Fjalimi i Prof. Sumea Ramadani në Tribunën e parë ndërfetare në Dibër me temë: “Familja: strumbullar i dashurisë dhe zhvillimit shoqëror”, i mbajtur më 9 nëntor 2024.
Dua te filloj pikerisht me shpresen, me mahniti shume Dibra me masen e cila frekuenton eventin eshte argument qe ekziston deshira per mesim gjate gjith jetes prej frymes se pare deri ne frymen e fundit. Nese ekziston dicka vetem dicka e shenjte ne kete bote ajo eshte familja.
Në çdo fe, familja është diçka e shenjtë, vendi i vetëm ku pranohemi ashtu siç jemi, sepse vetëm në familje mbështetemi te dashuria. Mirepo deshiroj te ndalem nga prizmi psikologjik.
Derisa lexojsha nje roman hasa nje fjali te mrekullueshme. Ndonjehere deshirojme t’i lexojme gjithe librat e botes dhe te hyme ne cdo shtepi te ngrohte te botes ti marrim kujtimet me te bukura per te qendisur fjali te tilla. Citoj: “Kur njeriu e kupton sa shume budalla eshte ik ne shtepi”.
Cka na thote neve kjo fjali? Familja eshte vendi i vetem ne bote i cili neve na pranonon me gjithe te metat tona, anomalite tona, dezavantazhet tona, budallalleqet tona… Vetem ne shtepi, vetem ne familje ne mbeshtetemi ne dashuri.
Jashte familjes ne duhet te jemi te matur, te pergaditur, profesionel dhe shume gjera tjera qe te perkasim ne nje shoqeri mirepo vetem ne familje ne nuk kemi asnje epitet. Ne shtepi ne jemi me dobesite tona dhe perderisa darkojme ne tavolinen e perbashket edhe pse te gjithe zhvillohemi jasht shtepise ne orientime te ndryshme me profesione dhe interesa te ndryshme, me misione te ndryshme por aty jemi te gjithe te njejte.
Në familje të gjithë jemi të barabartë, një për të gjithë dhe të gjithë për një. Per kete shkak familja eshte shume e shenjte. Gjithashtu familja eshte vendi ku ne mesohemi si eshte te jemi te dashur dhe si eshte te dashurojme.
Dashuria është nevojë themelore për të mbijetuar në jetë. Ekziston nje proverbe ne Afriken Veriore qe lidhet ngusht me psikoanalizen: Femije e sheh qiellin njihere ne femijeri pastaj gjithe jetes qielli eshte i njejte. Qielli jane emocionet dhe realitetet. Emocionet ndryshojn pikerisht siqielli ndonjehere jane te mjegulluara, ndonjehere me diell ndonjere me shi per kete shkak eshte me rendesi femija kur t’i hap syte te sheh pozitivitet. Energji te bukur qe do e shoqeron gjithe jeten.
Ekzistojne shume hulumtime ne lidhje me rendesine e dashurise. Dashuria nuk eshte luks eshte fundamendale per jete. Do t’a ndaj vetem nje hulumtim te bere ne Angli ku ne spital dy grup foshnjeve iu eshte bere observim. Nje grupi iu kane plotesuar gjitha nevojat dhe nuk jane perkedhelur grupit tjeter perderisa iu kane plotesu nevojat jane perkedhelur. Grupi i pare shumice e madhe e foshnjeve kane vdekur. Grupi i dyte kane mbijetuar. Ne te ardhmen kan pasur jete me te gjate dhe te shendetshme.
Perkedhelmja nuk eshte luks eshte nevoje primare per te mbijetuar. Ne ne psikologji cdo cregullim e spjegojme me lidhjen e pare te foshnjes me kujdes dhenesin. Foshnja eshte narcizoide ne kuptim pozitiv te fjales, nese nena eshte e lumtur rreth foshnjes foshnja do beson qe ai i ka meritat dhe do jete i lumtur mirepo nne te kunderten do mendon qe nuk eshte i vlefshem qe te duhet dhe kjo ndjenje do e ndjek gjithe jeten.
Dashurinë që fëmija e merr nga prindërit, e përcjell më tej në botë. Familja na mëson të gjitha aftësitë sociale dhe qëndrueshmërinë emocionale. Ndërsa nëna, është gjëja më e shenjtë, lulja më e bukur e familjes; nëna është ajo që mban të bashkuar gjithë familjen dhe duhet të respektohet me hir.
Sigurisht, një rol kyç në familje dhe në zhvillimin e fëmijës në një personalitet të vërtetë e ka edhe babai, pse babai eshte i rendesishem? Qe t’a don nenen. Dhurata me e mire qe nje baba und t’ia ben femijes se tij eshte t’a don nenen e tyre.
Ne pika te shkurta kjo eshte nje pikture qe mundem t’a ofroj nga prizma psikologjike per rendesine e familjes dhe shenjterise se saj. Te dime t’ i ndajme mire prioritetet tona dhe te mbahemi forte per vlerat tona.