Prania e Nënës së Zotit përmes ikonës  ,,Është e denjë”

Fjalimi i Lartëshenjtërisë së Tij, Peshkopit Antaniski z. Parthenij, Abati i Manastirit të Shenjtë Bigorski, thënë në festën e ikonës ,,Është e denjë”, në vigjiljen e gjithë natës, pas leximit të Ungjillit në Liturgjinë e Shenjtë.


Në emër të Atit dhe të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë!

Falënderojmë Nënën Mbretëreshë që edhe këtë vit na bekoi që të mblidhemi në vigjilje, në lutjen e gjithë natës para Imazhit të saj të shenjtë e mrekullibërës, të quajtur ,,Është e denjë”, që kremtohet pikërisht sot. Përmes bekimit të saj të bollshëm, Familja jonë është e nderuar të ketë në katolikonin e saj bekimin e këtij Imazhi të njohur dhe të dashur të Nënës së Shenjtë të Zotit.

Gjegjësisht, ikona para së cilës qëndrojmë në lutje sonte, mbërriti në Manastir menjëherë pas zjarrit të vitit 2009, si një ngushëllim i fortë amnor për zemrat tona të lënduara. Dhe me vetë ardhjen e saj, Ajo, Nëna jonë e dashur dhe e shenjtë, e Cila gjithmonë ka vullnetin që të dëgjojë dhimbjet tona, lutjet tona të sinqerta, atëherë ajo i gëzon dhe forcon zemrat tona, duke i mbushur me gëzim dhe forcë shpirtërore për veprën e ardhshme të restaurimit të konakut të djegur. Ikona na erdhi si bekimi më i madh nga Kopshti i Nënës së Shenjtë të Zotit, nga Mali i Shenjtë Athos, ku, në fakt, ikona e saj origjinale ,,Është e denjë ” ruhet për më shumë se dhjetë shekuj. Prej andej, nga tempulli i shenjtëi Protatonit në Kareia, Ajo bekon gjithë Malin e Shenjtë dhe atje, siç ka thënë i ndjeri Jerondi Emilijan Simonopetriski, është froni i saj në Tokë.

Kështu, pasi u bë një shembull identik, me një shtypje dylli të menteshës, ne patëm nderin që ikona jonë të prekej dhe shenjtërohej nga origjinalja ,,Është e denjë”, dhe më pas, me ikonën, të qëndronim vigjilentë për festën Paraqitja e Shën Mërisë në Manastirin e Simonopetrës, së bashku me abatin e nderuar, Jerondin Elisej dhe murgjit. Së fundmi, e sollëm këtu si ngushëllim për murgjit dhe për të gjithë besimtarët, të cilët donin që Tempulli i Shën Gjonit të restaurohet sa më shpejt. Dhe vërtet, kryesisht pas lutjeve të Nënës sonë të Shenjtë, e cila është mbrojtëse e monastizmit mashkullor dhe me sakrificën dhe mundin vetëmohues të vëllazërisë, në një kohë shumë të shkurtër manastiri riktheu pamjen dhe bukurinë e tij dhe u pasurua me një konak të ri.

Më duhet t’ju pranoj se zemra ime që në rini u lidh me këtë ikonë të shenjtë ,,Është e denjë” . Që si fëmijë në shtëpinë time, kam pasur gjithmonë mundësinë t’i lutem Nënës së Shentë të Zotit përballë kësaj fytyre të saj të bukur dhe të dashur. Në fakt ishte një ikonë letre, e përshtatur në një kornizë modeste druri dhe e vendosur në një proskinitar tradicional, dikur i zakonshëm në shtëpitë maqedonase, dhe përballë saj shkëlqente vazhdimisht një kandil i vogël. Pra, që i vogël i jam lutur Mbretëreshës së Engjëjve por edhe pse nuk jam i denjë, ajo iu përgjigj lutjeve të mia.

Dhe gjatë vizitës sime të parë në Malin Athos, Shenjtorja e parë që më priti ishte ikona ,,Është e denjë”. Në atë kohë, në fakt, kështu organizohej programi i adhurimit/përuljes ndaj Atonin. Të gjithë besimtarët duhej të vinin fillimisht në qytetin e Karejës dhe fillimisht të përuleshin para ikonës së Nënës së Shenjtë të Zotit ,,Është e denjë”. Nuk do të mund ta harroj kurrë përshtypjen e adhurimit tim të parë përpara kësaj ikone të mrekullueshme! Ishte si një takim i vërtetë me të Ndershmen, një takim që e ruaj në zemrën time edhe sot e kësaj dite. Duke iu afruar ikonës, pata ndjenjën se po i afrohesha vetë Nënës së Shenjtë të Zotit. Atë ndjesi e ndanin edhe besimtarët e tjerë, ndaj nuk ka dyshim se ikona ,,Është e denjë” ka një bekim vërtet të madh, përmes saj ndihet fort prania e Nënës së Zotit, e cila bën mrekulli pa fund.

Kështu, të dashurit e mi, Nëna e Shenjtë e Zotit është e pranishme mes nesh nëpërmjet të ikonave të saj mrekullibërëse dhe na dërgon bekim të bollshëm. Ai i dëgjon lutjet tona. I di dhimbjet dhe vuajtjet tona. I shëron dobësitë tona. Ja, edhe këtë mbrëmje këtë mëngjes, teksa qëndrojmë para imazhit të saj të ndritshëm amnor, Ajo na bekon, i dëgjon lutjet tona si një Nënë e mirë, na përkëdhel zemrat tona me dashurinë e saj të ndishme amnore. Prandaj, le t’i hapim zemrat tona dhe t’i lutemi asaj deri në fund të Liturgjisë së Shenjtë, që të qëndrojmë të palëkundur në besimin tonë në Birin e saj, Zotin tonë Jezu Krishtin, që me bekim të mund të ecim nëpër litarët e kësaj jete dhe të jemi dëshmitarë të Krishtit në këtë botë. Sepse, në masën më të madhe, shpëtimi ynë varet nga ndarja e bekimit Hyjnor, nëse ua ofrojmë atë dhe nëse e kërkojmë atë për fqinjët tanë, për vëllezërit dhe motrat tona në Zot. Misioni i të krishterit është të jetë një tregues drejt Mbretërisë së Qiellit, drejt Krishtit. Në këtë botë në të cilën jetojmë, jashtëzakonisht të shqetësuar nga mëkati, njeriu gjendet në konfuzion, në frikë dhe në melankoli. Prandaj sot, ndoshta më shumë se kurrë më parë, kemi nevojë për një dëshmi të gjallë për Krishtin, i cili është i vetmi i cili i ka përgjigjet për të gjitha pyetjet ontologjike dhe zgjidhjet e të gjitha problemeve ekzistenciale. Rrjedhimisht, ne që nderohemi me njohjen e të gjallit të përjetshëm, kemi përgjegjësi dhe jemi të detyruar t’ua përcjellim atë njohuri të tjerëve, në mënyrë të tillë që të jetojmë denjësisht për thirrjen tonë të krishterë. Është e qartë për të gjithë ne që të jesh i krishterë sipas jetës nuk është aspak e lehtë, sepse është e nevojshme të mbash një kryq. Por gjithashtu edhe Kisha e Perëndisë e di se Nëna jonë, Nëna e Zotit na ndihmon pa kusht dhe sikur prind në bartjen e kryqit tonë të jetës, që me Të të ndihemi si fëmijët nën mbrojtjen e nënës. Ajo na solli shpëtimin, lindi Krishtin në botë, na hapi derën me PO-në e saj, me sakrificën dhe veprat e saj vullnetare, me pastërtinë e saj të paskaj dhe dashurinë e saj skajshmërisht të pastër.

Ju lus që sot në mëngjes t’i luteni Nënës së Shenjtë që t’i japë forcë dhe bekim kësaj vëllazërie të shenjtë që është këtu për të vepruar, në mënyrë që të gjithë murgjit të mbeten deri në fund ndjekës besnikë të Krishtit, duke bartur me përkushtim veshjen në të cilën ata u veshën. Këtë po jua them sepse jeta monastike nuk është aspak e lehtë. Po, murgjit kanë nderin më të madh, por edhe kryqin më të madh. Siç thoshte i nderuari Jerondi Paisij, murgjit janë gjithmonë në vijën e parë të betesë për Kishën, ata janë radiokomunikues me Zotin. Prandaj, sa herë që luteni për veten tuaj, për fqinjët tuaj, lutuni edhe për murgjit, sepse ata kanë një rol shumë të rëndësishëm në jetën kishtare.

Le të jetë Nëna e Shenjta e Zotit, praninë e bekuar të së cilës të gjithë e ndjejmë sonte, gjithmonë me ne dhe na dhëntë të gjithë forcën për të qenë të krishterë të vërtetë deri në fund të kësaj jete dhe pastaj të jemi të gjithë së bashku me të në të dëshiruarën Mbretërinë e Qiellit.

Amin!