Familja e shenjtë Bigorski, me Jerondin e saj, peshkopin Antaniski z. Parthenij, u shpreh ngushëllimet më të thella të afërmve të të vrarëve Pançe Zhezhovski dhe Vanja Gjorçevska, duke i ngushëlluar se në këto momente tragjike dhe të vështira janë me ta lutjet dhe zemrat e vëllazërisë monastike. Ne lutemi me sinqeritet të madh për prehjen e shpirtrave të viktimave, duke qëndruar me besim të palëkundur se Krishti i mëshirshëm Zoti do t’i presë ata në familjen e Tij qiellore, pranë ujërave të qeta të prehjes së përjetshme.
Gjithashtu, me hidhërim të dukshëm dhe me tmerim të shprehur deklarojmë se jemi thellësisht të tronditur nga akti i poshtër dhe i urryer i kësaj vrasjeje të dyfishtë. Jemi të zhgënjyer që pavarësisht sygjerimeve tona të vazhdueshme se në diskursin publik hapësira nuk guxon t’u jepet sociopatëve të ndryshëm, kriminelëve të dëshmuar e të pandreqshëm, manipulatorëve, politikanëve, njerëzve me mendje e fjalor të sëmurë, që përhapin vetëm urrejtje, shpifje, tallje, fyerje, kërcënime, për fat të keq, ne ende mbetemi një shoqëri që nuk i sanksionon dhe refuzon persona të tillë. Ngjarja e fundit është rezultat i kësaj pakujdesie sociale. Kjo ngjarje nxori në sipërfaqe pasojat e gjithë asaj të keqeje që në shoqërinë tonë i lejohet në heshtje prani dhe hapësirë, më së shumti në mjetet e informimit publik dhe në rrjetet sociale, por edhe në sistem në përgjithësi. Dhe të mos flasim për dëmin e padukshëm, i cili nuk mund as të matet. Apelojmë që është i nevojshëm një ndërgjegjësim më i lartë shoqëror, që në të ardhmen të mos lejojmë që në hapësirën tonë publike të mbizotërojnë persona që dinë vetëm të mbjellin urrejtje, agresion, mesazhe morbide, imoralitet dhe frikë. Sepse kur njeriu konsumon vazhdimisht gjëra të këqija, ai vetë bëhet i keq. Le t’i lutemi Zotit, që mirësia dhe paqja të mbizotërojë së pari në zemrat tona, te secili personalisht, e pastaj dhe prej andej të derdhet në mjedisin që na rrethon. Sepse nuk është e mundur të japim një kontribut për të mirën në botë, nëse së pari nuk e rrënjosim të mirën në zemrën tonë.
Të dashur në Krishtin, Vanja dhe Pançe, pushoni në mbretërinë tuaj qiellore, në të mirat e parajsës!