Tribuna në Dibër për familjen si bazë e bashkëjetesës dhe vlerave shoqërore

Pasditën e së shtunës, më 9 nëntor, qyteti i Dibrës ishte mikpritës i Tribunës së parë që u mbajt në kuadër të projektit për mbështetjen e bashkëjetesës në rajon, nën organizimin e Shoqatës për Mbrojtjen dhe Kultivimin e Vlerave Kulturore “Rajçica”. Ky projekt i rëndësishëm multikulturor dhe multireligjioz zhvillohet sipas idesë dhe me bekimin e ipeshkvit z. Partenij, dhe është miratuar dhe mbështetur nga Komuna e Dibrës.

Tribuna, me temën “Familja: shtylla e dashurisë dhe zhvillimit shoqëror,” për herë të parë në të njëjtën tryezë mblodhi përfaqësuesit e dy bashkësive më të mëdha fetare në rajon, si dhe në shtet, konkretisht të bashkësive ortodokse dhe islame. Folësit e ftuar, secili nga këndvështrimi i ekspertizës së vet, patën mundësinë të paraqisnin mendimet e tyre mbi temën e trajtuar, duke kontribuar në këtë mënyrë për pasurimin e diskursit publik. Në këtë tribunë, mes shumë qytetarëve të pranishëm nga përkatësi të ndryshme etnike dhe fetare, për gëzimin tonë të madh, ishin të pranishëm: Jerondi ynë, ipeshkvi z. Partenij, së bashku me arkimandritin z. Dositej dhe pjesëtarë të vëllazërisë dhe motrave të manastirit; kryetari i Komunës së Dibrës z. Hekuran Duka; myftiu i Dibrës, z. Reshat Kaçalniku; drejtoresha e Qendrës së Kulturës në Dibër, znj. Edona Alili; prifti famullitar, Atë Mile Angelovski; murgj dhe murgesha, punëtorë të arsimit dhe kulturës, si dhe një numër i madh përfaqësuesish nga institucione të ndryshme.

Tribunën e hapi psikologja Angelina Vasilevska, e cila theksoi rëndësinë e bashkëjetesës në rajon përgjatë dekadave të fundit, si dhe rëndësinë e diskutimeve mbi këto tema në hapësirën publike. Menjëherë pas saj, të pranishmëve iu drejtua edhe Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Hekuran Duka, i cili përshëndeti organizimin e kësaj Tribune, duke nënvizuar se duhet të zhvillojmë angazhime të tilla për mbështetjen e bashkëjetesës, me të cilën Dibra krenohet.

“Duke e vendosur në fokus këtë tribuna, do të doja të them se jam shumë i kënaqur që do të diskutohet mbi një temë që lidhet me familjen, sepse shumë herë kam qenë i pranishëm në tribuna të ndryshme ku diskutohet për të drejtat e fëmijëve, të drejtat e grave, por kurrë nuk kam qenë i pranishëm, as nuk kam dëgjuar për ndonjë debat ku diskutohet mbi atë që është më e rëndësishmja për ne, dhe kjo është familja, e cila është qeliza themelore e shoqërisë. Sepse siç është familja, ashtu do të jetë edhe shoqëria jonë”, theksoi Kryetari në hapjen e tribunës, duke premtuar se do të vazhdojë  të mbështesë iniciativa të tilla të drejtuara për zhvillimin e të rinjve në shoqëri.

Ligjëratën e parë mbi temën e trajtuar e mbajti murgesha Efimia Zajkovska nga manastiri i Rajçicës, e cila u përqendrua në gjendjet bashkëkohore dhe sfidat me të cilat përballet familja.

„Sot, pavarësisht nga gjithë zhvillimi ekonomik, industrial dhe teknologjik, vërehet një paradoks që reflekton dëme serioze brenda personalitetit njerëzor: në vend që të përparojë, njeriu bën regres, përballet me stres të pabesueshëm, frikë, padije dhe sëmundje. Efekti më i fortë negativ nga zhvillimi modern është ç’ngjasimi i krijuar mes njerëzve, që do të thotë se ata largohen nga qëllimi për të cilin janë krijuar, që është jeta në bashkësi dhe bashkimi me Zotin. Sot njeriu zhvillohet profesionalisht pandërprerë, por ngec dhe dështon në planin familjar; ai ka shumë miq virtualë, por nuk krijon lidhje të thella fizike dhe emocionale me askënd, është jashtëzakonisht i guximshëm për të përballuar sfida të reja komplekse, por seriozisht i frikësuar për të hapur zemrën e tij dhe për të lënë brenda të afërmin e tij,“ theksoi motra Efimia në fjalimin e saj.

Ndër të tjera, ajo i nxiti të pranishmit të reflektojnë, duke u parashtruar pyetjen: Akanë familjet e sotme aftësinë reale për t’u përballur me tendencat moderne, të cilat janë drejtuar kryesisht drejt zhvillimit individual të njeriut, në kurriz të largimit të tij nga të afërmit?

Tribina vo Debar za semejstvoto - sestra Efimija

„Pikërisht aty, në ambientin modern ku realisht të gjithë ne jetojmë, kemi për detyrë të ofrojmë perspektivën tonë, të kontribuojmë dhe të ndikojmë në ndryshimin sistematik të gjërave, të luftojmë për një arsim më të mirë për fëmijët tanë, të jemi të qëndrueshëm në respektimin e vlerave morale. Ndryshojmë shoqërinë duke ndikuar në të me shembullin tonë pozitiv, duke mbrojtur, sa të marrim frymë, vlerat që i kemi fituar dhe mësuar falë jetës në familjet tona: respektin për çdo person, përulësinë, ndershmërinë, përpjekjen, vetëflijimin, mirësinë, dashamirësinë, mëshirën, faljen, dashurinë! Këto vlera familjare, nga rrethi ynë i vogël familjar duhet t’i transmetojmë vazhdimisht në familjen e madhe të botës. Nëse i kemi këto, atëherë edhe do t’i japim sepse, secili e transmeton atë që ka mësuar, secili e jep nga zemra atë që ka brenda saj,“ theksoi motra Efimia.клиничкиот психолог и психотерапевт г-ѓа Сумеа Рамадани

Menjëherë pas murgeshës Efimia, u drejtua psikologia klinike dhe psikoterapistja znj. Sumea Ramadani, e cila, me fjalimin e saj jashtëzakonisht frymëzues, mbajti vëmendjen e të gjithë të pranishmëve, duke thënë se „në çdo fe, familja është diçka e shenjtë, vendi i vetëm ku pranohemi ashtu siç jemi, sepse vetëm në familje mbështetemi te dashuria. Në familje të gjithë jemi të barabartë, një për të gjithë dhe të gjithë për një. Dashuria është nevojë themelore për të mbijetuar në jetë. Dashurinë që fëmija e merr nga prindërit, e përcjell më tej në botë. Familja na mëson të gjitha aftësitë sociale dhe qëndrueshmërinë emocionale. Ndërsa nëna, është gjëja më e shenjtë, lulja më e bukur e familjes; nëna është ajo që mban të bashkuar gjithë familjen dhe duhet të respektohet me hir. Sigurisht, një rol kyç në familje dhe në zhvillimin e fëmijës në një personalitet të vërtetë e ka edhe babai, por nëna është dhurata më e bukur që babai mund t’i japë fëmijës,“ tha ndër të tjera znj. Ramadani.

Pas znj. Ramadani, fjalën e mori Imami i Dibrës, z. Orhan Zengo, i cili shprehu kënaqësinë e tij të madhe që mund të kontribuonte në një takim kaq të mrekullueshëm.

Ai theksoi se „feja ka një rol kyç në krijimin e një personi të vërtetë dhe të shëndetshëm. Të jesh fetar, do të thotë të jesh njeri në kuptimin e plotë të fjalës. Feja na mëson se si të ndërtojmë më së miri familjen tonë. Familja është institucioni i parë ku lind dhe ndërtohet një personalitet i vërtetë. Nga një perspektivë islame, për të ndërtuar një person të shëndetshëm, është e nevojshme të ndërtojmë një familje të shëndetshme. Dhe parakushti për një familje të shëndetshme është martesa midis burrit dhe gruas, të cilët duhet të jenë personalitete të shëndosha dhe të formuara. Marrja e përgjegjësisë u përket të dy prindërve, të cilët duhet të edukojnë fëmijën e tyre, t’i transmetojnë të gjitha vlerat njerëzore dhe humane dhe ta ndërtojnë atë në një personalitet të vërtetë. Edhe zhvillimi shoqëror varet pikërisht nga vetë njeriu dhe personaliteti i tij. Sa më shumë personalitete të mira të ndërtojmë, aq më shpejt do të ndryshojë dhe do të përparojë shoqëria jonë drejt një të ardhmeje më të mirë“.

Имамот од Дебар г. Орхан Зенго

Në fund u drejtua edhe arkimandriti Kiril Delovski nga Manastiri i Bigorskit, i cili e theksoi rolin pozitiv të qytetit të Dibrës në ruajtjen e bashkëjetesës së mirë ndër shekuj. Gjithashtu, me një thellësi të veçantë teologjike, ai para të pranishmëve e shpalosi perspektivën e lartë ortodokse për martesën dhe familjen, duke e përmbyllur tribunën edjeshme me shpresën se kjo praktikë do të vazhdojë edhe më tej.

„Me nder dhe gëzim të madh jemi mbledhur sot në këtë qytet të lavdishëm dhe fisnik, Dibrën, që ndër shekuj ka qenë simbol i gjallë i bashkëjetesës, respektit të ndërsjellë dhe vëllazërisë. Qytet ku komunitetet e krishtera dhe myslimane gjithmonë kanë qenë të afërta, ku në familje janë kultivuar vlerat familjare dhe ku është përcjellë me kujdes shpirtin e zemërgjerësisë dhe mirëkuptimit ndër breza. Sigurisht, ka pasur edhe situata negative dhe individë që kanë dashur të sjellin përçarje, mosrespekt dhe urrejtje, por, fatmirësisht, këtu historia kujton vetëm shembujt e mirë dhe ata që kanë bërë vepra të mira. Në këtë qytet, dashuria dhe respekti për të afërmin ndërtohen në baza ditore, duke e bërë Dibrën një shembull të paprekshëm në shtetin tonë përbashkëjetesën dhe respektimin e dallimeve. Besoj se prania jonë e përbashkët sot është fryt i traditës shekullore të bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, kaq e rëndësishme për këtë qytet, dhe pa ekzagjeruar, edhe për botën. Prandaj, falënderoj të gjithë ata që u përpoqën në organizimin e kësaj tribune të mrekullueshme, veçanërisht kryetarin e komunës së Dibrës, z. Hekuran Duka, Jerondin tonë, Episkopin e Antanisë, z. Partenij, me bekimin e të cilit jemi këtu mbrëmë dhe myftiun e respektuar të Dibrës, z. Reshat Kaçalniku.

архимандритот Кирил Деловски од Бигорскиот Манастир

Do të theksoj fjalët e mbesës sime nga vëllai, Koprina, të cilat ajo i tha kur kishte vetëm katër vjeç: ‘Sa i trishtuar është bota të mos kem prindër!’ Fëmijët, sipas rregullit natyror, kanë nevojë të domosdoshme për prindër në çdo aspekt të jetës së tyre. Nevoja për ngrohtësinë, praninë dhe mbështetjen e prindërve është e pamasë dhe e paçmuar  ajo është e ngulitur në vetë qenien e fëmijës. Por, dilema e kohës sonë, në epokën e teknologjise  dhe ndjekjes së pandërprerë të vlerave materiale dhe trendëve bashkëkohore, është nëse prindërit janë me të vërtetë këtu për fëmijët. Jetojmë në një shoqëri që vlerëson sukseset e dukshme, ku njeriu vlerësohet sipas suksesit të tij në rrjetet sociale, sipas lartësisë së të ardhurave të tij dhe prestigjit të pozitës së tij. Ky ritëm i pamëshirshëm e varfëron shpirtin njerëzor dhe e largon nga lidhjet thelbësore që e fisnikërojnë jetën. Prindërit, të verbuar nga idealet e reja të suksesit dhe vetërealizimit, gjithnjë e më shpesh bëhen viktima të varësisë nga rrjetet sociale dhe të ndjekjes së pamëshirshme për karrierë dhe pasuri, duke vendosur në radhë të parë imazhin e tyre digjital, në dëm të afërsisë familjare. Ndërkohë, çmimi i padukshëm i kësaj obsesioni paguhet me një çmim të rëndë: në momente të humbura, në praninë e humbur, në edukimin e humbur. Prindërit, të parë përmes syve të fëmijës, janë të largët, të munguar edhe kur janë fizikisht të pranishëm. Sa e trishtueshme është kur fëmijët kërkojnë shikimin e prindërve të tyre, por në vend të një shikimi që rrezaton empati, butësi, gëzim dhe mirëkuptim, ata përballen me ekrane që ndriçojnë me një dritë tjetër, një dritë që nuk është e ngrohtë dhe jetëdhënëse, por e ftohtë dhe iluzore. Ekranet, që u vjedhin vëmendjen prindërve, i thonë fëmijës se koha dhe dashuria e tij nuk janë të rëndësishme. Fëmija dëshiron nënën dhe babanë, jo biznesmenë të suksesshëm dhe imazhe të regulluara në hapësirën dixhitale“.

Edhe një herë shprehim falënderimin tonë të madh ndaj Komunës së Dibrës  që janë përfshirë me bujari në këtë projekt, duke siguruar pajisje shkollore për fëmijët nga zonat rurale, dhe ndaj të gjithë punonjësve të arsimit dhe kulturës nga rajoni, të cilët e mbështesin këtë projekt me zemërgjerësi.