Komunikatë SINODI I SHENJTË  KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

Извор:

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

SINODI I SHENJTË 

 

Komunikatë

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, në mbledhjen e datës 23 shkurt 2023, nën drejtimin e Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit Ananastas, përshëndet edhe një herë përzemërsisht vendimin e Sinodit të Shenjtë dhe të Hirshëm të Patriarkanës Ekumenike, të majit të vitit 2022, për të “pranuar në kungimin eukaristik hierarkinë, klerin dhe popullin e Kishës që gjendet nën Kryepiskopin Stefan… Këtë Kishë e njeh me emrin “Kisha e Ohrit” (duke pranuar shtrirjen e juridiksionit të saj vetëm brenda kufijve territorialë të shtetit të Maqedonisë së Veriut)”.

Gjatë kësaj periudhe, Kisha Orthodhokse në Shqipëri nuk ka nxjerrë një komunikatë zyrtare, sepse ka qenë në pritje të përfundimit të procedurave të domosdoshme kishtare. Duke qenë plotësisht në një mendje se nëpërmjet këtij vendimi, të marrë më herët dhe të pranuar gjerësisht, shërohet plaga që kishte shkaktuar skizma dhe sigurohet paqja dhe uniteti i tërë bashkësisë së Kishës në fjalë, ajo është në pritje të zgjidhjes përfundimtare për sa i përket statusit të autoqefalisë dhe emrit të saktë të Kishës së re vendore nga Qendra e Hirshme e Patriarkanës Ekumenike.

Tiranë, 24 shkurt 2023

Kryesekretaria e Sinodit të Shenjtë