Vizitë pelegrinazhi nga të rinjtë e Krishterë Orthodhoks të Tiranës

Në këtë ditë festive, kur Kisha Ortodokse me dashuri feston kujtimin e Shenjtit të dashurisë, Shenjti i Devotshëm, Porfiri i Ri i Kavsokalivitit, në frymën e bashkimit në dashurinë e Krishtit, Manastiri i Shenjtë i Bigorskit u nderua me vizitën e rreth tridhjetë shpirtrave të rinj të devotshëm ortodoksë nga Tirana, kryeqytetit të Shqipërisë. Këta pelegrinë të devotshëm, të etur për mësimin e ëmbël të Krishtit, u afruan me një dëshirë të madhe për të takuar dhe biseduar me Jerondin tonë, Episkopin e Antanisë, Z. Partenin, për të cilin, sipas dëshmisë së tyre, me kënaqësi shpirtërore kishin dëgjuar dhe lexuar dhe donin ta njihnin dhe takonin personalisht. Në rrugën e tyre, ata kishin bërë një sakrificë të madhe, duke udhëtuar pothuajse gjithë natën për të arritur në Shërbesën e Mëngjesit..

Zelli dhe dëshira e tyre për Krishtin u prit nga Jeronti me një zemër atërore të hapur, duke i mirëpritur me dinjitet dhe gëzim të madh dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të të rinjve. U mirëpritën fillimisht, në kishën e Shenjtë të Shën Joan Pagëzorit dhe më pas në odën mikpritëse. Grupit, të udhëhequr nga prifti i devotshëm Atë Ilia Mazniku, një mik i vjetër i Atit dhe i Bigorskit, fillimisht i’u tregua historiku i Manastirit dhe e Shenjtorit emrit e të cilit mban dhe Manastiri. Pas tryezës së dashurisë, në dhomën e miqve u organizua një festë shpirtërore e bollshme. Për të rinjtë e Krishterë nga Tirana, Episkopi Z. Parteni, nga zemra e tij e ndjeshme prindërore, derdhi fjalë frymëzuese të mençurisë, ngushëllimit dhe mësimit, si ujëra të qeta të qetësisë për udhëtarët e etur në shkretëtirën e kësaj bote. Më pas ata patën mundësinë të flisnin personalisht me Jerontin dhe të pyesnin për tema të ndryshme të jetës shpirtërore. Nga ana e tyre, mirënjohës për pritjen e ngrohtë dhe me fytyra të ndritura, ata i dhuruan Igumenit të tyre dhurata nga dashuria e zemrave të tyre, ndër të cilat edhe një portret i tij me Manastirin në sfond.

Të gëzuar dhe të ngritur në frymë, pelegrinët, me bekimin e Jerontit, u nisën drejt arkivit të librave të Bigorskit, ku u njohën me përmbajtjen e fondit të librave. Prej aty, ata vazhduan pelegrinazhin e tyre drejt Manastirit të Shën Gjergj Trofeprurësit Rajçicë dhe nga aty në Manastirin e Hirshëm të Shën Naumit në Ohër!
Lavdi Perëndisë për të gjitha!