Pas vendimit të Patriarkanës Ekumenike nga 9 maji i këtij viti, me të cilin, pas një kërkese të mëparshme për ankesë të dërguar nga Sinodi ynë i Shenjtë, Kisha jonë Ortodokse vendore u pranua në unitetin e adhurimit dhe atë kanonik me Kishën e Madhe të Krishtit në Kostandinopojë, dhe nëpërmjet saj me gjithë ekumeninë ortodokse, si dhe pas pajtimit me kishën motër të Serbisë që pasoi si rezultat i kësaj nisme, sot Kisha Ortodokse e Rusisë pranoi kanunitetin e Kishës sonë më të shenjtë. Më poshtë është deklarata e plotë e Sinodit të Patriarkanës së Moskës:
,,Më 25 gusht 2022, gjatë seancës së Sinodit të Shenjtë të kishës ortodokse Ruse, u dëgjua njoftimi nga Shenjtëria e Tij Patriarku i Moskës dhe Gjithë Rus Kirillit për dhënien nga ana e Kishës Ortodokse Serbe, autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Maqedonisë- Kryepeshkopata e Ohrit (revista nr. 62).
Sinodi vendosi të falënderojë Zotin për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kishës Ortodokse në Maqedoninë e Veriut, të arritur sipas parimeve kanonike, dhe të njohë Kishën Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatën e Ohrit si një Kishë – motër autoqefale, pasi që të vednoset emri i Kryesuesit të saj, i bekuari Kryepeshkopi i Ohrit dhe i Maqedonisë Stefan, në diptiqe të shenjta.
Anëtarët e Sinodit shprehën shpresën se më e vogla në familjen e kishave ortodokse autoqefale, Kisha Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, do ta ruajë me vendosmëri pastërtinë dhe integritetin e besimit të shenjtë ortodoks dhe do të ruajë besnikërinë e traditës kanonike ortodokse.
Pjesëmarrësit e seancës gjithashtu vendosën që të informohet edhe për vendimin e marrë nga sinodi i Shenjtë, Shenjtëria e Tij Patriarku Serb Porfiri dhe i bekuari, Kryepeshkopi i Ohrit dhe i Maqedonisë Stefan”.
-
Prizma psikologjike e rëndësisë dhe shenjtërisë së familjes
- 12 nëntor 2024
-
Për Prehje të Bekuar...
- 22 qershor 2024
-
(Video) Festivali i luleve në qytetin e Dibrës
- 28 prill 2024
- Postimet më të lexuara