Për të shtatin vit me radhë, pasi me bekimin e Plakut tonë, Peshkopit z. Parthenij, tradita e shërbimit të Eukaristisë së Shenjtë në majën e malit Golem Kërçin, Tabori ynë i Shpërfytyrimit, kodra jonë e gëzimit, u ripërtëri, disa nga vëllezërit murgj dhe motrat murgesha morën veprën e ngjitjes dhe me lutje morën pjesë në Adhurimin Hyjnor me të cilët u bashkuan dhe dyzet fëmijë shpirtëror të manastireve tona.
“Në shkretëtirat shfaqen kullota dhe kodrat mbushen me gëzim” (Ps. 65:12), sepse aty ku është Zoti, ka një shpërfytyrim, ka edhe gëzim. Dhe Plaku ynë, mësues i dashurisë dhe gëzimit, përsëri na dha bekimin e tij të gëzohemi në lartësinë e Kërçinit, të shijojmë bukurinë e madhërisë së Zotit dhe, duke pare lartësitë dhe hapësirat e mrekullueshme të krijuara nga Zoti, të soditim të pakrijuarin, lartësitë dhe hapësirat e përjetshme shpirtërore. Prania e fortë e Zotit, veçanërisht nëpërmjet Liturgjisë së Shenjtë, mbushi shpirtrat e të pranishmëve me gëzim, dritë dhe mirënjohje të vërtetë. Ajo përvojë e rrallë ishte një pushim i mrekullueshëm për shpirtin dhe një bekim i paçmim dhe i jashtëzakonshëm, për të cilin mysafirët u nderuan, pas fuqisë së lutjes së thënë nga Plaku dhe pas ndërmjetësimit të palodhur të Nënës së Shenjtë dhe Shën Gjon Pararendësit.