Shën Longin Stotnik- Apostulli i Ringjalljes

Fjala e Lartshenjtërisë së Tij, Peshkopi Antaniski z. Parthenij, Abati i Familjes së Shenjtë Bigorski, e thënë pas leximit të Ungjillit të Shenjtë në Liturgjinë Hyjnore, në kujtimin e Shën Longin Stotnik, 29 tetor viti 2022, verë e Zotit


Në emër të Atit të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë!

Falenderojmë, të dashurat e mi, Zotin Gjithëmirë, që edhe këtë vit kështu të mbledhur dhe të gëzuar na nderoi këtu për të kremtuar kujtimin e ndershëm të Martirit të Shenjtë Longin Stotnik. Siç dihet përgjithësisht nga ngjarjet ungjillore dhe nga jeta e tij, ky oficer romak u gjend në Golgotën e tmerrshme, nën Kryqin e Jezusit, në detyrë zyrtare. Së bashku me ushtarët e tij, ai ishte përgjegjës për ruajtjen e kryqëzimit të Shpëtimtarit, dhe më pas edhe të bëjë roje para Varrit të Shenjtë të Zotit.

Св. мч. Лонгин Стотник Антиохиски

Është prekës fakti që ky pagan, dëshmitar okular i ngjarjeve të tmerrshme që ndodhën në vendin e rrashtës – e kafkës, u bë një shikues i fshehtë i madhërisë së Zotit dhe një shikues i Birit të Perëndisë. Domethënë, Longini dhe ushtarët e tij patën mundësinë të shihnin me sytë e tyre fizikë nga afër dhe menjëherë se në momentin e kryqëzimit të Nazareasit, Dielli u errësua në mes të ditës dhe errësira mbuloi gjithçka; Toka u drodh nga një tërmet i fortë, shkëmbinjtë e fortë u plasën, shumë varre u hapën dhe po aq të vdekur dolën prej tyre të gjallë, të ringjallur. Edhe Stotniku edhe ata që e ruanin Jezusin bashkë me të, pasi panë tërmetin dhe gjithçka tjetër që ndodhi, u trembën shumë dhe thanë: ,,Me të vërtetë ky ishte Biri i Perëndisë!” (Mateu 27,54).

Çfarë shpërfytyrimi i brendshëm ndodhi në shpirtrat e këtyre zyrtarëve të zakonshëm të qeverisë romake, paganëve të ngurtësuar,ushtarë të pashpirt, deri tani shumë larg të besimit të vërtetë, dhe tani, befas, kaq afër Perëndisë! Vërtet ky ishte Biri i Perëndisë! A ka një rrëfim më të madh, një dëshmi më të fortë se kjo, e thënë nga buzët që deri pak më parë nuk dinin të shqiptonin asnjë fjalë për Perëndinë?!

Ne shohim se me gjithçka që Zoti Jezu Krisht bëri në Tokë, duke përfshirë vetë vdekjen e Tij, Ai dëshiron të na tërheqë të gjithëve tek Ai dhe tek Mbretëria e Tij e përjetshme në qiell. ,,Dhe unë, kur të jem ngritur lart nga toka, do t’i tërheq të gjithë tek unë.” (Gjoni 12,32). Përmbushja e kësaj profecie të shqiptuar nga goja e patëmetë e Shpëtimtarit shihet qartë edhe në Golgotën e tmerrshme. Dhe në momentet e fundit, pra, të jetës së Tij, duke u ngjitur në Kryq në kryqëzim për të gjithë botën, Fjala e Zotit kryen plotësisht misionin e Tij për të tërhequr shpirtrat njerëzorë dhe për t’i sjellë ata në liri dhe paqe absolute. Edhe pse në agoni para vdekjes dhe në dhimbje e vuajtje të tmerrshme, Krishti, me përulësinë, mëshirën dhe faljen e Tij, veproi në atë mënyrë që u njoh si Zot edhe nga një grabitës, i cili në jetën e tij nuk kishte shumë kohë për të menduar rreth Zotit. Çfarë shpërfytyrimi në shpirtin e tij shkaktoi vetë shfaqja e Jezusit, në mënyrë që ai të arrinte njohjen e plotë të Zotit dhe t’i rrëfente të Kryqëzuarin afër tij si Zotin, Perëndinë dhe Mbretin e vërtetë: ,,Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde.” (Luka 23,42).

Zoti nga Kryqi, nëpërmjet faljes që derdhi mbi kryqëzimet e Tij, bëri që të njihej si Biri i Perëndisë, do të thoshim, edhe nga një njeri me zakone dhe sjellje të rrepta ushtarake. Por ashtu siç ranë shkëmbinjtë gjatë Kryqëzimit, edhe Longinit i plasi zemra, kur dëgjoi se Ai që po kryqëzonin i fali dhe u lut për ta: ,,Atë, fali ata, se nuk dinë çfarë bëjnë! (Luka 23,24).

Shihni se çfarë shembulli na la Zoti në momentet e fundit të jetës së Tij! Ai i fal ata që e kryqëzojnë, Ai dërgon mëshirë për gjithë botën. Ai e vendos grabitësin si banorin e parë të parajsës, duke na dhënë të gjithëve shpresë se pavarësisht se si jemi, sado mëkatarë të jemi, nëse i qasemi Atij nga zemra, Ai do të na mëshirojë dhe do të na kujtojë, do të na bëjë bashkëjetues të Tij. Një sekret i madh mbetet për ne transformimi shpirtëror i Shën Longinit i cili pati nderin të dëshmojë ngjarjet më të tmerrshme të historisë. Ai besoi në Krishtin dhe e rrëfeu Atë si Birin e Perëndisë edhe atje, në Kryq, por natyrisht ai ishte shumë i hutuar nga gjithçka që po ndodhte. Kur dishepujt e Krishtit, që panë mrekullitë e Tij të shumta, u hutuan, atëherë çfarë mund të themi për këtë stotnik romak, i cili deri pak kohë më parë nuk dinte asgjë për Zotin?! Le të kujtojmë se sipas traditës, ai ose një ushtar nga rradhët e tij me një shtizë e shpoi Krishtin në brinjë, në mënyrë që të budallenjtë të binden se Ai tashmë kishte vdekur. Por edhe pse i vdekur në trup, Zoti i habiti të gjithë edhe më shumë duke derdhur gjak dhe ujë nga brinjët e Tij më të pastra. Dhe së fundi, konfuzioni i Shën Longinit u zgjidh plotësisht kur ai, i ngarkuar me një detyrë tjetër që lidhej me Jezu Krishtin – domethënë, të ruante varrin e Tij, u bë dëshmitar i mrekullisë më të madhe në histori: Ringjalljes së Krishtit.

Епископ Партениј, Игумен Бигорски

Pra  siç e dimë nga Ungjilli, prijësit hebrenj, të hidhëruar dhe të errësuar, iu lutën Pontij Pilatit që të ruante Varrin e Krishtit, që të sigurohej që dishepujt e Tij të mos vinin rastësisht dhe ta merrnin trupin e Tij, sepse u kujtuan fjalët e Tij që pas tre ditë ai do të ringjallet. Ata besonin se këtu, me komplotin e tyre, me Kryqin dhe Varrin, do ta vulosnin mësimin e Tij me një gur varri dhe dishepujt do të shpërndaheshin dhe do të dorëzoheshin dhe kështu kujtimi për Të do të shuhej plotësisht.Megjithatë, kjo nuk ndodhi. Edhe Shën Longini  me sytë e tij e pa Ngjalljen e Krishtit dhe që atëherë, i shpërfytyruar plotësisht, u bë një dëshmitar llafazan dhe predikues i Lajmit të Mirë. Edhe pse priftërinjtë dhe pleqtë i ofruan atij dhe ushtarëve e tjerë me të, para të mëdha për të heshtur për mrekullinë dhe për të thënë se ndërsa ata po flinin, dishepujt erdhën dhe vodhën trupin e Jezusit, ai, natyrisht, nuk pranoi, por filloi të predikojë hapur për Zotin e ringjallur. Por, shikoni se çfarë bëjnë zilia, urrejtja dhe keqdashja! Kur këto karakteristika satanike  do ta pushtojnë njerinë, ai bëhet jashtëzakonisht i errët dhe nuk mendon normalisht, kështu që as faktet nuk kanë më rëndësi për të. Për ne është e habitshme dhe e pakuptueshme se si ata, duke dëgjuar se ishte ringjallur dhe ishte gjallë, Ai,  të cilin e kishin vrarë nga zilia, në vend që të ndryshonin sjelljen e tyre, ata filluan të errësoheshin edhe më shumë dhe madje të përpiqeshin të fshehin atë që nga asgjë nuk mund të fshihet. Zilia thjesht nuk i la të vepronin siç duhej. Përkundrazi, ata përdorën mjetin më të mjerë të kësaj bote, që vret shpirtin njerëzor gjatë historisë: lakminë. Tridhjetë copë argjendi të Judës. Domthënë, siç thotë populli: ajo që nuk arrihet me para, mund të arrihet me shumë para.

Kështu edhe ata, të joshur nga ky pasion demonik, u përpoqën t’i jepnin ryshfet rojeve, që ata të gënjejnë dhe të thonë se i ka zënë gjumi duke ruajtur Varrin dhe se në atë kohë dishepujt vodhën të Vdekurin. Madje janë kujdesur që të sigurojnë ushtarët, që të mos i nënshtrohen gjyqit ushtarak, sepse nëse një ushtar e zë gjumi në roje, do të dënohet. Pra, edhe udhëheqësin e kanë paguar që të mos kryejë hetim. Megjithatë, Shën Longini dhe dy shokët e tij besnikë nuk pranuan asnjë nga këto. Të rilindur shpirtërisht dhe të fisnikëruar nga madhështitë hyjnore që panë, ata braktisën gjithçka, lanë shërbimin ushtarak, u pagëzuan nga Apostujt e Shenjtë, duke u bërë vetë apostuj të Ngjalljes përreth tyre. Ata u kthyen te atdheu i tyre në Cezarea të Kapadokisë nga ku vinte Shën Longini duke predikuar dhe dëshmuar. Në fund, edhe ata u prekën nga keqdashja e prijësve hebrenj, ndaj iu dorëzuan autoriteteve romake dhe me urdhër të detyruar të çezarit iu prenë kokat.

Ndërkohë ata me gëzim morën kurorën e dëshmorit dhe u nisën për në gëzimin e Zotit të tyre në Qiell, prej nga na bekojnë dhe i përgjigjen lutjeve tona. Pra, të dashurit e mi, të gjithë ne në Kishë duhet të jetojmë Kryqin dhe Ringjalljen dhe të jemi dëshmitarë të Zotit tonë Krisht. Ai është i pranishëm dhe na drejtohet në shumë mënyra; ai është me ne në hidhërimet tona, ai është me ne në gëzimet tona. Le t’i lutemi vetëm t’i hapë sytë e brendshëm të njeriut  si të grabitësit dhe stotnikut, në mënyrë që në të gjitha momentet e jetës tonë ta shohim Atë, mirësinë dhe bukurinë e papërshkrueshme. Duke e parë të Tillë, zemra jonë do të thërrasë vetvetiu: ,,Zot, dua të jem me ty përgjithmonë! Kujto, Zot, për mua në mbretërinë Tënde!”

Amin.