Fitimtari i Përjetshëm – kryqëzim i epokave dhe shpirtrave

Fjala e Lartëshenjtërisë së Tij Peshkopit Antaniski z. Partenij, Abati i Manastirit të Shenjtë Bigorski, gjatë pritjes solemne të ikonës së ndershme dhe mrekullibërëse të Shenjtë të Martirit të Shenjtë Gjergj Fitimtarit në Manastirin e Rajçicës, më 17/30 Mars 2024, vera e Shpëtimtarit.

Në emër të Atit dhe të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë, amin.

 

E nderuara Ministre e Mbrojtjes, zonjusha Slavjanka Petrovska,

Të nderuar pjesëtarë të Gardës së Nderuar dhe Orkestrës Ushtarake të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Të dashur vëllezër, motra dhe fëmijë, besimtarë të devotshëm të mrekullibërësit të madh, Martirit të Madh e të Shenjtë Gjergj Fitimtarit,

Me duar të ngritura në lavdërim dhe me zemra të mbushura me dashuri, falënderojmë Dhueusin e Madh, Perëndinë dhe Shpëtimtarin, Zotin tonë Jezu Krishtin dhe Luftëtarin e tij të lavdëruar e fitimtar, Martirin e Shenjtë Gjergjin, që na mblodhi edhe një herë në këtë Manastir të Shenjtë, në gëzim dhe lumturi, në kungim të ndritshëm në emër të Krishtit. Kësaj radhe, për t’u gëzuar me rastin unik dhe të bekuar – ardhjen e ikonës së tij të ndershme dhe të shenjtë në këtë shtëpi lutjeje, e cila është një kopje/imazh besnik i ikonës së tij të famshme mrekullibërëse moldave, e cila ndodhet në Manastirin e Zografit të Malit Athos.

Dëshiroj t’ju rrëfej se në këto momente jam mbushur me një gëzim të papërshkrueshëm, sepse ja, me mëshirën e Zotit dhe me ndërmjetësimin e luftëtarit të Krishtit, një nga dëshirat tona të lashta dhe të forta është përmbushur. Do të rrëfej se jam i lumtur që ikona e mbrojtës  të Shenjtë do të shkëlqejë si një diamant i ndritshëm në Manastirin e Rajçicës, ashtu siç është në Manastirin Bigorski.

Shenjtërimi i zemrës shpërblehet më tej nga fakti se ky ekzaltim shpirtëror kapërcen kohën dhe hapësirën dhe na lidh me fijet shekullore të trashëgimisë sonë të pashtershme shpirtërore.

Domethënë, kjo ikonë e shenjtë, e cila është përqafuar jo vetëm nga bekimi dhe prania mistike e Shenjtorit, por edhe nga thellësia e historisë dhe shpirtit romak, na kujton vendin tonë në traditën e gjatë dhe të pasur të krishterë ortodokse, të kontributit të paraardhësit tanë në bashkësinë e atij bashkimi të  shkëlqyer fetar dhe kulturor.

Ikona origjinale, e cila është një monument i vërtetë i artit dhe spiritualitetit bizantin, u krijua në Kostandinopojë dhe ishte para së gjithash një dhuratë nga Basileu Romak Gjoni VIII Palaiologos ose Paleologus për ish-Principatën Moldaviane, në çerekun e parë të shekullit të 15-të. Më vonë, në vitin 1484, Voivodi i mrekullueshëm moldav Stefan çel Mare ia dhuroi këtë ikonë manastirit Zograf në Malin e Shenjtë Athos, pasi e restauroi dhe e përfundoi, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën qiellore të Shën Gjergjit në betejat e tij kundër pushtuesve. Për shkak të bëmave të tij për besimin e Krishtit dhe qëndrimit mbrojtës ndaj popullatës së krishterë në vendet e robëruara, Stefan Voevoda mori edhe titullin athleta Christi, d.m.th., ,,kalorës i Krishtit”, një nder që u jepet martirëve të rij të krishterë – luftëtarëve si Shën Gjergji.

Pa dyshim, pra, kjo ikonë përmban një rrëfim të bollshëm të besimit, devotshmërisë, guximit dhe mrekullive hyjnore. Dhe jo vetëm kaq! Ajo është bërë një ind lidhor midis së shkuarës dhe së tashmes, si dhe një pasqyrim i mbrojtjes së vazhdueshme që Shën Gjergji i dha bujarisht popullit të krishterë përgjatë shekujve. Pra, prania e këtij shenjtori të Krishtit gjatë gjithë periudhave historike na zbulon një figurë të ndritur nga këto treva, me emrin e Shën Gjergjit.

Ishte heroi vendas rajonal i besimit të vërtetë në zbulimin e vërtetë të Zotit, legjendari Gjergj Kastrioti, i njohur si Skënderbeu, i cili me përkushtimin e tij të palëkundur dhe guximin e tij të patrembur në luftën kundër osmanëve, ngriti shqiponjën dykrenare, simbolin e modelit bizantin për bashkëjetesë, si flamurin e tij. Ai jo vetëm që u mbështet dhe iu referua traditës mbikombëtare romake, e cila, siç e përmendëm, është emëruesi i përbashkët i të gjithë popujve që jetuan dhe krijuan në atë unitet – diçka që nuk duhet ta braktisim kurrë dhe që duhet ta vlerësojmë si trashëgiminë tonë më të çmuar.  – por edhe personifikoi vlerat e saj të besimit, guximit dhe përkushtimit, duke shërbyer si shembull i përjetshëm për të gjithë ne.

Pikërisht në sakrificën e tij ne shohim frymëzimin e mbrojtësit të tij personal, Fitimiarit të Madh, i cili gërsheton për mrekulli lidhjen shpirtërore me eonat dhe me personat. Fundja, ky sundimtar mesjetar, duke u treguar si një mbështetës i palëkundur i krishterimit, meritonte të quhej edhe kalorës i Krishtit.

Përveç kësaj, ngjarja e sotme na fton të mendojmë për lidhjen mistike mes Qiellit dhe Tokës, se si shpirtrat e paraardhësve flasin në zemrat e pasardhësve. Domethënë, ju kam përmendur tashmë, prej kohësh ka qenë dëshira jonë e madhe që të kemi ikonën moldave të Shën Gjergjit në këtë Manastir tonin të Shenjtë kushtuar atij. Dhe kur më në fund erdhi koha që ajo të mbërrinte këtu, duke hulumtuar historinë e saj, zbuluam se këmisha dekorative e argjendtë e shtuar në ikonën në shekullin e 19-të ishte bërë me porosi dhe si dhuratë nga Arkimandriti i shenjtë Anatolii Zografski, i lindur dhe i rritur në këtë zonë të famshme të Mjakëve të Dibrës,dhe gjithashtu ai ishte murg në Bigorski.  Rrjedhimisht, kjo dhuratë fisnike mban vulën e trashëgimisë sonë vendore të shenjtë dhe kombëtare, aq gjallërisht e pranishme edhe sot në thesarin shpirtëror e kulturor maqedonas dhe ringjall lidhjet shpirtërore që na bashkojnë në vazhdimësi.

Shën Gjergji ynë Fitimtar, që e bën të vërtetë, të gjallë dhe të fortë këtë fill lidhës kohësh dhe hapësirash, me dashurinë e tij të pakufishme për Krishtin dhe sakrificën e pakompromis për të vërtetën, na mëson rëndësinë e jashtëzakonshme të besimit, guximit dhe përkushtimit. Si një mbrojtës i madh i popullit të krishterë, shenjtëria dhe veprat e tij vazhdojnë të na shërbejnë si një urë lidhëse drejt bekimit të Zotit, duke na kujtuar se secili prej nesh është thirrur të jetë një fener shprese, mirësie, sakrifice dhe dashurie në këtë botë.

Në këto momente solemne dhe të shenjta për ne, është një nder i veçantë për mua që t’i shpreh mirënjohjen dhe falenderimin tim më të thellë motrëve monastike në Manastirin e Shën Gjergjit në Rajçicë, lutjet e vazhdueshme dhe puna vetëmohuese e së cilave janë themelet mbi të cilat komuniteti ynë shpirtëror prehet në këtë rajon. Sakrifica dhe përkushtimi i tyre ndaj së mirës janë shkëndija shprese për mbarë kombin. Natyrisht, është veçanërisht e rëndësishme që kjo vepër shpirtërore, por edhe atdhetare, të shkojë tutje me vazhdimësi në qëndrimin e mirë në bindje, në pendim, në lutje dhe në rruajtjen e nderit dhe dinjitetit të fytyrës monastike engjëllore. Vetëm kështu do të kenë pjesë në pastërtinë e Shën Gjergjit, do të mund ta quajnë veten motrat e tij, banorë të pallatit të tij dhe do të pranohen si bashkëbanorët e tij në Jerusalemin Qiellor.

Më lejoni të shpreh mirënjohjen time të pamasë edhe për të nderuarin z. Ratko Kapushevski nga Shkupi dhe familjes së tij të devotshme, bujaria dhe besimi i të cilëve bënë të mundur që ta mirëpresim dhe ta kemi këtë ikonë të shenjtë mes nesh si një bekim të madh qiellor. Dashuria e tij për Shën Gjergjin dhe vetëmohimi i sinqertë qofshin shembull për të gjithë. Falenderojmë edhe piktorin e talentuar z. Nikolaj Kangaras, i cili me duart e veta solli në jetë këtë ikonë, si dhe mjeshtri z. Leondaris Zidros, i cili me mjeshtërinë e tij artistike e veshi me një këmishë të bukur argjendi, duke i dhënë një tjetër dimension bukurisë, vlerës dhe qëndrueshmërisë.

Falenderojmë me dashuri vëllazërore edhe Jerondin e Shenjtë të Manastirit Ksenofon në Kopshtin e Shën Mërisë, të Përnderuarit Arkimandrit z. Aleksit, me vëllazërinë e tij si Krishti, si dhe etërit dhe vëllezërit e shenjtë nga Manastiri i Zografit, të cilët me mikpritjen e përzemërt monastike bënë të mundur që kjo ikonë të shenjtërohet dhe bekohet me bekimin e Malit të Shenjtë (Athos) në dy manastiret e Shën Gjergjit, si dhe për të marrë bekimin nga ikona origjinale e Shenjtorit.

Nderi ynë i veçantë sot është prania e ministres së nderuar të Mbrojtjes, zonjushës Slavjanka Petrovska, së cilës i jemi veçanërisht mirënjohës për përgjigjen ndaj kërkesave tona, dhe me lejen e saj për pjesëmarrjen e Gardës së Nderuar dhe Orkestrës Ushtarake të Ushtrisë së Maqedonisë kontribuoi ndjeshëm në bukurinë e kësaj feste.

Ngjarja e sotme solemne, ky mbledhim i yni i shenjtë, është mirënjohja jonë e përbashkët për Martirin e Madh të shenjtë, pa ndihmën dhe mbrojtjen e të cilit nuk do të ekzistonte asnjë nga ato që shohim sot, asnjë mur i këtij Manastiri tashmë të shentëruar. Prandaj, Shën Gjergj Fitimtari mbetet për ne një frymëzim i pashtershëm për besim, guxim dhe krijimtari, si dhe një mbrojtës i dashur, nën mbrojtjen e të cilit qëndrojmë fort në dëshminë e Shpirtit, si dhe përballë sfidave, tundimeve, monastike, mundimeve, zullumeve dhe problemeve, në grackat anësore dhe në shikimet ziliqare, të mbushura me shpresë dhe besim se me bekimin e Zotit mund të arrihen vepra të mëdha dhe drita e mirësisë mund të vazhdojë e të përhapet edhe në errësirë, duke dëbuar errësirën.

Ikona që tash e tutje do të zbukurojë këtë shtëpi lutjesh të Fitimtarit do të qëndrojë jo vetëm si shenjë e besimit tonë të shenjtë dhe traditës së krishterë, por edhe si një kujtesë e vazhdueshme e lidhjes sonë me epokat dhe me shpirtrat, me paraardhësit dhe me pasardhësit, me rrënjët e lashta të identitetit tonë shpirtëror dhe trashëgimisë sonë kulturore, duke na bërë të pranueshëm ndaj bekimit të përjetshëm që buron ndër shekuj. Në të njëjtën kohë, ajo do të qëndrojë si një udhërrëfyes për bekimin dhe shenjtërinë, si shenjë e jetës kryqëzuese të të krishterëve, e vuajtjeve dhe dhimbjeve, por edhe e Ringjalljes së lavdishme. Duke pasur shembull Shën Gjergjin, jemi të detyruar të ndjekim hapat e tij, duke jetuar në dashuri, me bujari dhe guxim, duke shërbyer si dëshmitarë të gjallë të së vërtetës, mëshirës dhe sakrificës së Krishtit në jetën tonë të përditshme.

Uroj që të gjithë ju, të pranishëm këtu, fizikisht ose shpirtërisht, të sillni bekimin dhe falenderimin e kësaj ikone të shenjtë në shtëpitë dhe zemrat tuaja, duke i ndarë ato me fqinjët tuaj, me të gjithë ata që kanë nevojë për ngushëllim, mirësi, bujari dhe gëzim. Në këto kohë të vështira vuajtjesh shpirtërore dhe vuajtjesh njerëzore, bamirësia dhe përkushtimi i Shën Gjergjit le të jetë model për të gjithë ne, duke na treguar besimin tonë të ëmbël e të frytshëm, i cili kapërcen të gjitha pengesat, kufijtë njerëzorë dhe armiqësinë dhe sjell shpresë ndritur dhe ripërtrirje shpirtërore.

I dashur dhe tejet I dashur, i lavdëruar dhe i lavdishëm, më i ëmbli dhe më i dashuri Shën Gjergji jonë, mirë se erdhe në shtëpi! Bekimi dhe ndërmjetësimi yt i shenjtë qofshin me të gjithë ne.

Amin!