Le të jemi një krijesë e re në Krishtin e Ringjallur

Fjala e Lartshenjtërisë së Tij, Peshkopi Antaniski z. Parthenij, mbi Ringjalljen e Krishtit, thënë në Vigjiljen e Pashkëve, më 16 prill 2023, vera e Shpëtimtarit


Të dashurit e mi, adhurues të të Ringjallurit,

Të kremtosh Pashkën e Shenjtë, kalim, Ringjallje, do të thotë të marrësh pjesë në ,,krijimin e ri” të krijuar nga Shpëtimtari i botës, Zoti ynë Jezu Krishti, me Ringjalljen e Tij të lavdishme. Sepse Ai erdhi në botë, për të rikrijuar botën përsëri, për të shpërfytyruar Adamin e pushtuar nga vdekja, dhe njerëzimin e rënë në mëkat. ,,Jezusi i Nazaretit, Njeriu i dëshmuar nga Perëndia me fuqi, mrekulli dhe shenja, të cilin vdekja nuk kishte fuqi ta mbante’’ (krh. Veprat 2,22-24), u bë për ne Adami i ri. Kështu thirrja jonë është të bëhemi kungues dhe bashkëkrijues të krijimit të ri në Ringjallje, të botës së re që tregoi Krishti.

Dikush mund të na kundërshtojë: ,,Por si është ajo botë e re, kur rreth nesh e shohim pikërisht të kundërtën e asaj për të cilën foli Jezusi. Ne shohim të keqen, luftërat, besimet e ngurtësuara dhe të përgjakshme, filozofitë konfliktuale dhe fanatizmin, vuajtjet dhe vdekjen”. Megjithatë, nëse i hedhim një vështrim mirë historisë njerëzore, jetës personale të atyre që zgjodhën rrugën kryqëzimit, jetës së shenjtorëve, zemrave të personave të pagëzuar,  do të vërejmë dhe do të konstatojmë se i Ringjalluri me të vërtetë krijoi një botë të re, një realitet të ri, elementi ndërtues i të cilit është bekimi, mëshira dhe dashuria e Zotit. Dhe pikërisht në kundërshtim me botën e rënë ,,që shtrihet në të keqe” (1 Gjoni 5,19), ne perceptojmë realitetin e krijimit të ri, të botës së krijuar nga Zoti. Ne shohim, domethënë, njerëz që, megjithëse janë të rrethuar nga e keqja, zgjodhën të ishin ndjekës të së mirës; njerëz, të cilët, ndonëse të shtypur nga pikëllimi dhe melankolia e kësaj bote, lavdishëm lumturohen dhe gëzohen në botën e bekuar. Shohim persona që, në mes të errësirës të së keqes në këtë epokë, shkëlqejnë me një dritë dhe bukuri të mbinatyrshme.

Zoti Krisht, ndër të tjera, rikrijoi botën në kuptimin qytetërues të fjalës. Të gjithë vërejmë se në kohën tonë, kur bëhet fjalë për familjen, shoqëria ka shkuar në një drejtim shumë të çuditshëm. Dëgjojmë për martesat e të njëjtës
gjini, për identitetet gjinore, për transgjinorët, etj. Ne nuk dënojmë askënd, as nuk kufizojmë të drejtën e zgjedhjes së askujt, por është mirë në këtë prirje të huaj të gëzimit njerëzor, të kujtojmë se barazia dhe liria e njeriut përmbahen vetëm në Krishtin. Në fund të fundit, ku do të ishte njeriu i lirë, nëse jo tek Ai që e bëri të tillë, me lirinë e vullnetit dhe të zgjedhjes? Një nga përfitimet e botës së re në Krishtin është, ndër të tjera, martesa, e cila është bërë një e mirë qytetëruese. Martesa, në fakt, nuk është institucion njerëzor, por është i Zotit, i bazuar në dashurinë e ndërsjellë, në vetëharrimin dhe sakrificën për tjetrin. Prandaj burri do të lërë babanë dhe nënën e tij dhe do të lidhet me gruan e tij dhe të dy do të jenë në një trup të vetëm; dhe kështu ata nuk janë më dy, por një trup i vetëm. (Marku 10,7-8). Këtu është përkufizimi i vërtetë i martesës, këtu është themeli i qytetërimit tonë të krishterë – pikërisht atje, në këndin e ngrohtë të quajtur familje. Një martesë e vërtetë e krishterë prodhon familje të shëndetshme dhe familjet e shëndetshme prodhojnë individë të shëndetshëm dhe të lirë. Sot vazhdimisht jemi dëshmitarë të kërkesave dhe deklaratave të ndryshme të lirisë. Por duhet ditur se nëse liria nuk është e bazuar në shpalljen e Zotit, në fatin e të qenit njeri në kuptimin e plotë të fjalës, te njeriu sipas shëmbëlltyrës dhe ngjashmërisë së Zotit dhe nëse kjo liri nuk e di se ku është kuptimi i tij dhe ku është kufiri i tij, atëherë nuk është gjë tjetër veçse një skllavëri shumë e hidhur, një vetëshkatërrim i trishtë.

Është një fakt i padyshimtë se ishte Shpëtimtari Krisht ai që tregoi se grate janë persona të lirë, të barabarta dhe të perëndishme, jo vetëm sipas pikëpamjeve dhe kritereve njerëzore, por sipas qëllimit të Perëndisë. Fundja, dihet se në asnjë qytetërim tjetër, fe dhe sistem shoqëror para Krishtit, gruaja nuk ishte aq e barabarta dhe e ngritur në një nivel kaq të lartë sa në qytetërimin e krishterë. Praktikisht, martesa siç e njohim ne sot, midis një burri dhe një gruaje, si persona të barabartë në një kungim të shenjtë, në një njësi të shenjtë, nuk ekzistonte askund. Dukuria më e shpeshtë ishte poligamia. Në rastin më të mirë, gratë shiheshin vetëm si instrumente riprodhimi, në pronësi të burrit. Kështu ishte edhe ndër qytetërimet e përparuara, tek Egjiptianët, Helenët, Romakët etj. Dhe madje edhe midis Judenjve, të cilët ishin të vetmit të ndritur për të vetmin Perëndi të vërtetë.E shohim, pra, çfarë lloj revolucioni shoqëror solli Krishti! Dhe jo rastësisht, pas Ringjalljes së Tij, Ai iu shfaq disa grave, fillimisht Nënës së Tij dhe më pas paqësoreve. Me këtë ai theksoi dinjitetin dhe rolin e gruas në botën e re – se ajo do të jetë nënë dhe lajmëtare e gjërave të bukura dhe të mira. Një rol i shenjtë që, padyshim, na duhet më së shumti për të pasur një shoqëri të shëndoshë.

Zoti Krisht zbuloi zbulesën e Zotit jo vetëm sa i përket familjes, por edhe për

gjënë më të rëndësishme: hyjnizimin e njeriut. Ai është në fakt parapërcaktimi

ynë, qëllimi kryesor, kuptimi i ekzistencës sonë. Bashkimi me Perëndinë, nëpërmjet energjive të Tij të pakrijuara. Sepse Perëndia u bë njeri, që ne të bëhemi perëndi me anë të bekimit. Profeti dhe mbreti David thërret me kënaqësi shpirtërore: Unë thashë: ,,Ju jeni perëndi dhe të gjithë jeni bij të Madhërishmit” (Ps. 81,6) Dhe për tu bërë një krijesë e re, nuk duhet, të dashur, të harrojmë dy urdhërimet më të rëndësishme që shqiptoi Goja hyjnore e Shpëtimtarit: Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde; dhe e dyta, e ngjashme me të: duaje të afërmin tënd si veten! Dhe menjëherë shton: I gjithë Ligji dhe profetët u përmbahen këtyre dy urdhërimeve (Mateu 22,37-40). Dhe menjëherë para kryqëzimit të Tij, në Ungjillin sipas Shën Gjon Teologut, ku përshkruhet se si Zoti, duke shkuar drejt vuajtes, flet dhe i mëson apostujt e Tij të shenjtë, u thekson disa herë që ta duan njëri-tjetrin. Ai thotë: Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-tjetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin. Prej kësaj do t’ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuripër njëri-tjetrin.” (Gjoni 13,34-35). Dhe më tej: Qëndroni në dashurinë Time! …Ky është urdhërimi im: ta doni njëri-tjetrin, siç ju kam dashur Unë (15,9-12).Dhe përsëri: Unë ju jap këtë urdhërim: ta doni njëri-tjetrin (15,17). Dhe nëfund, Ai i lutet Atit të Tij, që të gjithë të jenë një (17,21). Disa herë ai theksondashurinë si gjënë bazë për ne të Krishterët. Ja, sonte të gjithë mbajmë nganjë qiri në duar, një kandil që digjet. Besimi ynë është besimi i dritës. Ne, pra,jemi thirrur të jemi bartës të dritës. Nëse Shpëtimtari ynë është dritë, atëherë ne, të dashurit e mi, duhet të jemi dritë. Dhe ne do të bëhemi dritë vetëm nëse duam njëri-tjetrin. Vetëm nga dashuria do të njihemi si të Krishtit. Sipas asgjëje tjetër.

Këtë natë, të dashurat e mi, jemi mbledhur të gjithë së bashku pikërisht për shkak të asaj dashurie të Krishtit. Kjo festë mbi festa, ky solemnitet mbi solemnitetet, nuk është thjesht një traditë e zakonshme historike. Kjo festë na ringjall, na ripërtërin. Nëpërmjet Ringjalljes, thamë, Krishti dëshiron dhe mund të na bëjë një krijim të ri. Ai mundet, nëse ne e lejojmë Atë. Le ta bëjmë këtë, të dashurit e mi, le ta lëmë të vijë në zemrën tonë dhe të na bëjë atë që Ai dëshiron, atë për të cilën Ai u kryqëzua dhe u ringjall. Bota në të cilën jetojmë pret që nga ne të krishterët të shohë dritë dhe dashuri. Jemi ne të krishterët që mbajmë përgjegjësinë që bota është kështu. Sepse, për fat të keq, ne që jemi në Kishë shumë herë nuk veprojmë mirë dhe shtrembëruar mësojmë për besimin tonë më të pastër të dritës të zbuluar nga Perëndia.

Sonte jemi mbledhur për ta takuar Atë përpara diellit – Diellin e vërtetë të drejtësisë. Para se të lindë dielli fizik në këtë ditë, ne lavdërojmë Diellin tone shpirtëror. Para nesh kemi natën më të ndritshme, mëngjesin e agimit të hershëm – Krisht Perëndinë, për të cilin shpirtrat tanë mallëngjehen në mënyrë të pashprehur.

Është e natyrshme që shpirti të ketë mall për Krishtin, i cili është gjithmonë aty. Dhe në momentet më të errëta të jetës sonë, nëse e thërasim, Ai do të vijë, nuk do të na lërë kurrë. Ringjallja e tij është jeta dhe shpresa jonë. Një i krishterë është gjithmonë një optimist. Dhe nëse ndodh që të tregojë pesimizëm, atëherë, më besoni, sigurisht që e ka humbur besimin. Të dashurit e mi, le të mos endemi në këtë botë, duke kërkuar diçka tjetër, përveç të vetmes gjë të re nën diell – Shpëtimtarit tonë dhe Ringjalljes së Tij.

Uroj që të largohesh nga këtu i shpërfytyruar në dritën e Tij. Dhe që nga kjo ditë, le të mos ketë asnjë gjykim për të tjerët në gojën tuaj, por ta përqafoni botën në dashurinë e Tij. Sepse Krishti na thërret pikërisht në atë lloj dashurie – një dashuri gjithëfalëse dhe vetëdorëzuese, pavarësisht se si sillen të tjerët rreth nesh. Ne jemi ata, dishepujt e Krishtit që jemi dërguar në këtë botë. Si? Krishti u tha apostujve: Ja, unë po ju dërgoj si dele midis ujqërve (Mateu 10,16). Pra, jo me armë, jo me dhunë. I krishteri me butësi dhe dashuri e tregon dhe predikon Krishtin e ringjallur. Le të falënderojmë Zotin që këtë vit Kisha jonë e shenjtë u nderua për herë të parë të sjellë Zjarrin e Shenjtë nga Varri i Shenjtë i Krishtit, direkt nga Jeruzalemi. Varri i Shenjtë është një vend që dëshmon edhe sot se aty ndodhi ngjarja më e madhe në histori, diçka që e shpërfyryroi botën dhe i dha mundësinë për shpëtim. Vitin e kaluar, me bekimin e Zotit, pata nderin të kryej adhurim në Kishën e Shenjtë të Rigjalljes në qytetin e Shenjtë, ku edhendodhet Varri i zbrazur i Krishtit dhe mund të dëshmoj pa dyshim se nuk ka vend tjetër me energji të tillë shpërfytyruese. Dhe me të vërtetë, është një nder dhe bekim i madh për të gjithë ne që Zoti na ka dhuruar këtë Pashkë që Zjarri i Bekuar të sillet drejtpërdrejt nga Toka e Shenjtë. Për këtë vepërhistorike me përkushtim të veçantë u përkujdes Qeveria e udhëhequr ngakryeministri z. Dimitar Kovaçevski, të ministres së mbrojtjes, zonjushësSllavjanka Petrovska, e cila sonte është me ne si fëmijë shpirtëror i manastirittonë. Ardhja e Zjarrit të Shenjtë qoftë një bekim për të gjithë, që të shpërfyryrohemi nga drita e Krishtit dhe të bëhemi njerëz më të mirë. Të gjithë ne që jemi mbledhur sonte këtu dhe që nuk jemi pak, për tu bërë tharmi që të tjerët rreth nesh të bëhen njerëz më të mirë.

Këtë mbrëmje Krishti na thërret në gëzim. Ju thërras edhe një herë: le ta pranojmë Shpëtimtarin tonë në zemrën tonë dhe ta mbajmë brenda gjithë jetën tonë, sepse Mbretëria e Qiellit pushtohet çdo ditë. Përjetësia fitohet çdo ditë. Duke mposhtur çdo ditë një mëkat, një pasion, duke mposhtur veten, ju mundni vdekjen në veten tuaj. Krishti na dha një bekim të tillë: të fitojmë çdo ditë me hirin e Tij dhe të fitojmë përjetësinë.

 Krishti u Ringja!

Krishti u Ringja!

Krishti u Ringja!