili dhe Metodi