Lajm shumë i gëzueshëm nga Kostandinopoja: Patriarkana Ekumenike njohu si Kanonike Kryepiskopatën Historike të Ohrit tashmë të riformuar sipas një rendi të ri.

Kjo është dita që bëri Zoti, le të dëfrejmë dhe të ngazëllehemi në të!

Ditë e Ngjalljes, le të ngazëllohemi! Kjo është dita kur morëm lajmin e gëzueshëm të ringjalljes së kryepiskopatës sonë të lavdishme, të shenjtë, historike e shumë të dashur të Ohrit. Ashtu si dikur ungjilli i Krishtit i dha dritë kombit tonë, përmes ierapostujve të shenjtë e të hyjshmë romakë, Kirilit dhe Metodit, ndricuesve sllavë të barabartë me apostujt në kohën e Patriarkut të shenjtë të Kostandinopojës, Fotit, po kështu edhe ne sot u ndricuam përmes bekimit të Fotit të kohëve tona, që është Shenjtëria e Tij, Kryepiskopi i Romës së Re dhe Patriarkanës Ekumenike, z. Vartholeme, i cili na dha lajmin e gëzueshëm se Kisha jonë nuk është më në skizëm, por është tërësisht në kungim me kishën Mëmë të Kostandinopojës dhe përmes saj, me të gjitha kishat orthodhokse lokale në botë.

Sipas vendimit të ndërmarrë në seancën e Sinodit të shenjtë të Patriarkanës Ekumenike nën kryesinë e Tërë shenjtërisë së Tij, Patriarkut Ekumenik z. Vartholeme, hiqet skizma shumëvjecare e cila i ishte vendosur Kryepiskopatës së Vjetër dhe historike të Ohrit.

Kjo do të thotë se Patriarkana ekumenike njohu hierarkinë kishtare të kryesuar nga Kryepeshkopi z. Stefan si kanonike dhe të vlefshme në mbarë botën orthodhokse, duke rivendosur kungimin me të gjitha kishat orthodhokse në botë. Kjo deklaratë zyrtare, lëshuar nga zyra e Sinodit të Patriarkanës Ekumenike, midis të tjerave thotë:

Sot, të hënën, në dt. 9 maj 2022 u mblodh sinodi i shenjtë i kryesuar nga Tërëshenjtëria e Tij Patriarku Ekumenik, z. Vartholeme, në të cilin u diskutua cështja kishtare e Shkupit. Duke marrë në konsideratë kërkesën e bërë nga kjo kishë drejtuar kishës Mëmë, si edhe kërkesën e vazhdueshme të Shtetit të Maqedonisë së Veriut, u morrën vendimet e mëposhtme:

  1. Pranohen në kungimin hyjnor hierarkët, klerikët dhe populli i drejtuar nga Kryepiskopi Stefan, si kryetar i kësaj kishe, duke shëruar në këtë mënyrë plagën skizmatike e duke pastruar trazirën midis vëllezërve tanë orthodhoksë në këtë vend ”me vaj e verë”. Për këtë arsye, lëshohet dhe ky vendim sinodik i Patriarkanës…

Patriarkana ekumenike vazhdon të tregojë interes për përparimin, zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e kishës së Ohrit, ashtu sic ka bërë gjatë gjithë shekujve për të gjitha kishat e tjera lokale orthodhokse, duke qenë një “strehë dashurie dhe burim mëshire ndaj të gjithë popujve orthodhoksë (Pavli, Metropoliti i Dramës).

Pas izolimit të gjatë shumë vjecar dhe mosnjohjes nga bota orthodhokse të kishës sonë, në Prill të vitit 2018, Sinodi i Hirshëm dërgoi njëzëri një kërkesë përgjëruese kundrejt kishës Mëmë, Patriarkanës Ekumenike, e cila është e vetmja që ushtron të drejtat historike e kanonike si dhe ka parësinë të presë kërkesat  e përgjërimet që të japë autoqefalinë në gjithë botën orthodhokse. Kërkesa që u bë nga Kryepiskopata e Ohrit u mor menjëherë në konsideratë dhe sipas deklaratës zyrtare lëshuar në maj të të njëjtit vit, Patriarkana Ekumenike, kisha Mëmë e të gjithë orthodhoksëve, “vendosi që të merrej me këtë cështje (d.m.th me zgjidhjen kanonike të kishës sonë) si dhe ndërmori të gjithë hapat e nevojshme sipas të drejtave të përcaktuara për përgjegjësitë dhe privilegjet historike e kanonike si Kishë kryesore”. Që nga ajo kohë, drejtuesit e shtetit i kanë dërguar letra dhe kërkesa të vazhdueshme Patriarkut Ekumenik, z. Vartholeme që të pranonte kërkesën. Sot, pasi u rishqyrtuan të gjithë faktorët kishtarë e ligjorë, Tërë shenjtëria e Tij Patriarku Vartholeme dhe sindoi i kryesuar prej tij pranoi kërkesën e Kishës sonë duke e njohur atë si “Kryepiskopatën e Ohrit” që është dhe emri historik e kishtar i saj.  

Ky vendim nuk do të thotë se kisha merr Tomosin e autoqefalisë, i cili rregullon zyrtarisht statusin përfundimtar administrativ të kishës sonë, por është një shprehje e dashurisë atërore dhe përkujdesjes nga Patriarkana ekumenike, e cila thekson se nuk jemi më në skizëm me kishat e tjera orthodhokse dhe se meshtarët tanë mund të bashkëmeshojnë me të gjithë klerikët orthodhoksë në mbarë botën. Për të përcaktuar statusin përfundimtar, është e nevojshme të bëhen edhe negociata të tjera.

Ky hap i Patriarkut dhe Patriarkanës Ekumenike përbën gjithashtu një ngjarje historike sepse rregullon padrejtësinë disavjecare mbi kishën tonë. Njohja e rendit kanonik nga kisha Mëmë, i dha fund izolimit 70 vjecar të kryepiskopatës së re të Ohrit. Nga ana tjetër, Tërë shenjtëria e Tij, z. Vartholeme shkruhet brenda historisë së hirshme si Patriark dhe atë i dhembshur i të gjithë orthodhoksëve, pasardhës i vyer i shën Joan Gojëartit, shën Grigor Theologut, shën Fotit të Madh, dhe i shumë të tjerëve.
Ky lajm i gëzuar që erdhi nga Kryeqendra e gjithë qyteteve, nga Qendra e gjithë botës, Kisha Mëmë e Kostandinopojës, u përshëndet nga vëllazëritë tona murgjërore përmes mbledhjeve falënderuese në të gjitha kishat dhe tingujve të gëzueshëm të këmbanave.


Gëzohuni o Kiril dhe Metod, etër dhe mësuesit tanë të shenjtë!

Gëzohu o shën Klimi i lavdishëm, Ndricuesi i Ohrit!

Gëzohu o shën Joan i Dibrës, Shenjtori i Parë i Fronit të Ohrit dhe themeluesi i gjithmonë përmendur i Manastirit të Bigorskit!

Gëzohuni o Kryepiskopë të famshëm të Ohrit, Leon, Theofilakt, Kostandin, Prohor, Arsen e të gjithë të tjerët.

Gëzohu o kryepiskop Dhosithe, themeluesi i Kishës.

Gëzohuni dhe ju o bij shpirtërorë të kryepiskopatës sonë të lavdishme, sepse tani nuk jemi më vetëm, por në Kungim me Kishën Mëmë, me kishën e Madhe të Krishtit.

Lavdi Trinisë së shenjtë, të Njëqënëshme, jetëbërësë, dhe të pandarë, gjithnjë tani e përherë e në jetë të jetëve!