Me këngë e festë, me falënderime dhe lavdërime, Bigorski kremton Patronin e lavdëruar nga Zoti, mbrojtësin, përkrahësin dhe përfaqësuesin e tij qiellor, Profetin e Shenjtë,të Lavdishëm dhe të Ndershëm, Pararendësin dhe Pagëzorin e Zotit, Gjonin. Ikona e tij e mrekullueshme e Bigorskit dhe reliket e shenjta në tempullin e zbukuruar me lule derdhin aromë dhe gëzim në shtëpinë e tij në të rënat e Bistrës dhe ushqejnë e qetësojnë shpirtrat e banorëve dhe besimtarëve. Një lumë njerëzish vërshuan drejt Shenjtores mijëra vjeçare të Shën Gjonit, për ta nderuar dhe për t’i shprehur lavdi, për ta lavdëruar, për t’iu lutur dhe për të marrë shpërblime të mëdha nga “engjëll i tokësor dhe njeriu qiellor”, i mrekullueshmi dhe mrekullibërësi, Pagëzori i Zotit. Bashkësitë monastike, nga ana tjetër, nën kujdesin atëror të Plakut tone të dashur, peshkopit Antaniski dhe Abati Bigorski z. Parthenij, me dashurinë dhe sakrificën më të madhe, investoi në përgatitjet për kremtimin e ,,më të madhit ndër të lindurit nga gruaja”, shembullit dhe mbrojtësit të jetës dhe veprës monastike, zërit që thërret nga shkretëtira: ,,Pendohuni! ” Me një vigjilje festive që zgjat gjithë natën, Familja jonë e Shenjtë lëvdëroi Predikuesin e Zotit me zë gjëmues nga lumi Jordan, dorën që tregoi dhe pagëzoi Qengjin e Zotit, kokën e prerë që iu pre për të vërtetën.
Tubimin festiv e pasuroi shkëlqimi shpirtëror i pranisë së të ftuarve të nderuar dhe të respektuar: përfaqësuesit nga Patriarkana Ekumenike në Kostandinopol, prift-predikuesi i madh i Kishës së Madhe të Krishtit, Arkimandrit z. Panaret Psaravtis, miku dhe vëllai ynë i vjetër nga Kisha e Greqisë, Arkimandrit z. Matej Psomas, si dhe prift-predikues i Mitropolisë së Vodenit dhe protopsalt Arkimandrit z. Heruvim Cinogllu, I cili me korin e tij të bukur zbukuroi vigjiljen tonë me këndimin e këndshëm bizantin të malit Athos.
Toni i thellë soditës dhe shprehja lutëse e falënderimit për të dashurin tone Shën Gjonin në fillim të vigjiljes i dha Plaku ynë i dashur, Peshkopi z. Parthenij, me predikimin e tij të duhur dhe veçanërisht frymëzues:
Lartmadhëria juaj, i nderuar Arkimandrit z. Panarete, nga Kisha e Madhe e Krishtit në Kostandinopol,
Të lartmadhëruar, të nderuar Arkimandrit z. Matee dhe z. Keruvime, nga Kisha Ortodokse e Greqisë vëllazërore,
Etër të nderuar,
Vëllëllezër të mi murgj dhe motra murgesha,
Të dashur besimtarë dhe lutes të përulur të Pararendësit të Ndershëm,
Ai që e ka nusen është dhëndri; ndërsa miku i dhëndrit, që qëndron dhe dëgjon, i gëzohet shumë zërit të dhëndrit. Ky gëzimi imi u plotësua[1]. Kështu flet zëri i atij që thërret në shkretëtirën e kësaj bote, mbrojtësin tone qiellor dhe kremtuesin e sotëm, Shën Gjon Pagëzori, duke lajmëruar dasmën misterioze të Dhëndrit Krishtit me nusen e Tij, Kishën. Dhe gëzimi ynë i sotëm u plotësua, sepse nëpërmjet jush, o i shenjtë Atë Panarate, na vizitoi bekimi i Kishës Nënë, Patriarkana Ekumenike e Fronit të Parë. Të gjithë gëzohemi si fëmijët e saj në besimin e vetëm të krishterë dhe përmes jush falënderojmë Atin e të gjithë Ortodoksëve, Patriarkun e madh e të Shenjtë Ekumenik, z. z. Bartolomeu, bamirësi ynë i dëshmuar, i cili përqafoi Kryepeshkopatën e Ohrit në bashkësi me Kupën e vetme të Zotit, duke na dhënë kështu një status të barabartë dhe të ndershëm të ekzistencës sonë kishtare, në familjen e të gjitha Kishave Ortodokse Lokale.
Kjo është një e vërtetë më e ndritshme se drita, ashtu siç janë të vërteta fjalët, veprat dhe jeta e Profetit të Shenjtë, Pararendësit dhe Pagëzorit të Zotit, i cili me martirizimin e tij për të Vërtetën, na la shembull dhe një zotim për ta rrëfyer e dëshmuar për të dhe, nëse kjo është ajo që kërkohet prej nesh – të vuajmë për të. Nëse ju qëndroni në fjalën Time, do të jeni vërtet nxënësit e Mi; dhe do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju çlirojë[2] – thonë buzët hyjnore dhe të ëmbla të Shpëtimtarit, Zotit Jezu Krisht. Me këto fjalë, Ai e vendos të Vërtetën si parimin të lartë të dijes dhe lirisë shpirtërore. Në fund të fundit, Ai vetë është e Vërteta e personifikuar: Unë jam Rruga, e Vërteta dhe Jeta[3] –thotë ai në Ungjillin e Tij të shenjtë.
Dhe pikërisht për atë të Vërtetën personale, e Cila u mishërua dhe u bë njeri, për të shpërfytyruar njerëzimin e mashtruar dhe të hutuar, Shën Gjoni iste profet dhe një lajmëtar. Prandaj, edhe Etërit Hyjnor e quajnë ,,Mësues i së Vërtetës”. Po ku studio dhe mësoi kaq shumë ky profet i Zotit, sa që vetë u bë mësuesi më i respektuar, tek i cili shkuan edhe të diturit, edhe të thjeshtët, të respektuarit dhe të paditurit, të virtytshmit dhe mëkatarët? Çfarë shkolle kishte përfunduar ky folës i mençur i Fjalës së Perëndisë? Ai u shkollua, në fakt, në shkollën më të rreptë dhe më të përsosur, u diplomua në Universitetin e Shkretëtirës. Duke e privuar veten nga gjithçka që është tokësore dhe duke pastruar plotësisht zemrën e tij nga epshet dhe nga të gjitha lidhjet tokësore, ,,turtulli i dashuruar për shkretëtirën” fluturoi lirshëm në hapësirat e urtësisë së Perëndisë, tërhoqi njohuri nga lart dhe të gjithë i njoftoi dhe ua tregoi Qengjine Perëndisë i Cilii mori mbi Vete mëkatet e botës![4]
Pra, Shën Gjoni u bë fshehtës i mbajtës i shkencës së Zotit dhe ligjeruesi i saj i fuqishëm. Të gjitha njohuritë që mori në shkretëtirën, larg kotësisë së kësaj bote, shpalljet që mori nga bisedat me engjëjt dhe përvojën e pa masë nga asketizmi i rreptë dhe meditimi me lutje, ai e zvogëloi në vetëm një fjali të thjeshtë por të fuqishme me të cilën udhëhoqi njerëzit në njohjen e Zotit: Pendohuni, sepse Mbretëria e Qiellit po afrohet[5].
Pendimi, si motiv kryesor, dhe ardhja e Mbretërisë së Qiellit, pra e Birit të Zotit në tokë, si një e vërtetë e padiskutueshme, janë thelbi dhe praktika e predikimit të Gjonit. Pendimi – i kuptuar si mbimendim, ndryshim i mënyrës së të menduarit; si kalimi i jetës nga errësira në dritë, nga melankolia në shpresë, nga dëshpërimi në gëzim; dhe Mbretëria e Qiellit, domethënë prania e gjallë e Fjalës së Perëndisë mes njerëzve. Në fund të fundit, ,,Mësuesi i së vërtetës”, ,,engjëlli tokësor dhe njeriu qiellor”, me këtë deklaratë të tij të shkurtër dhe të qartë, të mbështetur plotësisht nga jeta e tij e patëmetë, në të njëjtën kohë shfaqet si një predikues i gëzimit në Zot, sepse ku ka pendim, atje vjen Mbretëria, domethënë Krishti Mbret; dhe ku është Krishti, ka edhe gëzim. Prandaj, kur Shën Gjoni pa Atë për të cilin kishte profetizuar dhe shpallur, bërtiti se gëzimi i tij përfundimisht u plotësua.
Nga ky këndvështrim, Pagëzori i Zotit zhvillon teologjinë e gëzimit shpirtëror, të nga zëllimit të njeriut të brendshëm, që rrjedh nga afërsia, nga shoqërimi me Krishtin. Ky besim i tillë i lartë është, në fakt, baza e jetesës së krishterë, prandaj libri kryesor i zbulesës së krishterë quhet lajm i ëmbël, i gëzueshëm, përkatësisht Ungjilli. Për ne murgjit, nga ana tjetër, ajo njohuri hyjnore përfaqëson vetë jetën tonë. Pendimi dhe parashijimi i Mbretërisë së Zotit, të predikuar nga ,,miku i afërt i Krishtit” – siç e quan poeti i shenjtë Gjonin, janë dy këmbët me të cilat murgu vrapon çdo ditë drej tqëllimit – drejt shpërblimit të thirrjes më të lartë nga Zoti,në Jezu Krishtin[6]. Kjo është arsyeja pse personaliteti i Shën Gjonit paraqitet dhe në fakt është mbrojtësi dhe paradigma e pacënueshme e vendbanimeve të barabarta engjëllore monastike. ,,Paraardhësi i ndershëm, – thotë Plaku i bekuari Gjergj Kapsanis, – është murgu i pare i Kishës dhe prototip dhe shembull për çdo murg të vërtetë, si në veprën dhe në dashurinë që kishte për Krishtin, por edhe në frymën e sacrifices sipas së cilës ai veçohej. „Dhe kështu, vazhdon Plaku Gregorian, ,,ta kemi vazhdimisht para syve, që të marrim guxim, frymëzim e forcë, që edhe ne të mundohemi nën gritjen tone të përditshme shpirtërore e monastike”[7].
Rrjedhimisht, murgj, murgesha dhe besimtarët ë mi të dashur, le të përqafojmë shembullin e vetëmohimit të dashurisë për të Vërtetën, që na e la i dashuri ynë Shën Gjoni dhe të shpejtojmë në asketizmin e bekuar në emër të Zotit, që edhe ne të mund të shijojmë ëmbëlsinë e papërshkrueshme shpirtërore dhe gëzimin e papërshkrueshëm të Mbretërisë qiellore, domethënë të Zotit Krisht, i Cili Vetë është Mbretëria e Paqes dhe e Gëzimit. Konformizmi, kënaqësitë trupore dhe komoditetin në të cilin jeton shoqëria e sotme, kanë një efekt shkatërrues dhe plotësisht e boshatisin shpirtin e njeriut modern, ndaj ai përjeton gjithnjë e më pak ndjenjën e gëzimit të brendshëm dhe të frymëmarrjes në liri, në llogari të indiferencës, melankolisë dhe dëshpërim. Ky fakt e bën edhe më të forte thirrjen e Gjon Pagëzorit për pendim, për asketizëm të ekuilibruar, për vetëdisiplinë të frytshme dhe për një jetë të re lutjeje.
Ju uroj të gjithëve një vigjilje të mbarë, përjetime e përvoja të bekuara dhe që zëri i Pararendësit të kumbojë në shkretëtirën e zemrave tona, që edhe ato të bëhen oaza dashurie dhe gëzimi shpirtëror, në të cilat prehje dhe paqe do të gjejnë shpirtrat e të afërmëve tanë.
[1] Gjoni 3,29.
[2] Gjoni 8,31-32.
[3] Gjoni 14,6.
[4] Gjoni 1,29.
[5] Mateu 3,2.
[6] Filipi 3,14.
[7] Αρχιμανδρίτου Γεωργίου, Ομιλίες σε Εορτές Αγίων (των της 1981-1991), Β’. Εκδ. I.Μ. Οσίου Γρηγορίου, Άγιον Όρος 2016, f. 270.
Në fjalimin e tij kthyes, I lartëmadhëruari Arkimandrit Panaret, i cili erdhi në festën tonë me një grup prej pesëdhjetë besimtarësh sllavëfolës nga Kostandinopoli, për gëzimin dhe nderin tonë të madh, na përcolli përshëndetjen dhe bekimin e Shenjtërisë së Tij, Patriarkut Ekumenik z. z. Bartolomeu:
I shenjtëru arpeshkop Antaniski z. Parthenij,
Të nderuar etër dhe vëllezër të kësaj Familjeje të Shenjtë,
Vëllezër dhe motra të krishterë,
Ne kemi ardhur nga Fanar i martir, nga Kisha e Fronit të Parë të Kostandinopolit, për të përcjellë përshëndetjen e lutjes atërore dhe bekimin patriark të Patriarkut tonë Ekumenik. Ne kemi ardhur për tu falur, për të adhuruar, për të marrë bashkarisht nga Kupa e vetme, nga Trupi i vetëm i Zotit. Arritëm me një komunitet famullie sllavëfolës që përfshin Rusë, Ukrainas, Gjeorgjianë, Moldavë, Kaukazë në tufën e tij. Dhe ne erdhëm këtu sepse e dimë se sa e vështirë është të jesh i vetmuar dhe i izoluar në një vend; erdhëm, pra, të ndajmë së bashku dhe kështu na jepet mundësia t’ju njohim, të na njihni dhe t’ju urojmë për shumë vite.
Dhe si kujtim të vizitës sonë, ju japim këtë enkolpi, me dëshirën që të keni priftëri shumëvjeçare në këtë Familje. Për shumë vera të mira!
Në vazhdim, kori i famullisë së lartpërmendur nga Kostandinopoli i këndoi për shumë vera Plakut tonë në gjuhën sllave kishtare, i cili i falënderoi ata dhe të nderuarin Atë Panaret, duke i dhuruar atij një kryq arkimandrit nga njëmijëvjetori i Familjes Bigorski.
Çfarë të them më tepër veçse në përgjithësi të përmend gjakun e shenjtë të të gjithë apostujve, martirëve dhe profetëve, i cili është derdhur në shumë mënyra nga vrasës të ndryshëm gjakatarë dhe që tani përshkon tokën si një lumë i pasur, duke shuar pabesinë? I tillë ishte gjaku i shenjtë i Pararendësit dhe Pagëzorit të Krishtit, për të cilin po flasim sot dhe që u derdh nga qafa e tij e shenjtë si një e mirë e çmuar që ëmbëlsoi botën.
(Shën Teodor Studit)