Mbretëresha e Qiellit – një ikonë e mëmësisë

Fjala e Shkëlqesisë së tij, Peshkopi Z. Parthenij, Abati i Manastirit të Shenjtë Bigorski, për festën e Fjetjes së Shën Mërisë, folur në Liturgjinë e Shenjtë, pas leximit të Ungjillit, më 28 gusht viti 2022, Vera Shpëtimtare

Në emër të Atit dhe të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë!

Në një shkëputje nga Ungjilli, të dashurit e mi, që synohet të lexohet në festat e Virgjëreshës, ka vetëm një fjali, dhe ajo në fund, që i referohet Nënës së Shenjtë të Zotit. Domethënë, është thënia e një gruaje, e cila, duke dëgjuar fjalët hyjnore dhe të ëmbla të Zotit tonë Jezu Krishtit, thirri me admirim: ,,Lum barku që të barti dhe gjinjtë që të mëndën‘“. (Lluka 11,27). Vërtet, vetëm një fjali, por me kuptim të përjetshëm. Po, i bekuar, trefish i bekuar dhe pafundësisht i bekuar është barku i Saj, barku i cili është bërë parajsë e fjalës dhe port shpëtimi për ne; barku nëpërmjet të cilit Biri i Zotit u bë Biri i Virgjëreshës, Zoti u bë njeri. Ajo është personi nëpërmjet të cilit njeriu bëhet Zot me anë të bekimit. Është Nëna jonë Më e Shenjtë e Hyjit, e bekuar ndër gratë, e cila me përulësinë e saj të papërshkrueshme, me vetëdorëzimin e saj të plotë ndaj Zotit dhe vullnetit të Tij, u zgjodh për t’u bërë Nëna e Zotit; të vendosë në barkun e saj  më të pastër  ai që është i paaritshëm dhe i papërfshirë. Edhe pse e kufizuar nga trupi si të gjithë ne, Ajo është bërë më e gjerë se qiejt dhe është bekimi i mishëruar. Ajo ruajti virgjërinë dhe pastërtinë e saj për hir të Zotit dhe prej Tij mori force të pamatshme, ndaj u bë dhe u quajt Nëna e mbarë njerëzimit. Dhe ja, ne të gjithë i drejtohemi asaj dhe shpresojmë në mëshirën e saj, sepse mrekullitë e saj janë më të shumta se yjet në kupë qiellore. Nuk ka asnjë ndër të krishterët që nuk e ka ndjerë dashurinë e saj të mrekullueshme, amtare dhe nuk janë të paktë besimtarët të feve të tjera që kanë marrë ndihmën e saj. Prandaj e gjithë raca njerëzore shkon tek ajo, i lutet dhe e quan të bekuar. Siç tha ajo vetë në mënyrë profetike kur takoi Elisavetën, nënën e Shën Gjon Pagëzorit: Shpirti im e madhëron Zotin dhe fryma ime gëzohet në Perëndinë, Shpëtimtarin tim, sepse ai e ka parë gjendjen e ulët të shërbëtores së tij. Sepse vini re, tani e tutje të gjithë brezat do të më quajnë të bekuar.”  (Lluka 1,46-48). Këto fjalë të frymëzuara u realizuan në tërësi, duke filluar në kohën e saj, me gruan që thirri me butësi se barku i saj ishte i bekuar dhe se lavdërimi nga raca njerëzore  vazhdon edhe sot e kësaj dite. Për më shumë se dy mijë vite, me breza e breza, Kisha e Zotit në çdo adhurim thërret: ,,Me të vërtetë është e denjë të të quajmë të bekuar, Nënë e Zotit, përherë e bekuar dhe e papërlyer Nënа e Zotit tonë”. Ajo lavdërohet vazhdimisht dhe gjithmonë quhet e bekuar. Në fakt, lavdërimi ndaj saj kurorëzon çdo lutje në Kishë, sepse çdo adhurim përfundon me një lutje dhe një lavdërim për Virgjëreshën e Bekuar Mari. Thjesht, mbledhja e besimtarëve dhe e gjithë bota nuk mund të marrë frymë, nuk mund të jetojë dhe të mbijetojë pa lutjen ndërmjetësuese të Asaj që solli Fjalën e Perëndisë në Tokë. Do ta përsëris, të dashurat e mia, bota në të cilën jetojmë ka nevojë të veçantë për mbrojtjen e lutjes dhe ndërmjetësimit amnor të Nënës së Shenjtë të Zotit. Sot, shoqëria njerëzore, ndoshta sikurrë më parë, ka nevojë për imazhin e nënës dhe të asaj që përfaqëson dashurinë amtare. Prandaj, le t’i lutemi Asaj që u bë Nëna e botës dhe modeli i të gjitha nënave, me dashurinë e sëcilës mëmësia mori dinjitetin e vërtetë dhe të shenjtë. Në kohën tone shohim se fatkeqësisht në rrezik është edhe gjëja më e shenjtë, mëmësia. Nuk shkelet pamëshirë vetëm kjo vlerë e shenjtë dhe e lartësuar e krishterë, por edhe e gjithë trashëgimia që Krishti na la si traditën ë Kishën për shpëtim. Dëgjojmë për prishje morale, shkelje të dinjitetit bazë njerëzor, nëna surrogate, martesa të të njëjtët gjini, ndryshim gjinie etj. Me një fjalë, qytetarimi i krishterë, pra edhe njerëzimi i njerëzve, është jashtë zakonisht i rrezikuar. Por ne, që jemi nderuar nga Zoti me njohjen e vërtetë të Zotit, duhet me dashuri, me mundim, me lutje ndaj Nënës së Shenjtë të Zotit, të ruajmë më të shenjtën, ta ruajmë me dashuri familjen – këtë bashkësi të bekuar nga Zoti. Nga ana tjetër, grate duhet të bëjnë një përpjekje të veçantë për ruajtjen e mëmësisë, për të luftuar për besimin dhe parimet e krishtera, ashtu si dikur grate paqësore dhe martiret e shenjta gjatë historisë, të cilat guximshëm u përballën me të gjitha sprovat dhe sfidat, dhe nuk pranuan kurrë të bëjnë kompromis në lidhje me besimin në Krishtin, në interes të kënaqësisë së tyre personale dhe konformizmit. Dhe për këtë, duke pasur besimin dhe asketizmin si gurëthemel të një jetese korrekte dhe autentike, ata arritën të ndërtonin një shoqëri vërtet të shëndetshme dhe përparimtare. Pra, historia ka treguar dhe dëshmuar se pa Krishterizmin nuk ka as shoqëri normale dhe as të fortë. Sot është kaq e lehtë të shihet dhe të arrihet në përfundimin se pa Krishtin bota po çmendet. Ne shohim se çfarë po ndodh rreth nesh dhe mes nesh, me botën, me Evropën sëcilës i përkasim gjeografikisht dhe komunitetit për te i cili ne aspirojmë. Si një shtet me orientim evropian, ne synojmë të hyjmë në shoqërinë e kombeve të bashkuara evropiane, kultura e të cila vebazohet në themelet e krishtera. Sepse Evropa e Qytetëruar, ashtu siç e njihnim, ishte fryti dhe përfitimi i krishterimit – këtë e vërteton e gjithë historia evropiane. Por çfarë po ndodh me të sot, në këtë të ashtuquajtur epokë post-krishtere? Errësira! Ne jemi të mbushur me frikë dhe neveri kur dëgjojmë se tendencat e pashëndetshme po përforcohen gjithnjë e më shumë. Familja si qeliza bazë e shoqërisë, si Kisha në miniaturë, pothuajse është zhdukur. Dhe Nëna e Zotit qan për këtë. Sa shpesh në vendet ë ndryshme të botës shohim se si ikonat e saj të mrekullueshme derdhin lot. Nëna qan sepse të krishterët lënë Ungjillin dhe Krishtin. Ata bëhen të pa zot, neopaganë ose formalistë. Ata nuk besojnë rrënjësisht në Ungjillin, në Krishtin, në jetën e përjetshme. Ata nuk besojnë në fuqinë e Krishtit që transformon dhe shpëton. Shumë nga gratë e krishtera për të cilat Nëna e Shenjtë duhet të jetë një ikonë e mëmësisë, iu dorëzuan hedonizmit, amoralitetit, kotësisë. Mos u bëni kështu, të dashurat e mia. Nëna e Zotit na tregoi se gruaja është shënjtorja më e madhe. Nuk është rastësi që Krishti i ringjallur iu shfaq për here të parë grave paqësore: ai donte t’u tregonte atyre, zemrave të tyre të ndjeshme, amtare, se ato do të kishin një rol vendimtar në botën e re që Ai do të krijojë. I takoi në pikëllimin e tyre dhe u tha: Gëzohuni! Mos kini frikë; shkoni dhe lajmëroni vëllezërve të Mi (Mateu 28,9-10). Predikimi dhe mësimi i besimit krishterë në dy mijë vitet e fundit është bazuar në gruan, nënën. Pikërisht ajo është kujdestare dhe shtyllë e familjes. Modeli i saj, siç thamë, është Nëna e të gjitha nënave, Mbretëresha Nënë, Virgjëresha e Bekuar. Asaj, nënat e mia të dashura, lutuni për gjininë femërore në krishterim, që ajo të mos humbasë imazhin dhe rolin e shenjtë që ka. Le t’i lutemi së bashku Nënës së Zotit për këtë, sepse në se kemi nëna që do t’i rrisin fëmijët me frymë të krishterë, nuk do të jemi në rrezik dhe raca jonë e krishterë do të jetë e fortë. Na ndihmoftë në këtë Nëna jonë Mbretëreshë, e Cila është mbrojtësja e të krishterëve, ,,kullajonë me gërshetaari dhe qyteti me dymbëdhjetë mure”, ku strehohemi nga të gjitha shqetësimet dhe tundimet dhe ku gjejmë parajsën tonë. Le t’i kërkojmë edhe asaj të na gëzojë me atë paqe të papërshkrueshme në zemrat tona, me dashurinë e krishterë sakrifikuese dhe mendimin e pastër e të ndritur, duke na bekuar ne dhe mbarë botën.

Amin!