Vërtet e shenjtë dhe gjithëfestuese është kjo natë shpëtimtare dhe ndriçuese, në ditën e ndritur të Ringjalljes – paralajmërimit; në të Dritë e përjetshme u ngrit nga varri për tu zbardhur të gjithëve trupërisht.
Të shumta janë veprat që ke bërë, Zot – Perëndia im, mrekullitë e Tua, dhe nuk ka njeri që mund të krahasohet me Ty për sa i përket mendimeve të Tua; Njoftova dhe fola për ato, shumë zoheshin përtej çdo numri! Kjo thirrje psalmesh e shikuesit të Zotit, Davidit, mbretit dhe profetit të shenjtë, sot nga buzët tona shqiptohet me kënaqësi, sepse Zoti krijoi një vepër të madhe të mëshirës së Tij ndaj nesh, duke na nderuar jo vetëm të adhurojmë, por edhe të shërbejmë Eukaristinë Hyjnore në kodrën e Golgotës – pikërisht në vendin nga ku i Kryqëzuari përqafoi botën nga Kryqi në një përqafim dashurie dhe prej nga, duke derdhur gjakun e Tij të nderuar e jetë dhënës, falje dhe shpëtim derdhi për racën njerëzore.
Këtij nderimi të madh të Zotit i parapriu takimi i Plakut tone të dashur dhe Abatit të Familjes së Shenjtë Bigorski, Peshkopit Antaniski z. Parthenij, me Patriarkun e Bekuar të Jeruzalemit z. z. Teofili në selinë e Kishës së Sionit, pikërisht pranë Varrit të Shenjtë të Zotit. Gjegjësisht, me bekimin e Kryepeshkopit tone të dashur, Hirësisë së Tij z. z. Stefanit, hierarkut dhe peshkopit tone shumë të nderuar, Hirësisë së Tij, Mitropolitit z. Timoteu, Plaku peshkopi Parthenij, me një pjesë të Vëllazërisë, prej disa ditësh është në adhurim të shenjtë në ,,Qytetin e Mbretit të Madh dhe të Zotit tonë” – Jerusalem. Ai dje vizitoi Patriarkun e Bekuar, duke i përcjellë përshëndetjen me shkrim vëllazëror nga Kryepeshkopi ynë i nderuar, me kërkesën për të bekuar pjesëmarrjen në ceremonitë liturgjike në Vendet e Shenjta. Kreu i Kishës së Jerusalemit haptas dhe me gëzim dha bekimin e tij për shërbim, veçanërisht duke shprehur kënaqësinë e tij për faktin se Kryepeshkopata e Ohrit tashmë është në unitet kanonik dhe liturgjik me gjithë ekumenin ortodoks, pas vendimit të Shenjtërisë së Tij, Patriarkut Ekumenik z.z. Bartolomeut dhe në Sinodin e tij nga 9 maji i këtij viti dhe pas pajtimit me Kishën vëllazërore të Serbisë.
Një nga frytet e shumta të bekuara të këtyre ngjarjeve dhe të orientimit të urtë e të vetëme klesiologjikisht korrekt drejt Kishës Mëmë të Fronit të Parë, Patriarkanës Ekumenike, nga Kryepeshkopi ynë i shenjtë dhe Sinodi ynë i Shenjtë, ishte pjesëmarrja liturgjike e mbrëmshme e Plakut tonë z. Parthenij dhe vëllezërit tanë: arkimandriti Dositej, hieromonkët Kirili dhe Anatolij dhe kanonarku dhe tipykoni Averkius në vigjiljen në kapelën e shenjtë të Golgotës, në tempullin e Ngjalljes së Krishtit. Gjegjësisht, me bekimin e Patriarkut të Bekuar, Plaku shërbeu Eukaristinë Hyjnore me Kryepeshkopin e Madabës, z. Aristobuli nga Patriarkana e Jeruzalemit dhe në Liturgji, përveç vëllezërve tanë hieromonikë, morën pjesë edhe disa priftërinj të tjerë nga Jeruzalemi, Greqia dhe Rumania.
Kjo ngjarje e shenjtë është vërtet historike, sepse për herë të pare në historinë më të re të Kryepeshkopatës së shenjtë të Ohrit, kryepeshkopi dhe klerikët e saj shërbyen bashkërisht në tempullin e Ngjalljes së Lavdishme të Krishtit në Qytetin e Shenjtë të paqes. Është një bekim i madh dhe i çmuar për të gjithë anëtarët e tij.
Ndjenjat që përjetojnë besimtarët kur qëndrojnë përpara Zotit në Gologotën e tmerrshme janë pa dyshim personale për të gjithë. Në të njëjtën kohë, ato janë aq të forta dhe prekëse sa gjuha njerëzore thjesht nuk mund t’i shprehë ato. Lutjet, pendimi, lotët, gëzimi i pikëlluar dhe pikëllimi i gëzuar… – të gjitha këto i ofron një person ku Zoti Jezu Krishti psherët: ,,U krye!.“ Dhe duke ulur kryet, dha frymën. (Gjoni 19,30).
Na kujto, o Zot, nga Kryqi yt i nderuar dhe na ndero, mëkatarët dhe të fundit, me fjalët që i ke thënë vjedhësit të matur, të kryqëzuar bashkë me ty në Golgotë: ,,Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë! (Luka 23,43).
View this post on Instagram