,,Më lejo, Krisht, të jem një me Ty, të jem miku Yt”

Fjala e Shkëlqesisë së Tij, Peshkopi Antaniski z. Parthenij, Abat i Manastirit të Shenjtë Bigorski, folur në festën Shpërfytyrimi i Zotit, në Liturgjinë e Shenjtë në Manastirin e Preçista të Kërçovës, më 19 gusht 2022, verë e Zotit


Në emër të Atit dhe të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë!

Falenderojmë Zotin e mëshirshëm që na nderoi edhe këtë vit për të kremtuar këtë festë të madhe të Zotit, Shpërfytyrimin e Zotit. Kjo ngjarje e pazakontë në një kuptim të thellë na zbulon se Kush është dhe çfarë është Shpëtimtari ynë, Zoti Jezu Krishti. Sepse Ai në malin Tabor, apostujve të Tij të shenjtë Petar, Jakov dhe Jovan, ua tregoi atyre në mënyrë të mrekullueshme, me aq sa mundën të merrnin, lavdinë e Tij hyjnore, në të cilën Ai banon vazhdimisht së bashku me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë. Në Shpërfytyrimin e Tij, profetët e Dhiatës së Vjetër Mojseu dhe Ilija të cilët iu përulën Atij, qëndruan në të djathtë dhe në të majtë, duke rrëfyer kështu se Ai është Perëndia dhe Krijuesi i ligjit, si i vjetrit ashtu edhe i të riut, dhe se Ai është Bashkuesi i botës qiellore dhe asaj tokësore.

Festa e Shpërfytyrimit, si të gjitha festat në Kishën tonë, i referohet secilit prej nesh individualisht. Ai është edhe shpërfytyrimi ynë personal. Në fakt, transformimi i personit në procesin e besimit, një veprim i bekimit të Zotit që ndodh çdo ditë në jetën e shenjtë misterioze të Kishës. Ky ishte edhe qëllimi i ardhjes së Zotit Jezu Krishtit në Tokë, për ta shpërfytyruar atë, për ta rikrijuar këtë botë, për ta sjellë nga kalbja në pashkatërrueshmëri, nga vdekja në jetë. Natyrisht, që të ndodhë një shpërfytyrim total, është i nevojshëm transformimi i çdo personi individual. Me Mishërimin, Kryqëzimin dhe Rilindjen e Tij, Krishti e shpërfytyroi paraardhësin Adamin dhe nëpërmjet tij na la të gjithëve atë mundësi të bekuar. Shpërfytyrimi nga Tabori vazhdon dhe bëhet në Kishë edhe sot e kësaj dite. Mund të themi se Kisha Ortodokse është një punëtori ku ne kemi një mundësi të jashtëzakonshme për të përmirësuar vazhdimisht veten, për të shpërfytyruar veten dhe për të adhuruar. Për t’u drejtuar drejt Mbretërisë së Qiellit, për t’u bërë banorë të Qiellit, shpërfytyrimi jonë i përditshëm është i nevojshëm. Është një proces misterioz që ndodh nën ndikimin e energjive të mrekullueshme të Zotit.

Gjatë Shpërfytyrimit në Tavor, Apostujt nuk mund të kuptonin mjaftueshëm se çfarë po ndodhte në të vërtetë atje. Por shpirtrat e tyre ndjenin bukurinë origjinale që posedonte paraardhësi Adami në Parajsë, dhe për këtë arsye, pa menduar, thirrën: Zot, është mire që të jemi këtu. Ata donin përgjithmonë të qëndronin atje me Krishtin, por në atë kohë ata ende nuk e dinin se bukuria dhe lavdia e Shpërfytyrimit mund të arrihet perms kryqit dhe kryqëzimit. Në fund të fundit, kjo është arsyeja pse kur ata zbritën nga Tavori, Krishti i ndaloi nxënësit të flisnin për atë që panë, derisa Ai u ngrit nga të vdekurit. Pasi që natyra njerëzore u shpërfytyrua plotësisht dhe u hyjnizua edhe me Ngjitjen e Krishtit në Qiell. Sytë e Apostujve panë jo vetëm Shpërfytyrimin e Zotit në Tavor, por edhe një shpërfytyrim tjetër të pazakontë. Ndodhi në një kodër tjetër jashtë Jeruzalemit, në Golgotë, ku, i kryqëzuar në anën e djathtë të Kryqit të Krishtit, vjedhës i ndjeshëm përjetoi shpërfytyrimin e tij personal. Ai njeri i përulur dhe më pare njeri shumë mëkatar, bëri paqe me veten dhe me Zotin dhe në atë moment, falë përulësisë dhe qetësisë së tij, iu hap zemra për gjënë më të shtrenjtë: pendimin. Megjithatë, nëpërmjet pendimit, ai njohu Perëndinë dhe fenë e vërtetë. Ai e njohu Krishtin si Birin e Perëndisë dhe Shpëtimtarin e botës dhe kërkoi që Ai të përmendej në Mbretërinë e Tij. Atëherë Zoti nga Kryqi i tha fjalët e mrekullueshme: ,,Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua  parajsë”. (Luka 23,43) Dhe vini re, ai vjedhës i penduar u bë banori i pare i Parajsës së hapur, të cilin e hapi Shpëtimtari nga Golgota. Atje, në mëshirën dhe bukurinë e Tij, Ai na prêt të gjithëve, e të dashurit e mi, pavarësisht nga mëkatet tona, rëniet tona. Ai u shpërfytyrua për të na transformuar edhe ne, natyrisht, nëse i hapim zemrën tonë, nëse qëndrojmë pranë Tij. Nuk do të na kalojë në heshtje. Ne vetëm duhet të pajtohemi, të pendohemi dhe t’I thërrasim Atij: “Ki mëshire për mua, më ndihmo!” Më lë të jem me Ty një, të jem miku Yt”. Të gjithë ne, të dashurit e mi, jemi pagëzuar në emër të Atit dhe të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. A nuk është pagëzimi i shenjtë një shpërfytyrim i individit? Njeriu bëhet një krijesë e re, e shpërfytyruar në imazhin e Krijuesit të tij Krishtit. Kjo është arsyeja pse pagëzimi nuk përsëritet. Ashtu si lindja nga trupi është një, ashtu edhe lindja e shpirtit është një. Por me kalimin e kohës dhe për shkak të epsheve, mëkateve dhe rënieve tona të shumta, bekimi i pagëzimit tërhiqet. Megjithatë, pendimi ka një fuqi të tillë për të ripërtrirë, për të ringjallur tek ne atë bukuri origjinale. Dhe çdo Liturgji e Shenjtë është një shpërfytyri më i madh. Pra, të dashur të mi, le të shpejtojmë në atë kthim të ëmbël me pendim te Krishti, sepse qëllimi i jetës sonë është bashkimi me Të që fillon këtu dhe vazhdon në përjetësi. Jam i lumtur që shoh fytyrat tuaja në këtë tempull dhe jam i sigurt se edhe Zoti është i lumtur, sepse sheh dëshirën tuaj për shpërfytyrim dhe miqësi me Të. Gëzimin tone festiv sot e pasuruan të nderuarit prezvitër Stefan dhe Petar, vëllezërit tanë në Krisht nga Republika e Sllovakisë, të cilët I përkasin Kishës ortodokse autoqefale të Republikës Çeke dhe Sllovakisë. Ata na treguan një nder kaq të madh, saqë udhëtuan nga larg, për qenë me ne në këtë tempull të shenjtë, përgëzimin e të gjithëve, në Kishën e Zotit. Ja, shiheni sa i bukur është fryti i pranimit të Kishës sonë në unitetin kanonik dhe liturgjik me mbarë botën ortodokse, me bekimin dhe urtësinë e Patriarkut të madh Ekumenik z. z. Bartolomeut dhe perms pajtimit me Kishën e Serbisë, e cila propozoi dhe përkrahu Kishën tone për autoqefali. Sot Zoti ynë është veçanërisht i kënaqur që ne mund të shërbejmë lirisht së bashku me të gjithë vëllezërit tanë ortodoksë në mbarë botën. Por tani jemi kaq të nderuar për faktin se këta vëllezërit tanë vijnë pikërisht nga territori ku redukatorët dhe mësuesit tanë sllavë, shenjtorët e mëdhenj Kirili dhe Metodi, romakë nga lindja, ortodoksë nga feja, të dërguar nga Patriarku i shenjtë i Kostandinopolit, Fotiji i Madh dhe nga mbreti bizantin Mihail, kryen misionin e tyre ungjillor edukativ dhe të barabartë apostolik. Gjegjësisht, në Moravi, Çekia e sotme dhe Sllovakia, paraardhësit tanë shpirtëror dhe qytetërues predikuan Ungjillin e Krishtit në gjuhën sllave, me sistemin e shkruar të formuar sipas dialektit të folur nga Sllavët  maqedonas. Prania e baballarëve dhe vëllezërve tanë nga Sllovakia është një nder dhe gëzim i madh për ne, për çka i falënderojmë veçanërisht. Tani le të vazhdojmë të gjithë me Eukaristinë e Shenjtë, duke ia dorëzuar me zell dhe sinqeritet të madh zemrat Krishtit dhe duke lënë tempullin sot, le të dalim si të krishterë të shpërfytyrur në dashurinë e Zotit, deri diku më mirë sesa jemi tani.

Për shumë vite dhe qofshi të gjithë të gjallë dhe të shëndetshëm! të gjallë dhe të shëndetshëm!