Vizitë e Mitropolitit Nikolla të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë

Hirësia e tij Nikolla, Mitropolit i Apollonisë dhe Fierit i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë vizitoi sot Manastirin e shenjtë të Bigorskit. Ai shoqërohej prej klerikut tonë të dashur atë Nikollës nga Tirana, dhjakon Nikollës dhe dhjetë besimtarëve të tjerë nga Fieri. Hirësia e tij, së bashku me shoqëruesit, u prit ngrohtësisht prej jerondit dhe igumenit tonë Episkopit të Adanias, hirësisë së tij Parthenit dhe vëllazërisë së manastirit. Pas përshëndetjeve dhe vizitës në kishë, vizitorët u pritën në qendrën sinodike ku patën një bisedë me jerondin për tema të ndryshme rreth orthodhoksisë. Në vazhdim arkimandrit Dhositheu u tregoi ambientet kryesore të manastirit si edhe bibliotekën. Në librin e përshtypjeve, Mitropoliti Nikolla shkruajti sa më poshtë vijon:

«Hiri i Shpirtit të Shenjtë që ndricon të gjithë njerëzit në botë, ndricoftë dhe u dhëntë fuqi edhe vëllezërve tanë në këtë manastir të shenjtë, në lutjet dhe përpjekjet e tyre. Me bekimin dhe dashurinë e Krishtit, Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Nikolla».