Festimi i Përbashkët i Sinodit të Shën Gjon Pagëzorit

Një engjëll në trup dhe njeri qiellor. Banor i shkretëtirës dhe qytetar i Qiellit. I dërguar nga Zoti për të përgatitur një popull të denjë, për të bërë të drejta rrugët e Tij, për të thirrur popullin në pendim. Shënjtërori më i madh i Kishës sonë – sigurisht, pas Nënës së Shenjtë të Perëndisë, të cilës shenjtëria i tejkalon edhe ushtritë engjëllore. Për të goja e Shpëtimtarit tha: “Me të vërtetë po ju them: Nuk ka lindur nga gruaja asnjë më i madh se Gjon Pagëzori” (Mateu 11,11).

Sot, më 7 janar (sipas kalendarit të vjetër), Kisha e Perëndisë feston Mbledhjen e Profetit, Pararendësit dhe Pagëzorit Joan. Kjo është nga festa më të vjetëra për Pararendësin e Perëndisë. Perëndia i ndriçoi Etërit e Kishës dhe ata vendosën ditën pas Shfaqjes Hyjnore si ditë për t’i dhënë nder të denjë atij që vendosi dorën e tij për të pagëzuar Krishtin dhe Perëndinë tonë. Dashuria dhe njeridashja e Krishtit i cili është mik i mëkatarëve. Predikues dhe mësues i pendimit. Lule e shkretëtirës. Në çfarëdo shkretëtire që të gjendemi, qoftë në qytete apo në çfarëdo cepi, gjithmonë e kemi me vete – këtë duhet ta dimë mirë – Shën Joani Pararendësi na shoqëron dhe na mbron. Ai është shoqëria jonë më e mirë dhe bashkë udhëtari ynë më i besueshëm në rrugën e pendimit.

Është pak të thuhet se Manastiri ynë i Shenjtë, i cili i përketë këtij gjigandi të Krishtit, e feston gjithmonë me gëzim mbrojtësin e tij qiellor. Ai thjeshtë frymon përmes tij, jeton me të dhe vdes për të. Mjafton të përmendet emri i Shën Joanit, të Bigorskit dhe shënjtori ndriçon me gëzim nga lart. Dhe ja, sot, në Mbledhjen e tij të gjithë-lavdishme, ai na përgatiti një gëzim tjetër në bashkimin e Kishës së Krishtit: përveç besimtarëve të shumtë nga manastiri ynë, na solli dhe një grup tjetër njëzetë ortodoksësh nga Berati, Shqipëria, për të festuar së bashku me ne Mbledhjen e tij të shenjtë dhe më të lavdishme dhe pjesëmarrjen në Planin Hyjnor për shpëtimin tonë. Ky grup i bekuar i besimtarëve të devotshëm, të cilët bënë një përpjekje të madhe, edhe pse kushtet e kohës nuk ishin të favorshme për të arritur në kohë për Liturgjinë e Shenjtë, u udhëhoq nga klerikët e devotshëm, protopresviteri nga Metropolia e Beratit, Ati Joan Qako, prifti Ati Kristaq Subashi dhe dhjakoni Leonard Dedja. Ata, me bekimin e Atit tonë të dashur, Episkopit të Antanisë, Z. Partenij, bashkë meshuan në Liturgjinë Hyjnore me vëllain tonë, Arhimandritin z. Dositej.

Pas liturgjisë festive pasoi një komunikim i gëzueshëm në frymën e dashurisë dhe unitetit të Krishtit dhe njohja e mysafirëve me ambjentet e manastirit.

O profet më i madh – siç të quajti vetë Biri i Perëndisë – ti, që i zgjidhe lidhjet e pafrytshme të prindërve të tu; që u tregove njerëzve Zotin Krisht; që e pagëzove Shpëtimtarin e botës në lumin Jordan; që pe qiejt e hapur dhe dëgjove zërin e Atit dhe pe Shpirtin e Shenjtë duke zbritur mbi Birin si pëllumb, dëgjo dhimbjen tonë, zgjidhi dhe shtrëngimet tonë shpirtëror, ndez llambën e pendimit në shpirtet tona dhe na ndriço me ndriçimin nga Zbulimi Hyjnor.

Amin!